Dashi Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni duan që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të shkuarën ca ngjarje që ende të lëndojnë dhe të traumatizojnë. Mërkuri do të hyjë në Peshore, për të të frymëzuar që të punosh më shumë me intimitetin dhe marrëdhëniet e tua sentimentale. Demi Kërko më thellë se zakonisht. Ti nuk shquhesh si një njeri i cekët, ndaj mos e humb aftësinë tënde për të parë përtej perdes që shfaq realiteti. Mërkuri në Peshore të jep shansin që të zgjerosh mendjen dhe horizontin tënd në mënyra…
Author: tirana
Anglia triumfoi minimalisht ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024. Kombëtarja e “tre luanëve”, iu fal golit të shënuar nga Jude Bellingham në minutën e 13-të, për të marrë 3 pikët e para në Europian. Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, që ishin dominues, ndërsa në të dytën, serbët morën lojën në kontroll, duke iu afruar golit të barazimit. Megjithatë rastin më të mirë për shënim, e kishte sërish Anglia, me Harry Kane, që u ndal nga tranversa në minutën e 77-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kombëtaren e Southgate që…
Një nga titullarët e Shqipërisë, është dëmtuar në ndeshjen me Italinë. Jasir Asani ndjen dhimbje në këmbën e tij të majtë. Sulmuesi i djathtë, u dëmtua në rastin e golit të dytë të Italisë, kur u shkel nga Di Marco.
E premtja 14 qershorit shënoi fillimin e Euro 2024 në Gjermani, një turne i shumëpritur që do të përcaktojë kampionët kontinental për katër vitet e ardhshme Forcat e sigurisë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen dhe për të parandaluar tensionet apo konfliktet e mundshme mes tifozëve gjatë turneut Në atë që dukej si një veprim i pazakontë, u raportua se një zëdhënës i policisë në Gelsenkirchen, i njohur për lidhjen me futbollin përmes klubit të qytetit, Schalke 04, bëri një rekomandim jokonvencional përpara ndeshjes Serbi-Angli, të planifikuar në Veltins-Arena sonte në mbrëmje. Zëdhënësi I policisë thuhet se këshilloi tifozë…
Nuk kishte si mos shkëlqente edhe këtu. Vetëm 12 minuta pas nisjes së sfidës së fundit, të kësaj të diele, në Kampionatin Evropian të futbollit, mes Serbisë dhe Anglisë, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, djemtë e teknikut Southgate kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Protagonist i goli ishte “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili përfiton maksimalisht nga një krosim në zonë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 0 me 1.
Një aksident është shënuar mesditën e së shtunës në qytetin e Pogradecit, ku një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe është për plasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe. Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbrriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 të rinj kanë humbur jetën, mes tyre edhe një shqiptar. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë. Mediat në Greqi raportojnë se një makinë është përplasur me një autobus. Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në kilometrin e 11-të është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë. Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në…
Shoqëria Palestineze e të Burgosurve thotë se në mesin e 9300 personave të mbajtur nga Izraeli janë të paktën 75 gra dhe 250 fëmijë. Ajo ka theksuar se numri i përgjithshëm nuk përfshin të gjithë personat e arrestuar nga Izraeli në Gaza, duke vlerësuar se janë mijëra. Autoritetet e burgjeve izraelite kanë njoftuar ndalimin e 899 palestinezëve nga enklava nën klasifikimin e një luftëtari të paligjshëm, tha grupi.
Këngëtari dhe artisti shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij, kohën kur u infektua me Covid dy vite më parë, duke qëndruar 21 ditë në koma. Ai kishte një falënderim të veçantë për djalin e tij, i cili i ka qëndruar pranë për ditë me radhë në spital. “Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti. “Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë!…
Policia në Vlorë, në kuadër të operacionit “Strike 15”, ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri në makinë. Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, është sekuestruar një pistoletë me krehër dhe municion luftarak. “Vlorë/Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet brenda 48 orësh një tjetër rast i mbajtjes së armëve pa leje në qytetin e Vlorës. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”.…
Elseid Hysaj, anësori kuqezi, në një intervistë për TuttomeracoWeb, analizoi sfidën me Italinë, pranoi që ndaj “azzurrëve” duhet të ishin treguar më të kujdesshëm, por beson se Shqipëria mund të përmirësojë në vijim, duke nisur nga takimi kundër Kroacisë: Elseid Hysaj, si po ke vuajtur kaq shumë pas avantazhit fillestar?“Italia pati një reagim shumë të fortë. Ata ishin të mirë sepse i krijuan ato dy aksione dhe i shndërruan në gola. Ne patjetër duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”. Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë?“Grupi…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Samitin e Zvicrës për Ukrainën theksoi nevojen imediate per gjetjen e një rruge drejt paqes, që të ndalur tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga agresioni rus, si dhe të frenojë konfliktin qe kërcënon Evropën e më gjerë. Gjatë fjalës së tij para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, Presidenti i Shqipërisë deklaroi: “Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje”. Ndërsa bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë e agresionit rus, Presidenti Begaj deklaroi se “Shqipëria e konsideron formulën e paqes së…