Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish-kryetari i bashkisë së Elbasanit pas një sëmundje të rëndë. Rama e cilëson si një kryebashkiak të mirë dhe burrë zotni, dhe që la një gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit. ”Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Xhejmi Shea i ftuar në emisionin “Balkan Talks” ku foli në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë me gazetarin Franko Egro, Shea zbuloi dhe disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij zgjedhjet në Serbi dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian sollën një ngecje të bisedimeve në Bruksel, por shtoi se me ekipin e ri negociator do të ketë avancim në këtë drejtim. Intervista e plotë I dashur Xhejmi, faleminderit shumë vërtet që gjetët kohë për…
Një aksion i Policisë së Tiranës ka vënë në pranga katër persona, pasi u zbulua se kishin kultivuar kanabis në fshatin Shëngjergj, në Zall Bastar të Tiranës. Policia ka vënë në hetim kryeplakun e fshatit, 2 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe policin Ervin Dajti, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Njoftimi i plotë Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, u finalizua operacioni policor i koduar “Mountain”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shëngjin. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Vihen në pranga 4 shtetas,…
”Ferma VIP”, edicioni i parë, sot në mbrëmje mban finalen e madhe që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality show. Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Ditea Berisha, Baby G, Florjan Agalliu dhe Renis Gjoka janë gjashtë finalistët që i rezistuan formulës komplekse në këto 82 ditë izolimi nga jeta e zakonshme. Televotimi për fituesin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, vijon të jetë i hapur ndërsa finalistët janë përgatitur fizikisht dhe emocionalisht për të tejkaluar qarkoren e sfidave. Përballje në grupe apo individuale, kjo mbetet për t’u…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja. “EURO 2024”-Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve. Objektivi ynë? – Do jemi të lumtur nëse…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, këtë të mërkurë mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Në fjalimin e tij, Begaj tha se, ky është përvjetor i shenjtë për shqiptarët, ndërsa theksoi se Kosova ka pasur mbështetje nga SHBA, BE dhe NATO. “Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur. Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria,…
Me kalimin e vulës së PD-së tek selia blu, ku kryetar është lideri historik Sali Berisha, në grupin e Lulzim Bashës priten lëvizje. Beteja 3-vjeçare mes dy formacioneve në dyert e gjykatave iu erdhi fundi, me kuriozitet pritet nëse do të ketë një kapërcim të mundshëm nga grupi i Bashës drejt PD-së së Berishës. Deputeti Kreshnik Çollaku pati një mendim pak më ndryshe se kolegët e tij, duke thënë se jam deputet i PD dhe do të vijoj të jem deputet i PD, duke nënkuptuar kështu se mund të jetë i pari që do të kapërcejë gardhin dhe të shkojë drejt…
Aktorja Egla Ceno fitoi ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe ka dhënë së fundmi një intervistë për ”Wake Up”. Ajo ka folur për periudhën brenda dhe për situatat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë 133 ditëve. Aktorja thotë se tani që ka parë videot, ka pasur më shumë kohë që t’i analizojë ngjarjet. “Duke parë disa video, kam pasur kohë, po shoh qasjen time. Ka pasur raste kur unë kam neglizhuar. Unë kurrë nuk kam përdorur familjarët e të tjerëve. Luhej me fjalën edhe kur nuk ishte në konatacion siç përdorej”, u shpreh ajo. Ceno mes tjerash theksoi: “Nuk e…
Nga Elisa Spiropali Gëzuar socialistë të Shqipërisë! Gëzuar progresistë kudo që ndodheni në këtë përvjetor të krijimit të partisë sonë që sot mbush 33 vjeç. 33 vjet janë pak në jetën e një kombi. Po janë shumë për një jetë njerëzore. Ne po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e fortë, të begatë, dhe krenare për sot dhe kohët që do vijnë. Ne shihnim, dhe shohim, kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën e errët. Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare,…
Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurren e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrii…
Është ndarë nga jeta ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ish-kryebashkiaku socialist është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste. Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.
Me 68 ndeshje me kombëtaren dhe 10 gola të shënuar, Igli Tare e ka një peng në karrierën e tij te kombëtarja kuqezi. Ai kurrë nuk është përballur me Italinë. Në një intervistë për “Gazzeta de lo Sport”, 50 vjeçari e quan një ëndërr të parealizuar. Në Itali, ai ka luajtur thuasje gjysmën e jetës, ndësa vendin e konsideron si shtëpinë e dytë. Ai ka luajtur te Breshia, Bolonja e Lacio, përpara se të bëhej drejtori sportiv i bardhekaltërve. Me të kaltrit, sfidën e së shtunës e quan “speciale”. “Në Dortmund do të shikoni 70% të stadiumit me fanellë shqiptare.…