Mbahet sot seanca për deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ku pritet nëse do të merret një vendim në lidhje me fatin e deputetit Salianji. Edhe ditën e sotme seanca do të zhvillohet në lidhje me hetimet, akuzat ndaj Salianjit në lidhje me dosjen e njohur si ‘Babale’. Ai akuzohet për kallëzim të rremë. Prej kohësh është shtyrë seanca, herë nga gjykata dhe herë nga avokatët e Ervin Salianjit. Nëse seanca zhvillohet sot dhe Apeli lë në fuqi dënimin, Salianji…
Author: tirana
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nuk shqetësohet për fatin e tij personal, në një deklaratë për mediat nga Kuvendi një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e kësaj force politike Sali Berishës. “Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, fati im personal në politikë e kam lidhur me gjërat që besoj. Për gjërat që kam besuar e besoj, kam bërë betejë. Disa i kam fituar për qytetarët shqiptarët, diaa i kemi humbur dhe pasojat i vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Refroma Zgjedhor nuk është për veten time, as për forcën time…
Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Mosha mesatare e një automjeti në Mal të Zi është rreth 17 vjet, sipas të dhënave të ekspertëve në vend. Ndërkohë sipas hulumtimeve të bëra, kufiri kritik i moshës së automjeteve pas të cilit rriten pasojat e aksidenteve në trafik është 15 vjet. Dhe pothuajse dy të tretat e automjeteve në Mal të Zi janë më shumë se 15 vjeç. Duke sqaruar ndalimin e importit të makinave të vjetra, Ministria e Transportit tha se automjetet e përdorura të importuara, nga korriku…
Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme. Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e posaçme. Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për shpërthimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008. Mësohet se avokatët e Mediut kanë kërkuar një akt të ri ekspertimi financiar me pretendimin se ekspertët kanë qenë të palicencuar. Pesë ekspertët kanë kërkuar kohë që të shqyrtojnë aktin e tyre të ekspertimit për dëmin ekonomik. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 26 qershor në orën 09:00. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 qëndrimin e ekspertëve dhe kërkesën e tyre. “Në seancën e datës 15 maj ne kërkuam se ishte e…
E shtuna po afron dhe “ethet” e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë sa vijnë dhe shtohen. Jo vetëm në kampin kuqezi dhe opinionin sportiv në vendin tonë, por edhe në kampin kundërshtar. Kreu i delegacionit të Italisë në “Gjermani 2024”, Xhanluixhi Buufon, ka folur së fundi më në detaje për ndeshjet e grupit në Europian, ku “axurrët” do të përballen me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ish-portieri legjendar italian është ndalur jo pak te ndeshja e së shtunës me kuqezinjtë, të cilën e konsideron mjaft delikate jo vetëm se është debutimi, por edhe për një arsye të veçantë: tifozët shqiptarë. Bufon…
Nga Elisa Spiropali/ Gëzuar socialistë të Shqipërisë! Gëzuar progresistë kudo që ndodheni në këtë përvjetor të krijimit të partisë sonë që sot mbush 33 vjeç. 33 vjet janë pak në jetën e një kombi. Po janë shumë për një jetë njerëzore. Ne po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e fortë, të begatë, dhe krenare për sot dhe kohët që do vijnë.Ne shihnim, dhe shohim, kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën e errët. Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë. Sipas protothema.gr, i riu u dërgua në spital pasi u ndje keq pas një debati me dy të rinj grekë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk mundi t’ia dilte. Policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou. Burime policore, duke folur për protothema.gr, thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se…
Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, dy shtetas kanë vjedhur një mjet tip Ford, por gjatë ikjes janë pikasur nga policia. Policia u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Për t’iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj. Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh urimi në rrjetet sociale për dy datat e rëndësishme që përkojnë me 12 qershorit. Kreu i qeverisë ka përkujtuar 33 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste dhe 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës në të njëjtin postim. “Mirëmëngjesi me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si…
Klani mafioz “Contini Camorra”, një degë e Aleancës Secondigliano, mbajti nën kontroll spitalin “San Giovanni Bosco” në Napoli. Ky ishte zbulimi tronditës i karabinierëve italianë të cilët të koordinuar me prokurorinë kryen 11 arrestime në lidhje me këtë. Disa konfiskime u kryen edhe ndaj anëtarëve të organizatës kriminale që vepron në Napoli, konkretisht në zonat e San Giovanniello, Borgo San Antonio Abate, Ferrovia, Vasto-Arenaccia, Stadera-Poggioreale dhe Rione Amicizia.Spitali “San Giovanni Bosco” ishte prej kohësh në qendër të një hetimi tjetër nga Prokuroria e Napolit në vitin 2019, ku klani mafioz ndikoi në menaxhimin funksional të strukturës spitalore që bie në…