Author: tirana

Sali Berisha do të vijojë të jetë “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar. Ish-kryeministrit iu ndalua hyrja në Britani në vitin 2022 për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, akuza që ai i mohon. Berisha apeloi çështjen në Komisionin Special të Emigracionit në Londër në muajin mars, duke thënë se ky vendim ishte marrë bazuar mbi deklarime të pavërteta dhe të paprovuara. Reuters raporton se këtë të hënë, Komisioni hodhi poshtë apelimin e Berishës. Vendimi i Britanisë së Madhe u mor një vit pasi Berisha u shpall “non grata” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si i përfshirë…

Read More

Dy godina të reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë janë në përfundim dhe shumë shpejt do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punën e bërë deri tani dhe theksoi se mundi ia ka vlejtur, pavarësisht bllokimeve dhe djegiet e gomave nga opozita. Ai tha se Bashkia e Tiranës sulmohet pikërisht sepse kundërshtarët nuk bëjnë dot një punë për qytetarët. “Këtu kemi një super skuadër të re inxhinerësh, administratorësh, arkitektësh, të cilët kanë bërë një mrekulli te “5 Maji”. Kush merr vendimin pyet veten: A ia vlen gjithë ai sherr? Gjithë…

Read More

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti ka një hezitim të shit-blerjes së pronave. Shkak për këtë situatë duket se janë hetimet e strukturës antikorrupsin SPAK. Xhimi Gjoka anëtarë i dhomës së biznesit të diasporës i ftuar në emisionin E-ZONE, tha se në kontaktet me shqiptarët në vende të ndryshme, një nga shqetësimet që merr lidhet me “frikën” e SPAK. “Unë flas më shumë emigrantë. Ka shumë interes që shumë prej tyre të vijnë të investojë, por edhe të kthehen. Por së fundmi pyetja që po na bëhet më shpesh lidhet me…

Read More

Ofrimi i një politike të qartë për përdorimin e tokës, por njëkohësisht edhe sigurimi i transparencës apo efikasitetit të shërbimeve shtetërore të kadastrës, për investitorët dhe qytetarët, është një nga reformat që pritet të nisë së shpejti nga qeveria shqiptare. Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027” të publikuar së fundmi për konsultim publik, synohet që të ndërhyhet në disa fusha të politikave, si në atë të biznesit, kapitalit njerëzor, digjitalizimit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe sundimit të ligjit. Agjenda Kombëtare e Reformave parashikon që deri në qershor të vitit 2026, regjistrimi fillestar i pronave të jetë kryer…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”. Pas firmosjes së urdhrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh: “Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush…

Read More

Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec janë bllokuar dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan një tjetër mjet lundrues në plazhin e Zvërnecit, që shkeli perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport.

Read More

Në prag të ndeshjes me Austrinë në debutimin në Euro 2024, ylli i Francës Kylian Mbappe është përfshirë në qendër të trazirave të politikës franceze. Teksa Franca ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas fitores së të djathtës ekstreme në Francë për zgjedhjet europiane, Mbappe ka dalë nga normaliteti i konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Austri-Francë. Ai ka thënë se situata në Francë ishte e tmerrshme pas fitores së partisë së Le Pen në zgjedhjet e Parlamentit Europian. “Kjo është një ngjarje që nuk është parë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse dua të flas me të gjithë…

Read More

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, në një intervistë televizive ka folur rreth provimeve të maturës, si dhe për nivelin e dobët të rezultateve, ku sipas tij, ka cilësi të dobët mësimdhënie. Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore, tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë provimin, 568 më shumë se vitin e kaluar. Po ashtu, krahasuar më vitin 2023, mesatarja ka qënë 7.68, ndërsa këtë vit është ulur në 7.25. Rezultatet kanë nxjerrë në pah edhe rënien të numrit të ekselentëve, pasi këtë vit rezultuan ekselentë në gjuhën e huaj…

Read More

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Çupi thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën e PD Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga amerikanët e britanikët dhe i izoluar nga SPAK ka shkaktuar shurdhim në valët mes qytetarëve dhe drejtësisë së. Sipas tij, në fillim pati një kakofoni se kush duhet të besohej, Gjykata e Apelit apo SPAK. Ai tha se kjo gjykatë ‘shurdhoi’ dy kolonat mbajtëse të ekuilibrit tonë shtetëror e kombëtar: SPAK-un dhe Shtetet e Bashkuara. “‘E vulës’, po them pa asnjë ngarkesë negative, veçse që të mos lodhemi…

Read More

Lulzim Basha ka zhvilluar një Podcast në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën si dhe kohën kur punonte për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së. Basha ka sjellë edhe raportet e tij si dhe bisedat me presidentin amerikan George Bush. Teksa fliste për vizitën e Bushti në Tiranë në vitin 2008, Basha ka treguar se si presidenti amerikan e njohu palën shqiptare mbi qëndrimin që SHBA-ve që do të mbanin për pavarësinë e Kosovës. Basha ka perifrazuar edhe batutën e presidentit Bush, i…

Read More

Ledio Pano, ish-futbollist i Kombëtares, i ftuar në A2 CNN, shpjegoi rastin e golit të dytë të Italisë, ku Elseid Hysaj uli kokën përballë goditjes së Barella, me topin që përfundoi në rrjetë. Sipas tij, ajo lëvizje është refleks: “Ulja e kokës është instinkt, një refleks i njeriut. Topi shkoi në portë dhe u bë gol, prandaj u përfol kaq shumë Hysaj. Momentalisht, Hysaj nuk është ai i dikurshmi dhe ai që të gjithë presim”. Gjithsesi, Pano theksoi se nuk duhet të hedhim poshtë lojtarët tanë, por të jemi të lumtur që jemi mes ekipeve më të mira të Evropës.…

Read More

Reforma e pensioneve mbetet gjithmonë një çështje që sjellë pakënaqësi dhe vështirësi në ndjekjen e procedurave nga qytetarët. Për të qartësuar disa prej tyre po sjellin në vëmendje intervistën në Box to Box në “SCAN TV” me Riza Ashiimi, specialist i sigurimeve shoqërore.  Janë më shumë së 15 mijë qytetarë që çdo vit dalin në pension, cila është praktika që ndiqet dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë këto qytetarë që dalin rishtazi në pension?  Tashmë janë plotësuar 2 vjet nga procesi i kërkesave online për një përfitim të caktuar te sigurimet shoqërore, për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, të parakohshëm, ish…

Read More