Mirlind Daku mori një ftesë të merituar për në “Euro 2024”. Pas një sezoni fantastik në kampionatin rus, me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi nga Gjilani shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste. Sikundër bënë me dije edhe faqja zyrtare e Premier Ligës në Rusi, Mirlind Daku është pjesë e formacionit më të mirë të sezonit që u mbyll. Një sukses i jashtëzakonshëm për Dakun, një motiv krenarie dhe mbi të gjitha një shtysë e madhe për të, për të dhënë maksimumin e tij, sa herë do të kërkohet që të zbresë në fushën e lojës nga tekniku Sylvinho. Sulmuesi…
Author: tirana
Me urën e re, Zall Bastari është më afër Tiranës, një distancë që shkurtohet në 15 minuta. Në përurimin e investimit për banorët, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se sot Zall Bastari është pjesë e hartës së zonave të urbanizuara. Ai ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë, ndërsa theksoi se kjo zonë i shtohet destinacioneve që turistët e huaj vizitojnë në Tiranë. “Kur ka bashkëpunim, kur nuk e pengojmë njëri-tjetrin, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Tani që këtu vjen për 15 minuta kam një ftesë për të gjithë: Ejani në Zall Bastar! Tirana është e mbushur me turistët, por…
”Paga mesatare 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni, dhe paga e radhës do jetë ajo e rritur dhe është shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, rreth 400 mln në total për burimet njerëzore”. Ishte ky një premtim i kryeministrit Edi Rama me shumë bindje gjatë prezantimit të planit të administratës publiku, por punonjësit duhet të presin përtej korrikut për të parë më shumë para në llogaritë e tyre. Burime nga qeveria bëjnë të ditur se pamundësia për të riparë buxhetin në muajin qershor do detyroj shtyrjen edhe të vendimit për rritjen e…
Noizy sapo dha lajmin se ai dhe Era Istrefi do të vijnë me një bashkëpunim në muzikë. Reperi publikoi një video ku shfaqet me Erën në foto të ndryshme. ”Jam mbret, por më duhet një mbretëreshë te kalaja”, shkroi Noizy në mbishkrimin e videos dhe ne kërkuam për të gjetur ndonjë koment pikant dhe s’u zhgënjyem. “Ayy, po ndiej aromën e lekëve…po vjen Era” dhe “Top Boy Shit”,-kishte shkruar Era Istrefi. Me shumë gjasa, këto do të jenë vargje të këngës. View this post on Instagram A post shared by NOIZY OTR (@noizy)
Trajnerë të huaj, talente nga e gjithë diaspora dhe n jë project ambicioz i Ministrisë së Arsimit e Sportit, po ravijëzon edhe më shumë nismën e qeverisë dhe klubit mitik Manchester City.Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë së inspiruar nga Citizens në Britaninë e Madhe. Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin, procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj po ecën me ritme optimal. Administratori Gjergj Ndoci në takimin e fundit me drejtuesit e Manchester…
Sot kryeministri Edi Rama ishte në Kosovë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani, por nuk pati një takim me Albin Kurtin. Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës ka sqaruar arsyjen. sipas tij, Rama erdhi në Prishtinë dhe u takua me ato që do të rregullojë raportet. “Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që…
Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë vetëm në Francë. Belgjika është vendi tjetër i BE-së, ku do të mbahen zgjedhje. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Alexander De Croo nga detyra dhe pranimit të këtij vendimi nga ana e Mbretit Philippe. “Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër votuesit dhe aktivistët tanë. Rezultati i zgjedhjeve është një zhgënjim. Unë marr përgjegjësinë për të”, tha De Croo.
Edhe këtë të hënë u mbajt një protestë para Bashkisë së Tiranës dhe pas mbarimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se Policia e Shtetit ka hedhur gaz toksik kundër deputetëve dhe protestuesve. Berisha ka publikuar disa foto të Klevis Balliut, duke thënë se është sulmuar nga uniformat blu me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit Taulant Balla në shenjë hakmarrjeje. Referuar ish-kryeministrit, nga ky akt kriminal siç ai e quan, e kanë pësuar edhe Flamur Noka dhe Bledian Nallbati. “Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe…
Shqipëria është gati për premierën e ”EURO 2024”, aty ku në grupe do të përballet me Italinë, Spanjën e Kroacinë. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj tregoi këndvështrimin e tij, në konferencën e zhvilluar së fundmi. “Kemi punuar shumë fizikisht nuk është se kemi qenë në 100% tonë në këto dy miqësore por duhet të kishim forcë për të përgatitur ndeshjen me Italinë. Po stërvitemi sa më shumë për të qenë gati. Theksi nuk është vënë në ndonjë pikë, por jemi shumë kompaktë të gjithë që të mos lemë hapësira dhe të mos jemi larg njëri tjetrit. Normale që janë 3…
I burgosuri Fredi Beleri, të cilin mbi 237 mijë grekë e votuan të dielën për të qenë anëtar i Parlamentit Evropian, është një ngjarje dhe një rast shumë i rrallë në histori. I dënuar për blerje votash në Shqipëri bëhet anëtar i ligjvënësve të Bashkimit Evropian. Beleri u rend i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis. Beleri nga burgu i Fierit ku ndodhet që prej 12 majit 2023 për blerje votash, e quajti fitoren e…
Si kurrë më parë, Rihanna bëri një paraqitje të rrallë publike me flokët e saj natyralë. Miliarderja 36-vjeçare, sipërmarrësja dhe ylli i muzikës, bëri një shëtitje në Nju-Jork ku tregoi flokët e saj biondë, të shkurtër dhe kaçurrela. Superylli kishte veshur një kanotiere me dekolte të theksuar dhe sipër e kishte kombinuar me një pallto ngjyrë kafe. Më 4 qershor, Rihanna prezantoi sipërmarrjen e saj më të re të biznesit, linjën e produkteve të flokëve të quajtur “Fenty Hair”.
Këtë të hënë, sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten. PS-ja kërkoi masë për Gazmend Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Palokan dhe Ervin Salianjin. Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten. Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda. Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.