Në vitin 2023, çdo javë, një autobus i agjencisë turistikë të Kosovës “Sharr Travel”, udhëtonte drejt Greqisë. Sot nga e njëjta agjenci udhëtojnë minimalisht gjashtë të tillë çdo javë. Liria për shqiptarët e Kosovës ka rritur interesin për të vizituar vendet e zonës Shengen që deri dje ishin “të ndaluara”, pasi kërkonin procedura standarde për të siguruar një vizë. Sot, sipas mundësive, një pjesë po zgjedh udhëtimet me autobus drejt vendeve si Greqia apo Kroacia, një pjesë tjetër po udhëtojnë përmes aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, sidomos në destinacione ku është e vendosur diaspora e Kosovës. Por një grup tjetër…
Author: tirana
Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Duke marrë shembullin e komuniteteve fetare në Shqipëri, ai bëri thirrje të lemë menjëanë zilinë dhe baltën ndaj njëri-tjetrit, teksa theksoi se vetëm me bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. “Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të…
Pavarësisht disfatës së pësuar në ndeshjen e parë kundër Italisë, tifozët kuqezi kanë vërtetuar edhe njëherë dashurinë e madhe që kanë ndaj ekipit Kombëtar. Në mbyllje të takimit të gjithë përkrahën dhe brohoritën së bashku me lojtarët.
Mbrëmjen e djeshme Kombëtarja shqiptare luajti përballë asaj të Italisë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian. Ndeshja përfundoi 2 me 1 për Italinë, por të shumtë ishin personazhet VIP që udhëtuan drejt Gjermanisë për të mbështetur Kombëtaren kuqezi, të cilët e panë ndeshjen direkt nga stadiumi në Dortmund. Ndër ta ishin reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy, Ermal Mamaqi, Blendi Fevziu, Amarda Toska, Juliana Nura, Elona Duro, Eduard Grishaj, Arbana Osmani, Olsi Bylyku e shumë të tjerë./Panorama
Një grua e moshuar u bllokua brenda banesës mëngjesin e së premtes në lagjen “Kastriot” në Fier. Në pamundesi për të hapur derën e jashtme e cila ishte bllokuar e moshuara kërkoi ndihmën e zjarrfikësve me një telefonatë. Këta të fundit kanë hyrë në banesën e katit të nëntë me vinç duke bërë të mundur edhe hapjen e derës së apartamentit.
Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasanit. Ai aksidentoi me makinë një këmbësore 60-vjeçare. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë. Fatmirësisht, 60-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq u procedua edhe një 40 vjeçar, banues në Librazhd, pasi në fshatin Dragostunjë, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Një 58-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Velipojë, pas kallëzimit të bërë nga dy vëllezër. Ata u konfliktuan me 58-vjeçarin për motive pronësi. Gjatë konfliktit, një prej vëllezërve pësoi dëmtime të lehta fizike. Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Ministrja Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, në përfundim të ditës së parë të samitit të paqes për Ukrainën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cila përfaqëson edhe qeverinë shqiptare në këtë samit të nivelit të lartë, ka ndarë foton me Zv.Presidenten Amerikane Harris në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd. Postimi i plotë: “Në Samitin e Paqes për Ukrainën me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të cilën ishte kënaqësi ta takoja në…
Këtë verë do të shpërndahen banesat e reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh Drejtues Politik i PS për Qarkun, gjatë takimit me strukturat e kësaj force në Njësinë 6. Veliaj deklaroi se banesat do të ishin gati shumë më herët nëse puna nuk do të ishte bllokuar nga opozita për tre vite. “A ju kujtohen betejat që kemi pasur për lagjen e re? Ju kujtohet Monika me Ilirin? Gjyq, gjyq, gjyq! Sot po mbarojnë pallatet. Mund t’i kishim mbaruar para tre vitesh, por na…
Kukës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Meta ka uruar këtë festë të shenjtë nga qyteti i Kavajës. “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🇦🇱 “Ju uroj shqiptarëve të Kavajës dhe mbarë trojeve gëzuar këtë festë që na bënë bashkë dhe që na kujton se sakrificat duhen njohur dhe të mirat duhen ndarë në mënyrë të përbashkët, që të plotësojmë solidaritetin dhe harmoninë në komunitetet tona. Gjej rastin për të konfirmuar vendosmërinë e PL për të kthyer të gjitha pronat e komuniteteve fetare, sepse është krim që për 34 vite ka grabitje…
Dhjetëra mijëra njerëz mbushën mbrëmë rrugët e Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite për të kërkuar edhe një herë që qeveria të bëjë një marrëveshje për të liruar pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Demonstruesit kërkuan që kryeministri Benjamin Netanyahu t’i japë fund luftës në enklavën e rrethuar dhe të shkatërruar palestineze në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite. Tel Aviv yine karıştı.Ateşkes ve Netanyahu'nun istifasını istiyorlar.#Telaviv #Israel Allahu Ekber HamasEbu Ubeyde #Cumartesi #Palestine pic.twitter.com/2oygclcasw— Ramazan Selimoğlu (@selimoluR) June 15,…