Author: tirana

Dashi Do shkëlqeni këtë javë falë iniciativave që keni marrë. Parashikohen ide dhe aftësi për të përfshirë dhe magjepsur ata që ju rrethojnë. Është një moment i bukur dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë, kjo stinë vazhdon t’ju shohë mes protagonistëve të saj. Demi Në dashuri dhe në marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit ka intolerancë, që nuk ka gjithmonë arsye për të ekzistuar. Edhe në punë duket se keni qenë paksa të shpërndarë këto kohët e fundit, por kjo është vetëm si pasojë e lodhjes dhe stresit. Pse të mos i lejoni vetes t’i ulni pak ritmet, që…

Read More

Françeska Rustem është shpallur ”Miss Universe Albania 2024”. Bukuroshja ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe jep detaje nga rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj. E pyetur se nëse bukuria e ka ndihmuar për të arrirë gjëra në jetë, ajo u shpreh se ka investuar shumë ndër vite edhe për zhvillimin e saj personal. ”Që në moshë të vogël jam marrë me balet. Jam futur në kanto. Nga baleti kam shkuar në një kurs modeling. Kam qenë gati 10 vjeç. Vazhdimisht në shkollë me libra. Vazhdimisht në kurse për mënyrën e të folurit, mënyrën e…

Read More

Rudina Hajdari, ish-deputete dhe vajza e Azem Hajdarit, thotë se është koha që Sali Berisha i cili një ditë më parë mori vulën e partisë nga Gjykata e Apelit, të largohet dhe kjo parti të reformohet për të synuar zgjedhjet e ardhshme. “Me fitimin e kësaj beteje PD ka një betejë tjetër, që është një lidership të ri të PD-së. Një hapje të re të vërtetë të PD-së, rikthim të shumë njerëzve dhe rikthim të figurave të reja. Unë mendoj që zoti Berisha fitoi një betejë shumë të madhe me rikthimin e vulës së PD, ishte dhe beteja e tij…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka prezantuar nismën e re për punësimin e të rinjve dhe të rejave në sistemin peritenciar. “Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja, punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një punë, është një mundësi për ti shërbyer Shqipërisë”, thotë Qose, i cili fton të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë për tiu bashkuar skuadrës për një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurtë. Aplikimet kanë filluar dhe mbyllen në 15 gusht, ndërkohë që Qose njofton se ka një marrëveshje mes Drejtorisë…

Read More

”Sportmediaset.it” ka analizuar Kombëtaren tonë, në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Italisë, e vlefshme për fazën e grupeve të “Euro 2024”. Kjo media ka renditur pikat e forta të kuqezinjve që, sipas saj, nisin nga stoli. “Trajneri Sylvinho, i cili ka qenë në stafin teknik të Mancinit dhe Tites dhe ka pasur trajnerë të mëdhenj si Ëenger, Guardiola dhe Rijkaard, nuk mund të presë në mbrojtje kundërshtarin”, lexohet në analizën e sportmediaset.it. Më tej, lavdëron edhe lojtarët: “Shqipëria ka shumë Itali në skuadrën e saj: Berisha, Djimsiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani. Për më…

Read More

11-vjeçarja nga Greqia që u vra nga daja i saj, pasi ai tentoi që të abuzonte me të, është përcjellë drejt banesës së fundit e veshur si nuse. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë një turma njerëzish, që gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes. Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë. Në ballë të turmës janë prindërit e vajzës që grisin arkivolin e bardhë të fëmijës së tyre. Autori 37-vjeçar përballet me…

Read More

Kosova sot ka festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj. Ky moment historik ka pasuar fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndaluar vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë. NATO ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare, duke kujtuar edhe njëherë ndërhyrjen e saj, gjë që ishte një moment historik për lirinë e popullit shqiptar. “Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një…

Read More

Pasagjerët e një avioni të Qatar Airways, u bënë pjesë e një aventure aspak të këndshme. Ata fluturonin nga Athina në Katar dhe kanë qëndruar për orë të tëra brenda avionit. Në avion ishte gazetarja e Australisë 7News, Jody Grocock, i cili përshkroi se “avioni filloi të nisej por më pas u ndalua. Pastaj u nis prap, u ndalua prapë. Pastaj humba numërimin pasi kjo gjë ndodhi për gati dy orë. Pas dy orësh piloti na tha se kishte një problem teknik”. “Po pikonim nga vapa, dhe njerëzit po acaroheshin dhe ankoheshin. Dikush po thoshte ‘do të vdesim, le të zbresim”.…

Read More

Policia në New York ka arrestuar një vandal që me çekiç në dorë theu fytyrat e statujave të Nënë Terezës dhe të Papës jashtë një kishe në Brooklyn të New York. 30-vjeçari Randy Maldonado Avila, jo vetëm që kishte thyer me çekiç statujat por më pas kishte goditur dyert e xhamit të kishës St. Dominic në Bensonhurst, dhe kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia. Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30-vjeçarit me figurat e kishës. Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje…

Read More

Nga Altin Ketro Më në fund, drejtësia e ndau shapin nga sheqeri. Mirë apo keq, tashmë jemi përballë një fakti të kryer dhe është humbje kohe që të fillojmë të analizojmë si e pse ndodhi. Trupa gjyqësore mund të jetë treguar pragmatiste në atë vendimmarrje, por nëse do fillojmë t’i sulmojmë, thjesht do biem në moçalin kënetor të modelit “Berisha”. Ligjërisht Lulzim Basha ka të drejtë t’i bëjë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë. Kjo do të rezultojë një humbje kohe kur tashmë jemi futur në vitin zgjedhor. Të shpresosh se Gjykata e Lartë do i rikthejë vulën…

Read More

Njësia 4 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në vijim të turit e mirënjohjes me strukturat socialiste në 33-vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve. “Më vjen mirë që me mbarimin e projektit në Kinostudio dhe lidhjen me Unazën, shpëtojmë edhe nga trafiku i rrugës ‘Xhanfize Keko’, ‘Rrugës së Dibrës’ dhe rrugës ‘Aleksandër Moisiu’. Sot kemi probleme të botës së parë, pra ku do rrinë turistët, ku do i çojmë gjithë këto makina, por…

Read More