Author: tirana

Sot në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali-Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Vëmendja është në “Iduna Park”, me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë. Tanimë tifozët e Kombëtares kanë nisur të “pushtojnë” stadiumin e Dortmundit dhe janë vendosur në vendet e tyre duke kënduar këngë patriotike.

Read More

Spanja po fiton përballjen e parë për Grupin B, atë përballë Koracisë, 3-0. Një pjesë e parë e dominuar nga “La Roja”, të cilët e mbyllën fraksionin e parë në epërsinë e tre golave. Golat për spanjollët u realizuan nga Morata në minutën e 29-të, Fabian Ruiz në 32’ dhe Carvajal në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë. Një rezultat i papritur, me Kroacinë që pati mundësitë e saj në pjesën e parë, por nuk mundi dot t’i shfrytëzojë ato.

Read More

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për Euro 2024. Tifo-grupi i njohur i kombëtares, “Plisat” duket se janë gati, për të dhuruar spektakël në shkallët e tribunave në Dortmund. “Plisat” kanë qenë bashkë-udhëtare të përfaqësueses, edhe gjatë fazës kualifikuese. Takimi Itali-Shqipëri, do të mbahet në “Signal Iduna Park”.

Read More

Shqipëria ndeshet përballë Italisë në Dortmund, në takimin e parë të kombëtares kuqezi në “EURO 2024”. Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Read More

Spanja përballet me Kroacinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian. Iberikët shihen si një nga favoritët për të fituar turneun dhe do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Në krahun tjetër, edhe kroatët shpesh kanë treguar se janë kockë e fortë dhe kanë synim t’i shkojnë kompeticionit deri në fund. Pritet një përballje e bukur dhe emocionuese nga të dyja ekipet. Ndeshja minutë pas minute: 22’- Rasti i parë i rrezikshëm për kroatët. Stanisic hedh një top në zonë nga e djathta dhe Budimir provon me kokë, me topin që shkon mbi traun e portës.…

Read More

Pelegrinët myslimanë janë mbledhur në malin Arafat në Arabinë Saudite perëndimore për të kryer shtyllën më të madhe të Haxhit. Në kuadër të Haxhit, pelegrinët në Mekë vazhdojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke vizituar vendin e rëndësishëm Jabal al-Rahman (Mali i Mëshirës), e cila është një kodër shkëmbore brenda fushës së malit Arafat, e vendosur afër 20 kilometra në lindje të Mekës. Haxhinjtë do të kalojnë tërë ditën në pllajën e Arafatit duke u lutur vazhdimisht dhe duke i kërkuar Allahut falje dhe mëshirë. Më pas ata do të zbresin përsëri në Muzdalife, në gjysmë të rrugës midis Arafatit dhe…

Read More

Vetëm pak orë na ndajnë nga takimi mes Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, me kombëtaren shqiptare që do të përpiqet të surprizojë kampionët në fuqi të Europës. Duket se çdo gjë është bërë gati në “BVB Stadion”, aty ku pas pak pritet të mbërrijë skuadra e Sylvinhos. Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticionin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori. Me këngë patriotike dhe kore në mbështetje të djemve të teknikut Silvinjo, turma…

Read More

Zvicra fitoi me rezultatin 1-3 përballë Hungarisë, duke iu bashkuar Gjermanisë në krye të Grupit A. Granit Xhaka u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në këtë takim, me mesfushorin shqiptar që shkëlqeu për skuadrën e tij, duke qenë një “dirigjent” i vërtetë në mesfushë. Zvicra do të përballet në takimin tjetër me Skocinë më 19 qershor, ku do të kërkojë dhe fitoren e radhës në mënyrë që të arrijë kualifikimin.

Read More

Spanja dhe Kroacia luajnë në orën 18:00 për Grupin B të Euro 2024, me skuadrat që do debutojnë në këtë event. Jemi në prag të ndeshjes që luhet në “Olympiastadion” në Berlin trajnerët, De La Fuente dhe Dalic kanë vendosur për formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë skuadrat e tyre, në atë që është një prej supersfidave të fazës së grupeve. Pjesë e Grupit B janë edhe Shqipëria me Italinë, të cilat në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme përballen në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Read More

Princesha e Wellsit, Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik. Shkak për paraqitjen publike ishte ceremonia e paradës ushtarake vjetore e cila shënon ditëlindjen monarkut britanik, Charles i III. 42-vjeçarja, përshëndeti turmat dhe buzëqeshi gjerësisht nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Princesha kaloi dy javë në spital në muajin janar pasi iu nënshtrua një operacioni të madh abdominal. Dy muaj më vonë ajo njoftoi në një video-mesazh se testet kishin zbuluar praninë e kancerit dhe se ajo po kurohej me kimioterapi parandaluese. Ajo është ende në trajtim, por shëndeti i saj i përmirësuar bëri që ajo të mund…

Read More

Zvicra e ka nisur me fitore kampionatin Europian “Gjermani 2024”, duke mposhtur në Këln skuadrën e Hungarisë me rezultatin 3-1. Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Yakin, me Duah që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12’ të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Aebischer dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, hungarezët u përpoqën shumë për të barazuar dhe arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 66’ me Vargan, por në fundin e takimit, ishte Embolo ai që shënoi dhe golin e tretë dhe vulosi përfundimisht takimin. Zvicra kështu “kap” me tri pikë në krye…

Read More

“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, kjo deklaratë nga regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka marrë dhenë. Lidhur me këtë deklaratë të bërë nga regjisori dhe skenaristi ka reaguar edhe këngëtarja Manjola Nallbani. Ajo shkruan se me këtë deklaratë ai ka vënë në dyshim intelektin e nënës të tij, figura e parë femërore që duhet adhuruar. “Me këtë deklaratë sapo vulose të paktën në perceptimin tim, faktin që vetëm i mençur nuk paske qenë! “Karikaturist? PO! Dhe natyrisht se…

Read More