Author: tirana

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe këtë e ka zbuluar vetëm disa ditë më parë, kur u shkëmbyen në ashensor. Erjola Doçi: Kam dëgjuar që jeton, në një pallat, në një lagje me Luiz Ejllin. Egla Ceno: E kisha dëgjuar dhe unë. Para dy-tre ditësh u shkëmbeva në ashensor, unë po hipja ai po ngjitej me një biberon në gojë. I thashë po ti këtu? Më tha kam shtëpinë këtu. Erjola Doçi: Nuk të la biberoni dhe në Big dhe jashtë Bigu-t, të ndjek Egla.…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar rus janë arrestuar nga policia greke pasi u përfshinë në një sulm të përgjakshëm në orët e vona të së shtunës në Chania. Ngjarja ndodhi në një mini market. Sipas flashnews, të dy janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias ku ishin fshehur. Pronari sirian i mini marketit pohon se nuk i di arsyet e sulmit. Gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur dy djemtë e tij, 32 dhe 34 vjeç. 34-vjeçari ndodhet ende në spital pasi u qëllua në gju.

Read More

Në një artikull të gjatë, BBC raporton se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetra emigrantëve në Mesdhe gjatë 3 viteve të fundit, duke i hedhur në det. Një pjesë e emigrantëve janë hedhur qëllimisht në det nga roja bregdetare, e të tjerë janë lënë aty apo nuk janë shpëtuar pasi janë dëbuar me forcë nga ujërat territoriale greke. BBC e mbështet analizën e saj në pamje dhe dëshmi të dhëna nga dëshmitarët. Nga ana tjetër, roja bregdetare greke i ka kundështuar me forcë këto akuza për veprime të paligjshme nga ana e tyre. BBC ka analizuar 15 incidente të…

Read More

Fotografi i mirënjohur, Ardian Fezollari, njëherësh edhe një oficer policie me gradë të lartë, ishte i ftuari i radhës i piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH. Mjeshtri i fotografisë se bukur, Ardian Fezollarin, ka publikuar katër albume me fotografi, të parin në vitin 2005.Fezollari, sot 191 cm, ka qenë në fëmijërinë e tij një basketbollist i talentuar në ekipet e moshave në Pogradec dhe më pas me ekipin e të rinjve në moshën 14 vjeç, tek ekipi i qytetit “Ylli i Kuq”, që i befasoi të gjithë kur u paraqit gjatë një ndeshje në Korçë, me një…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbyllur me një kërcim një prej ngjarjeve të shumta të lidhura me G7-ën. Në videon e postuar nga kryeministrja italiane në rrjetet sociale pas tri ditëve të G7 në Borgo Egnazia të Pulias, ajo shihet duke kërcyer “pizzica-n”, një kërcim tipik popullor pulian. Në videon e shëprndarë në rrjetet sociale shihet edhe shtrëngimi i duarve me Papa Françeskun, fotot me drejtuesit, koncerti i Andrea Bocellit. Dhe përfundon me kryeministrin që kërcen nën ritmin e “pizzica-s”.

Read More

Sot është dita e 4-të e Europianit e cila do të ketë tre ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve. Në orën 15:00 Rumania do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e parë të Grupit E. Ndërsa e dueli i dytë i grupit do të luhet në orën 18:00 mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Sfida që do të mbyllë mbrëmjen është mes Austrisë dhe Francës. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për ti marrë kreun Holandës e cila dje mposhti Poloninë me shifrat 2-1.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë. Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën. Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt. Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Meqë Berisha e fitoi vulën e PD-së zyrtarisht dhe Basha ka deklaruar se do të regjistrojë një parti të tij (nëse nuk fiton rekursin e vështirë në Gjykatën e Lartë), skena e partive që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është qartësuar. Sidomos edhe pas zyrtarizimit të partive të reja që janë krijuar. Në këto kushte, vlen të bëhet një matje e pulsit të elektoratit të këtushëm, gjë që e bëra me një sondazh gjatë fundjavës, të realizuar me 2000 SMS krejt të rastësishme të dërguara në të gjithë territorin e vendit (1152 banorë të…

Read More

Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latine po nxjerr tani anët e errëta. Pekini po ushtron presion të qëllimshëm në vende si Guatemala, në Brazil tregtarët janë të zemëruar. Për eksportuesit e Guatemalës lajmi i ngjante një shoku. Siç njoftuan mediat lokale, Kina ndaloi importin e kafesë dhe mallrave të tjera nga Guatemala. Për këtë nuk kishte asnjë shpjegim zyrtar, por presidenti i Guatemalës, Bernardo Arévalo, spekuloi se kjo mund të kishte të bënte me marrëdhëniet e vendit të tij me Tajvanin. “Ne do të kujdesemi për këtë”, tha Arévalo. Bashkë me Paraguajin Guatemala është i…

Read More

Nga Roland Qafoku “Jam në Rinas. Po iki në Gjermani për ndeshjet”. “Jam në Gjermani për kombëtaren”. Nuk kam kohë. Rrezikoj të më ikë avioni”. Këto janë disa fraza më të përdorura të këtyre ditëve nëse merrej në telefon politikanët e Shqipërisë. Një zell dhe një pasion për futbollin e kombëtares nuk është parë kurrë prej tyre. Kanë lënë çdo punë në Tiranë dhe frymën e kanë mbajtur atje në vendin kur për 30 ditë kontinenti plak do të rrotullohet rreth topit të futbollit. Qeveritarë dhe opozitarë, deputetë dhe ministra, sekretarë dhe ofiqarë të rangjeve nga më të ndryshëm, drejtorë…

Read More

Kandili i detit është i rrezikshëm sepse lëshimi i helmit të tyre në lëkurë është jashtëzakonisht djegës dhe i dhimbshëm dhe te disa njerëz janë të mundshme reaksione të rënda alergjike Në rastin e pickimit të kandilit të detit duhet të veproni shpejt dhe siç duhet, ndërkohë që nuk duhet të dëgjoni disa mite. Disa lloje të kandilit të detit helmues janë Pelagia noctiluca dhe Aurelia aurita, por në detin Adriatik po shfaqet edhe kandili i busullës (Chrysaora hysoscella), kandili Pelagia benovici. Shumica e kandilave të detit janë deri në 10 centimetra, por disa mund të rriten deri në 40…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paraqet tabelën me temperaturat për javën që vjen, në qarqet e vendit. Sipas SHMU, javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Read More