Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në lagjen Qafë Hardhi pranë tregut në Shkodër. Forca të shumta zjarrfikëse drejt vendit të ngjarjes. Për momentin nuk raportohet për të lënduar. Flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.
Author: tirana
Moderatorja Bora Zemani, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj disa nga momentet e saj relaksuese gjatë pushimeve. Në fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Bora ka shkëlqyer në një palë bikini dypjesëshe me ngjyrë të kuqe të ndezur, një zgjedhje që i përshtatet mrekullueshëm me nuancën e flokëve të saj. Bukuroshja ka treguar se mbetet në formë tejet të mirë, duke vënë në pah fizikun e saj.
Pas një dite të parë rraskapitëse duke diskutuar se si të financohet një luftë e zgjatur kundër një diktatori autoritar, udhëheqësit e G7-ës në Pulia më pas iu drejtuan për këshilla dikujt që këmbëngul se ai është i pagabueshëm dhe për masën e mirë mendon se Ukraina duhet të ketë guximin për të valëvitur flamurin e bardhë. Normalisht kur një 87-vjeçar që pretendon pagabueshmëri shfaqet në derën tuaj, instinkti është t’i jepni një filxhan çaj dhe t’i telefononi në heshtje shërbimet sociale. Por kur 1.3 miliardë njerëz të tjerë, përfshirë zonjën tuaj, besojnë se ai është me të vërtetë i…
”Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë”. Me këtë mesazh iu drejtua socialistëve të Njësisë 1, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës. Sipas tij, PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025. “Sot nuk është çështja te e majta dhe e djathta, sot janë përballë kultura me anti-kulturën. Sot janë përballë vlerat dhe rrugaçëria. Sot është përballë perëndimi dhe talibanët. Ka edhe një parti tjetër që djeg gomat, ndodhet në Afganistan. Quhet Partia e Talibanëve. Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për…
Në konferencën për mediat para sfidës së mbrëmjes së të shtunës në “Signal Iduna Park” përballë Italisë, tranjeri i kombëares Silvinjo zbuloi se ka 2-3 dilema për formacionin që do të hedh në fushë. “Kemi pasur garë të vështirë gjatë kualifikuesve, është nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua pasi nuk luajti në 2016 dhe jam i kënaqur që është këtu. E meriton. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por do të shkojmë për të garuar, për të…
Në konferencën për shtyp të kombëtares kuqezi në Gjermani, në prag të ndeshjes së parë të Europianit ndaj Italisë doli mbrojtësi Berat Gjimshiti. I pyetur nga gazetarët, Gjimshiti tha se tranjeri i ka treguar se ku janë pikat e forta të Italisë, dhe se ata i kanë parë videot e fundit të ndeshjeve që Italia ka pasur. Gazetari: Në ndeshjen e fundit miqësore që ka luajtur Italia, ka shfaqur një formë do të thoja të dobët. I keni parë këto ndeshje? Cili është mendimi juaj, mos vallë është një kurth i tyre për kombëtaren tonë? Gjimshiti: Sigurisht që jemi përgatitur,…
Pas mbledhjes me strukturat, Lulzim Basha tha se vendimi i gjykatës së Apelit është i padrejtë dhe i pabazuar që vulën ja la Berishës. Basha u shpreh se në zgjedhjet e 2025 do t’u japin shqiptarëve alternativën që po presin. Basha nuk e përjashton as mundësinë e krijimit të një partie të re. “Të gjitha opsionet janë në tavolinë, shpresa jonë që alternativa jonë të garojë me logon e PD, nëse kjo na pamundësohet, sigurisht çdo opsion i Kodit Zgjidhor, ne do jemi në zgjedhje. Ne besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë…
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vulën e PD-së ja la Sali Berishës, tashmë si deputet, Lulzim Basha ka vendosur për të bërë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë. “Ne besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD të Shqipërisë është në vlerat që ka lindur, nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, aleatëve, ndaj beteja jonë e parë përmes rekursi do jetë që PD t’u kthehet idealëve dhe demokratëve”, tha Basha. Ai nuk e përcaktoi qartë nëse do ketë një parti të re apo jo. ”Rekursi bëhet sepse…
Kudo ndihet atmosfera e kampioniatit Europian të Futbollit, që nis sonte në Gjermani, vend pritës i ”Euro 2024”. Në selinë e Partisë Demokratike është vendosur një baner me çunat e ekipit kuqezi, duke treguar kështu mbështetjen për kombëtaren e futbollit që nesër në mbrëmje ka sifdën e parë dhe më të fortë, atë përballë Italisë.
Presidenti rus Vladimir Putin ofroi të premten armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO. Një marrëveshje e tillë duket e papranueshme për Kievin, i cili dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat nga i gjithë territori i Ukrainës. Ukraina deri tani nuk ka komentuar mbi propozimin e presidentit Putin. “Do të ndërmerrnim këto hapa në mënyrë të menjëhershme”, tha zoti Putin në një fjalim në ministrinë e…
“Iduna Park” është gati për të pritur ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Dueli luhet nesër në 21:00 dhe pritet që nga 63 mijë tifozë, në stadium të jenë 50 mijë zemra kuqezi. “Iduna Park” duket në gjendje perfekte, teksa janë vendosur edhe flamujt kombëtar të Italisë dhe Shqipërisë. Përballja mes dy ekipeve do jetë e pesta, me tanët që nuk kanë fituar në katër duelet e para.
Grupi B ku luan dhe Shqipëria, është konsideruar si grupi i Ferrit. Kjo jo pa arsyje, pasi përballen gjigandë të futbollit botëror si Italia, Spanja apo Kroacia. Nëse do të shohim formacionin më të shtrenjtë që ka ky grup vëmë re se vlera totale është 725 milionë euro. Dominojnë lojtarët e Spanjës e Italisë dhe një nga Kroacia. Në portë Donnarumma, dy qendrat e mbrojtjes janë Bastoni dhe Gvardiol ndërsa nga krahët rreshtohen dyshja italiane Di Marko dhe Di Lornezo. Në mesfushë qëndrojnë Rodri dhe Barella ndërsa para tyre, Pedri. Sulmi përbehet nga treshja spanjolle, Niko dhe talenti Jamal nga…