Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Xhixhi Bufon u trembet tifozëve kuqezi: Shqiptarët pushtojnë stadiumet, do të jetë…

09:59 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bufon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E shtuna po afron dhe “ethet” e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë sa vijnë dhe shtohen. Jo vetëm në kampin kuqezi dhe opinionin sportiv në vendin tonë, por edhe në kampin kundërshtar.

Kreu i delegacionit të Italisë në “Gjermani 2024”, Xhanluixhi Buufon, ka folur së fundi më në detaje për ndeshjet e grupit në Europian, ku “axurrët” do të përballen me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ish-portieri legjendar italian është ndalur jo pak te ndeshja e së shtunës me kuqezinjtë, të cilën e konsideron mjaft delikate jo vetëm se është debutimi, por edhe për një arsye të veçantë: tifozët shqiptarë. Bufon thekson se 80% e stadiumit të Dortmundit, ku do të luhet ndeshja, do të jenë tifozë shqiptarë, siç ka ndodhur në “Francë 2016”.

TIFOZËT SHQIPTARË – “Kemi në fillim ndeshjen me Shqipërinë, që në letër duket se ndeshja që mund të përballohet më lehtë në grupin tonë. Por nuk është kështu, mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft delikate për Italinë. Delikate, sepse e para është ndeshja debutuese në Europian dhe të gjitha ndeshjet e para janë të vështira, pasi duhet të “thyesh akullin”. E dyta, është një ndeshje e vështirë, sepse Shqipëria është një skuadër në rritje dhe mbi të gjitha do të ketë një mbështetje publiku të jashtëzakonshme në Gjermani. Mbaj mend që kur shkuan në Europianin e Francës në 2016- ën, në ndeshjet e tyre në stadium ishin 80% shqiptarë dhe 20% pjesa tjetër e tifozëve.

Dhe jam i bindur që kështu do të jetë edhe të shtunën në Dortmund. Pastaj janë edhe ndeshjet me Spanjën dhe Kroacinë, që si skuadra kanë vlera të mëdha teknikisht dhe ndoshta janë superiore, por Italia do të luftojë fort me të gjitha”, ka theksuar Bufon në një deklaratë në profilin e tij në Instagram. Italia nuk vjen në këtë Europian në gjendjen e sa më të mirë për shkak edhe të disa dëmtimeve, prandaj dhe në kampin “axurr” i druhen jo pak ndeshjes me kuqezinjtë. Nëse skuadra e trajnerit Spaleti nuk fiton me Shqipërinë, atëherë kalimi i grupit bëhet gati i pamundur për të.

“Gjermani 2024” bufon Xhanluixhi Buufon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.