Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dyrrah City impresionon ende pa prekur fushën, dhjetëra aplikime

15:12 / June 10, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
d27b24bf 191a 4fb7 95d9 93147cb5a005
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajnerë të huaj, talente nga e gjithë diaspora dhe n jë project ambicioz i Ministrisë së Arsimit e Sportit, po ravijëzon edhe më shumë nismën e qeverisë dhe klubit mitik Manchester City.
Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë së inspiruar nga Citizens në Britaninë e Madhe. Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin, procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj po ecën me ritme optimal. Administratori Gjergj Ndoci në takimin e fundit me drejtuesit e Manchester City në “Etihad Stadium”, avancoi planet e DCFC, projekti unik i qeverisë shqiptare për të nxjerrë talented tona në vitrinën kontinentale.
Në një muaj të nxehtë që do kulmojë me kombëtaren në finalet e Euro 2024 në përballje epike ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, po shtohet portofoli edhe te Dyrrah City, me trajnerë nga Spanja, Italia e Suedia, për të qenë pjesë e Akademisë që starton në Shtator. Si për ironi të fatit, shumica e aplikantëve për në stol, janë të huaj.
“Seleksionimi i futbollistëve të talentuar që do të përfitojnë bursa do të kryehet nën mbikqyrjen e trajnerëve të Manchester City-t. Kushdo që regjistrohet në DCFA do të bëhet pjesë e programit të Shkollës së Futbollit të Manchester City” thotë me krenari, administratori Ndoci.
“Në këtë program, të gjithë pjesëmarrësit do të veshin uniformat e Shkollës së Futbollit. dhe do të trajnohen nga stafi i trajnerëve të Manchester City, me metodologjinë e suksesshme të klubit. Stërvitja nga trajnerët e Citizens do të zhvillohet dy herë në javë, ndërsa pjesa tjetër e programit stërvitor do të zhvillohet nga stafi vendas i përzgjedhur dhe trajnuar me standardet e City Football” shtoi administratori Ndoci.
Regjistrimet janë të hapura për fëmijët e moshës nga 7 deri në 16 vjeç. Akademia është e bazuar në Durrës dhe është pjesë e shoqatës rajonale të Durrësit. Stërvitja përgjatë vitit të parë do të zhvillohet në një fushë të përkohshme, ndërsa pritet që shumë shpejt me mbylljen e fazës së parë të punimeve, stërvitja të zhvendoset në kompleksin që do të ndërtohet në Durrës.

7b2e3c31 69eb 46af a8bd defe3178ccad
d27b24bf 191a 4fb7 95d9 93147cb5a005
f65169d7 216f 443a b713 14cbeaf170cd
fefb7ad0 19c4 44ce bad7 62fb317844a1
Dyrrah City Football Academy Manchester City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Presidenti i ri i Teutës, Troplini: Do të jetë ekip pretendent, ja çfarë më bindi për ta marrë drejtimin e tij

18:21 / July 7, 2025

PSG, gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

20:24 / July 5, 2025

Jashari jo pjesë e skuadrës së Club Brugge, pasi dëshiron veç Milanin

18:50 / July 5, 2025

Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

16:48 / July 5, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.