Author: tirana

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel. Gjatë këtij Ministeriali u diskutuan çështjet më të mprehta të sigurisë dhe mbrojtjes në zonën Euro-Atlantike, të cilat do të përbëjnë edhe bazën e bisedimeve të Samitit të Uashingtonit, i cili pritet të mbahet në muajin korrik. Ministri Peleshi, në fjalën e tij nënvizoi se Shqipëria vijon të ketë një angazhim serioz financiar ndaj Aleancës duke zyrtarizuar kontributin me 2.03 % të GDP. Një pjesë e mirë e këtij kontributi do të investohet për modernizimin e Forcave të Armatosura…

Read More

Kombëtarja do të zhvillojë sot rreth orës 18:30 stërvitjen zyrtare në stadiumin e Dortmundit para ndeshjes së nesërme me Italinë që do të jetë e para për Euro 2024. Më herët trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do të dalin në konferencë. Skuadra në përgatitjet e fundit në Kamen është fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Read More

Një 20-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e bashkëshortit të saj, është gjetur ditën e sotme. Menjëherë pas denoncimit të 23-vjeçarit për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 20-vjeçare në Kavajë, policia vendore është vënë në lëvizje për të gjetur të renë dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur me të. E reja është gjetur në Fier. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. Pasi u gjet mësohet se e reja është kthyer në shtëpinë e burrit.

Read More

Temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim për fertilitetin mashkullor, sipas një studimi të ri nga studiuesit nga Singapori. Sipas studimit, ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta dyfishon mundësinë e meshkujve për të pasur një numër të ulët të spermës. Qelizat riprodhuese tashmë dihet se ndikohen nga nxehtësia, por gjetjet e studiuesve ofrojnë një pamje më të detajuar se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në normat e fertilitetit. Ata arritën në përfundimin se burrat që ishin ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme në tre muajt para se të jepnin një mostër sperme kishin 46% më shumë gjasa të kishin një numër…

Read More

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Pjesëmarrja është sërish e ulët. Ndërsa, militantët e Berishës dhe Metës kanë heedhur molotov dhe ndezur tymuese para Bashkisë. Forca të shumta policie ndodhen në terren.

Read More

Policët e burgjeve në mjaft raste bëhen pjesë e strukturave të krimit, që drejtohen nga të dënuarit. Futja e drogës apo e sendeve të tjera në qeli kërkon detyrimisht bashkëpunimin me uniformat blu. Në burgun e Peqinit policët ishin hallka lidhëse mes “furnizuesve” me lëndë narkotike dhe “shpërndarësve” të saj nëpër qeli. I përfshirë ishte edhe shefi i policisë së këtij burgu, që tashmë është nën hetim për vrasjen në burgun e Peqinit. Skandali i trafikimit të drogës në burg Ardian Serica njihej në burgun e Peqinit si Ari i Fatosit. Mbase këtë pseudonim e kishte marrë si shpërndarës droge…

Read More

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë në Dortmund në ndeshjen ndaj Italisë. Ky lajm ka bërë që të reagojë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili e konsideron sigurisht, të natyrshëm. “50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetet sociale. Sipas kreut të qeverisë Shqipëria e ka fituar Europianin e saj. Prandaj për të nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes me Italinë. “Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka…

Read More

Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7. Ndërsa liderët e tjerë qëndruan në vend, presidenti amerikan filloi të largohej ngadalë prej tyre dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij, raporton Daily Mail. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vuri re se Joe Biden nuk ishte aty për foton që do të bëhej, kështu që ajo iu afrua dhe duke e kapur lehtë për krahu, e çoi përsëri te liderët e tjerë.

Read More

Një eksponentë i njohur i botës së krimit, nga Shqipëria, është ndaluar nga autoritetet në Dubai dhe policët në zbatim të ligjit janë detyruar t’i kontrollojnë shtëpinë. Por kur kanë mbërritur atje, policët janë çuditur nga ajo që kanë gjetur. 8 milionë euro ose 8 miliardë lekë shqiptare i janë gjetur cash shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se tashmë është i lirë në vendin e konsideruar si “Perla e Gjirit”. Këtë detaj e ka treguar gazetari Eni Ferhati, i zbuloi për Euronews dhe se çfarë u kishte thënë shqiptari policëve të Dubait. “Në një…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Togat e zeza do shqyrtojnë kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar nga Shkalla e Parë. Trupa gjykuese përbëhet nga Danjela Shirka kryesuese, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara anëtarë. Në sallë kanë mbërritur dhe avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata. Po ashtu siç bën me dije gazetarja Glidona Daci, prezentë janë ambasadorja greke Kostandina Kamici, Vangjel Dule e mbështetës të Belerit. Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Danjela Shirka dhe pavlefshmërinë e vendimeve të saj. Sipas…

Read More

Sot ka nisur punimet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i cili u miratua me shumicë votash nga mazhoranca më 6 qershor. E pranishme në këtë mbedhje ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Ministrja Spiropali deklaroi se procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin e plotë në BE do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Spiropali: Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave. Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për vazhdimin e mëtejshëm dhe thellimin e reformave themelore, duke përfshirë Reformën…

Read More