Author: tirana

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak se në fushë u fut një tifoz shqiptar. Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë. Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Kurban Bajramin. “Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, shkruan Begaj.

Read More

Dy banesa janë përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të se dielës në një pallat qytetin e Kukësit, pasi një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë. Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt. Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale

Read More

Dashi Duhet të jeni të duruar me partnerin/en dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi ëndrrave që keni bashkë. Këtë ditë do të keni keqkuptime me të tjerët. Lajme të mira për beqarët. Ata do jenë mjaft joshes dhe priten zhvillime të reja. Financat të kënaqshme. Demi Për të lindurit e kësaj shenje këshillohet të shohin gjithnjë përpara dhe mos të ndikohen nga ajo që ndodh me të tjerët. Duhet të keni ide të qarta lidhur me marrëdhënien tuaj në çift, sepse disa çështje do të komplikohen. Beqarët nuk do arrijnë dot qëllimin. Buxheti do jetë i mirë. Binjakët Një ditë…

Read More

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë të saj në EURO 2024, edhe pse u mund 2-1 nga Italia. Sipas tij, Kombëtarja bëri një lojë të madhe dhe më tej shtoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit. Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën? I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë. Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Mançesterit, Liverpulit, Realit kur kundërshtari është…

Read More

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka dhënë deklaratë pas ndeshjes me Italinë. “Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bajramin, por më pas u ulëm shumë mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë, por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rei por Donaruma e priti. Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij. Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të…

Read More

Kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me pikë mbrëmjen e sotme në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, edhe pse ishim ne që shënuam të parët me anë të Nedim Bajramit. Duhet theksuar se goli i Bajramit në sekondën e 24-ërt është më i shpejti në historinë e një kampionati europian. Megjithatë pas këtij goli kuqezinjtë thuajse u zhdukën nga fusha, dhe ishin Italianët të cilët dominuan përgjatë 90-të minutave. Sipas Soffascore, Nedim Bajrami ka marrë notën më të lartë në kombëtaren shqiptare, duke u vlerësuar me 6.9, ndërsa nga Italia ishte Bastoni i cili u vlerësua me 8.4 dhe u shpall…

Read More

Pritshmëritë ishin të larta, mirëpo nuk ia dolëm të realizonim ëndrrën e një populli të tërë. “Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar se meritojnë të jenë sërish kampionë të Evropës, teksa në sfidën e parë të rrugëtimit, në Euro 2024 kanë mundur në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” e Shqipërisë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1. Pavarësisht se fitoja i takoi italianë, goli i parë i sfidës erdhi nga “fantazisti” i Sassuolo, Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, pas vetëm 22 sekondash lojë, duke shtangur kundërshtarët e duke nisur festën e “kuqezinjve”…

Read More

Filloi në mënyrë perfekte “EURO 2024”. Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë ndaj Italisë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos. Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Evropianit. Reagimi italian ishte i furishëm, me dy gola brenda 5 minutash (11’ dhe 16’), me autorë mbrojtësin Bastoni dhe mesfushorin Barella. Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe…

Read More

Nedim Bajrami është futur në historinë e Kampionateve Evropiane. Mesfushori i Kombëtares ka arritur të shënojë gol vetëm pas 23 sekondave lojë kundër Italisë. Fantazisti mori topin nga një gjuajtje e dobët e Federico Dimarco para se të gjuante topin pas shpinës së kapitenit italian Gianluigi Donnarumma. Goli i tij kapërceu rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga rusi Dmitri Kirichenko kundër Greqisë në 2004. Goli i tij për Rusinë kundër fituesve eventualë të turneut erdhi vetëm 65 sekonda pas lojës, duke kaluar pas portierit grek Antonios Nikopolidis.

Read More