Author: tirana

Vula e Partisë Demokratike do të kthehet në dorën e Sali Berishës, edhe pse vetë kryetari i PD-së është në izolim në banesë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e PD-së Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës. Njoftimi i plotë Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për…

Read More

Në kombëtaren shqiptare këto ditë do të analizohen të gjithë lojtarët e Italisë. Deri tani stafi me lojtarët kanë vlerësuar kombëtaren e Spalletit në ndeshjet e fundit që ka bërë. “Për momentin kemi analizuar ekipin. Besoj nesër dhe sot do specifikojmë dhe sulmuesit. Të gjithë lojtarët aty janë me cilësi të lartë. Unë besoj dhe Scamacca është shumë i rrezikshëm dhe duhet të shohim të tjerët sepse nuk luan vetëm një lojtar”, tha Ajeti. Motivimi dhe frymëzimi i futbollistëve është aq i lartë saqë mendojnë se me Italinë do të bëjnë një ndeshje të veçantë. “Kemi tre finale. Gjithmonë shpresojmë…

Read More

Nuk dihet sesi do të veprojë Lulzim Basha, pasi sot Gjykata e Apelit vulën e PD-së dha ja Sali Berishës. Por sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka një thirrje për Bashën. Për të dera e PD-së është e hapur dhe demokratët nuk duhet më të bëjnë betejë me njëri-tjetrin. ”Sot është një ditë e gëzuar, e vërteta vonoi, por nuk harroi në këtë drejtësi politike ka edhe qeliza që i qëndrojnë tufanit politik dhe vendosën që zëri i demokratëve të dëgjohet, triumfoi sakrifica, mundi dhe qëndresa e demokratëve. Çdo anëtar i PD nga skaji më i…

Read More

Vrasja e vajzës 11-vjeçare nga kushëri i nënës së viktimës, është ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ishte nëna e së miturës që kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj. E mitura ka hipur në makinën e 37-vjeçarit dhe më pas është larguar me të. Ajo është goditur disa herë me kaçavidë. Autori ka pranuar se pak para se ta vriste, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. “Ajo me refuzoi. Më tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”. Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr…

Read More

Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 44-vjeçar, si dhe janë shpallur në kërkim tre kosovarë, për dhënie ndihmë ndaj 22 emigrantëve, për t’i kaluar ilegalisht jashtë kufirit shqiptar, kundrejt pagesës. 44-vjeçari kishte strehuar në banesën e tij 22 emigrantët që vinin nga vendet e treta, ndërsa tre kosovarët e identifikuar me inicialet A.K, 36-vjeç, S.O, 37-vjeç dhe B.S, 39-vjeç dhe të shpallur në kërkim akuzohen si bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit. Policia ka sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare që do të përdorej për të kaluar emigrantët ilegalisht jashtë kufirit shqiptar. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e…

Read More

Në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në bashkinë e Kurbinit vijon intensivisht procesi i Rindërtimit, duke u shtrirë në të gjitha lagjet e rrugët e brendshme. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç, ku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në zonën e re, për zhvillim, ku një pjesë e apartamenteve janë drejt përfundimit, ndërsa të tjerat në faza të ndryshme të punimeve. Aktualisht janë në ndërtim e sipër apartamente të 3 tipologjive, (1+1; 2+1 dhe 3+1), të shpërndara në 10 pallate, pjesë e zonës së re për zhvillim, ku brenda këtij viti do të akomodohen 375…

Read More

Pas një përçarje prej afro 3 vitesh, vula e Partisë Demokratike të Shqipërisë i takon liderit historik të demokratëve Sali Berisha dhe rikthehet tek selia blu. Ky vendim i Gjykatës së Apelit është një hap që do të shihet nëse do të ketë bashkim për të shkuar bashkë në zgjedhjet e përgjithshme në 2025. Kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend është Sali Berisha, i cili është në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023. Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i…

Read More

Vula e PD-së rikthehet tek Sali Berisha, por është zbuluar hapi i radhës i Lulzim Bashës. Tashmë, jo si kryetar legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha ka thirrur në orën 17:00 strukturat, mbështetës të tij në seli. Në fokus të kësaj mbledhjeje do jetë analiza e vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit si edhe hapat që do merren më tej.

Read More

Ish-menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli ka reaguar për problemet që ka pasur me këngëtaren pas largimit nga label-i i tij. Ai tha fillimisht që ia ka bllokuar këngën e re “Si ai”, të cilën e solli ditën e djeshme (e hënë) në platformën e saj në YouTube. Hykolli thotë se do t’ia ç’bllokojë këngën për t’ia dëshmuar që është burrë, ndonëse do të vazhdojnë me procedurat e tjera. Për bllokimin e këngës ai thotë se “nuk e ka bllokuar”, por sipas tij, kënga është fshirë nga YouTube nga “firmat dhe kontratat” që ai thotë se reperja “i ka nënshkruar” për…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pa vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i kalonte vulën e PD-së Sali Berishës. Apeli nuk pranoi ankimin e Lulzim Bashës. ”Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në Facebook pasi Gjykata i dha vulën e PDsë, shkruan se dera është e hapur për të gjithë. Për të fitoi demokracia dhe se i vetmi i humbur sot është Rama. ”Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë. O sot o kurrë”,-shkruan Berisha. Postimi i plotë nga Sali Berisha Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD. Sot është dita të falënderoj dhe…

Read More

Tayna publikoi këngën e saj të re “Vetëdija”, e cila për pak orë u hoq nga YouTube dhe për momentin nuk mund të dëgjohet më. Artistja bëri menjëherë një reagim në Instagram, ku fajësoi ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, duke e etiketuar si “mjeran”. Ç’ka ndodhur mes Tayna-s dhe Rinorit? Dyshja ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të këngëtares dhe ngjitje së saj në karrierë, qysh prej fillimit. Ai dhe Tayna kanë bashkëpunuar që prej vitit 2016. Në vitin 2018, Tayna ka pasur edhe një zënkë me ish-të dashurën e Rinorit (sipas thashethemeve),…

Read More