Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zëdhënësja e BE-së: Dezinformatat ruse mund të rrisin tensionet në Kosovë

13:30 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717930568 kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ballkani Perëndimor është duke u përballur me dezinformata prej Rusisë, përmes së cilave Moska tenton të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Loanna Lachana, gjatë një interviste për platformën ‘The Geopost’.

Sipas saj, Kremlini po tenton të përhapë në Kosovë narrativa pro Rusisë, dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit dhe diçka e tillë, sipas saj, mund t’i rrisë tensionet.

“Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi Evropian ka thënë gjithmonë se dezinfomimi është çështje që prek sigurinë”.

Zyrtarët më të lartë shtetërorë në Kosovë e kanë përmendur disa herë se përpjekjet e Rusisë në Ballkan përhapen nëpërmjet “satelitit të saj, Serbisë”, dhe se shteti rus tenton të përfitojë prej tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Beogradi i mohon vazhdimisht këto qëndrime.

Lachana ka thënë se në momentin që një propagandë e tillë ruse përhapet dhe përsëritet, mund të ketë njerëz që nisin të kenë ndjesi kundër Perëndimit.

“Nëse informacioni manipulohet, atëherë preket edhe diskursi ynë publik. Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim. Ne shohim ndikim edhe këtu, sidomos prej Rusisë, e cila tenton të pengojë rrugën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Natyrisht, askush nuk mund të luftojë vetëm këtë fenomen. Duhet të punojmë bashkë dhe të përfshihen të gjithë”.

Lachana e ka përmendur edhe strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për të luftuar dezinformimin në Evropë, sidomos në Ballkan, e cila përfshin mbështetjen e demokracive, mediave të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Muaj më parë, agjencitë franceze të sigurisë patën zbuluar rrjetin e ashtuquajtur “Portal Kombet” prej 193 faqeve online, që ka përhapur dezinformata me qëllim të përçarjes së shoqërive perëndimore. /REL

BE Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara

09:00 / July 17, 2025

Priten reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:40 / July 17, 2025

Horoskopi 17 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

08:28 / July 17, 2025

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.