Author: tirana

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi debatoi ashpër me PS në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike. Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”. “Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformuar. Më thoni një rast kur keni dalë…

Read More

Me takimin e mirënjohjes me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 8, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj falenderoi çdo socialist që ka kontribuuar në vitet më të vështira të partisë, por edhe shtoi se ky 33-vjetor i themelimit të PS është edhe një moment për theksuar punën e madhe që është bërë për Tiranën dhe Shqipërinë. “Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë, por ama duhet të kujtojmë se kjo forcë që fiton betejë pas beteje, ka pasur edhe ditë të vështira, e megjithatë as nuk u lodh, as u dorëzua, as…

Read More

Edhe këtë vit, janë 34 qendra shëndetësore verore të hapura, kjo për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore të pushuesve. Ky shërbim ka nisur punën nga 1 qershori dhe do të vijojë deri në fund të shtatorit. Jeta Deda, drejtuese e Operatori të kujdesit shëndetësor, siguron se në çdo qendër do të jenë në shërbim të pacientëve mjekë dhe infermierë të licencuar. Këtë vit kërkesat nga mjekët e rinj për të punuar në qendrat verore kanë qenë më të larta. Qendrat shëndetësore verore janë pikat ku pushuesit dhe turistët marrin ndihmën e parë për problemet nga vapa, pickimet e ndryshme apo shqetësime…

Read More

Këtë të enjte, të tjera municione serbe janë zbuluar në veri të Kosovës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla thotë se bëhet fjalë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike. “Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit…

Read More

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila ka përfituar 340 mijë euro me mashtrim në dëm të një qytetari. Shkalla e Parë e dënoi Derajn me 7 vite e 6 muaj burgim, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, Deraj do të vuajë 5 vite burg. Ajo kërkoi nga Apeli që dënimi t’i pezullohej dhe vënien në provë, gjë e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit, duke lënë në fuqi Shkallën e Parë. Ajo i kishte premtuar familjes Ferracaku se do ndikonte në procesin gjyqësor ndaj tyre.…

Read More

Transmetuesi publik i Kosovës synon që të marrë pjesë në ”Eurovizion 2025”, që do të mbahet në Zvicër. Kërkesa zyrtare është dorëzuar në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU). Dorëzimi i kërkesës është bërë pas një seri takimesh e angazhimesh të kryetarit të Bordit, Besnik Boletini dhe drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj me drejtuesit e EBU-së dhe transmetuesve publik evropian. “Me respekt, kërkojmë që të merrni në konsiderim dërgimin e një ftese RTK-së që të marr pjesë në garën e ardhshme të Eurosong. Pjesëmarrja jonë nuk do të ishte vetëm shpërfaqje e talentëve të Kosovës por gjithashtu do të fuqizonte frymën…

Read More

Deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka e cila deri më tani është në grupin e Bashës, thotë se partia e saj është SPAK. Ftesës së Berishës për bashkim, Açka nuk e ka pranuar. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e prerë në komentin e saj, Açka thotë se aleati i vetëm për të është Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Për vendimin e Apelit, që i dha vulën dhe logon e PD-së Berishës, deputetja shkruan se kryeministri Edi Rama e zgjodhi aleatin e vet. ”Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e vet politik, edhe pse në demokraci nuk e zgjedh…

Read More

I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë dërgoi drejt spitalit shumë persona. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët tregojnë se çdo ditë u kanë kërkuar ndihmë rreth 120 pacientë. Zemra, luhatjet e vlerave të tensionit të gjakut dhe goditjet nga dielli ishin ankesat më të shpeshta të tyre. Këshillat e mjekëve shkojnë kryesisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. “Duke qenë që bëjnë vlera të ulura të tensionit të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku. Duhet përgjysmuar doza e medikamenteve, por kjo vetëm më konsultë. Zakonisht është mosha e tretë, janë pacientët kronikë…

Read More

Zv/kryetari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera flet për shqetësimin e madh të zvarritjes së gjyqeve. Vetting-u ka përgjysmuar stafin e magjistratëve. Në Durrës janë 11 gjyqtarë nga 23 që ka në organikë. “Organika e Gjykatës e miratuar nga KLGJ parashikon 23 gjyqtarë, ku aktualisht ushtrojnë detyrën efektivisht vetëm 11 gjyqtarë. Përveçse Gjykata aktualisht punon me gjysmën e kapacitetit në burime njerëzore, sjellim në vëmendje tendencën gjithnjë e në rritje të çështjeve për gjykim. Zgjerimi i juridiksionit të kësaj Gjykate me 4 Bashki, ngarkon gjyqtarët dhe të gjithë administratën përtej standardeve normale të punës”, tha Çera. Ngarkesa e madhe ka…

Read More

Me kalimin e vulës së PD-së tek Sali Berisha, edhe deputetët e pakët që deri dje ishin tek grupi i Lulzim Bashës, duan që të kalojnë tek lideri historik i PD-së, pra ka nisur eksodi i deputetëve Deputetja e Fierit, Eralda Bano e cila më sot ka qenë pjesë e grupit që drejtohej nga Basha, thotë se ajo është dhe do të mbetet deputete e PD-së. Për të, është koha për një opozitë të formuar dhe të papërçarë. ”Jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë.…

Read More

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse ka frikë nëse mund të arrestojnë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas hetimit pasuror që ka nisur ndaj tyre. Përgjigja e Metës ishte indiferente. ”Nuk po merrem me parashikime. Mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tone që më mungon shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët do të hedhin Katicat e ramaformës”,-tha Meta.

Read More

President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është thirrur në SPAK, ku sot pas daljes u pa edhe paska nervoz. Në deklaratën për mediat nga selia e partisë, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Monika Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror. Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë. “Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë…

Read More