Author: tirana

Policia u ka ardhur në ndihmë 7 turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës. Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë kontrolluarzonën dhe kanë…

Read More

Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba. Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa Geraldo Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri tek shkallët e hotelit. Ndërkohë dy të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë dijeni ku e ka hedhur trupin. Më pas sipas informacioneve rreth orës 04.00 autori është parë pranë banesës së tij ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar.…

Read More

Vlora është qarku me numrin më të madh të divorceve në raport me popullsinë. Kjo del nga të dhënat e Institutit të Statistikave sipas të cilave 9.8% e popullsisë zgjedh t’i japë fund martesës. Sipas të dhënave zyrtare nga Institui i Statistikave, qarku i Tiranës mban vendin e dytë për përqindjen e lartë të divorceve. Drejt zgjidhjes së martesës shkojnë edhe banorët e qarkut të Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas ekspertëve, numri i lartë i divorceve në shumicen e rasteve vjen si rezultat i dhunës brenda familjes, ku femrat janë viktima te tyre. Afro 90 % e çështjeve të referuara në…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur kryetarin e ri, pas shkarkimit nga detyra të Alfred Ballës. Mirela Bogdani është kandidatja e vetme për të marrin drejtimin e këtij institucioni të drejtësisë. Teksa prezantoi platformën para anëtarëve të KLP-së, Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Më 27 maj, Këshilli i Lartë Prokurorisë miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës. Ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin…

Read More

Një skemë mashtrimi që ofronte mundësi ose bursa për të vijuar studimet në SHBA u zbulua pas një hetimi të nisur nga Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në kuadër të këtyre hetimeve Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e një zyrtare të një zyre arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Dyshohet se ajo në bashkëpunim me një mikëshë të saj dhe me persona të tjerë që…

Read More

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje për Xhuljano Prengën, shqiptarin 19 vjeçar që ekzekutoi mafiozin e Irakut, të njohur me nofkën “Benzema”. “Ne e kemi publikuar për herë të parë dhe ka bërë shumë bujë. Autoritetet suedeze kanë ndërhyrë dhe janë zhdukur shumë video. Aljiburi njihet si mbreti i Tik Tok, sepse imitonte Benzema prandaj e ka nofkën Benzema. Ky e kishte kthyer Suedinë nga parajsë sigurie, në zonë luftë. Policia suedeze u dorëzua, nuk po e zgjidhte dot konfliktin e dy grupeve që luftonin atje. Pas kësaj ngjarje, shtetasi shqiptar një 19…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” Grida Duma ka bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi dje brenda Kuvendit, por edhe jashtë saj, ku protestueset e revoltuar dogjën goma dhe shkaktuan kaos. Grida Duma: Padyshim që përplasjet në parlament nuk surprizojnë askënd që ndjek politikën shqiptare, por ajo që surprizon në ecurinë e politikës është që kur ne bëjmë analiza për sa më shumë transparencë se çfarë ndodh në të nënndeshmen dhe në prapaskenat politike sa i përket palëve, atëherë kur mendohej që dy komisione do ngriheshin dhe diskutimi ishte që madje mund të ekzistonte një pakt PD-PS sa i…

Read More

Terapia gjenike vijon të rezultojë e suksesshme në kthimin e dëgjimit të tingujve tek fëmijë të lindur pa aftësine e kësaj shqise si pasojë e një mutacioni në genin Otof. Autorët e studimit kanë injektuar kopje funksionale të genit në veshin e brendshëm nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale në korrik 2023. 5 fëmijët që ju nënshtruan kësaj procedure kanë treguar ndryshim në aparatin e dëgjimit në të dy veshët, me përmirësime të dukshme në perceptimin e të folurit dhe në lokalizimin e tingullit. Monitorimet vijojnë ende pasi fazat klinike nuk ka përfunduar ende, dhe sipas autorëve të studimit vijojnë të kenë…

Read More

Policia ka arrestuar dy punonjës të hotel Greccia në Dhërmi, si bashkëpunëtorë nëvrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Ata kanë ndihmuar bashkëpronarin e hotelit që të fshehin trupin e viktimës. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është…

Read More

Erald Mema, 39 vjeçari shqiptar, i cilësuar edhe si bosi i krimit që përmbyti Britaninë e Madhe do të riatdhesohet në Shqipëri. Sipas mediave të huaja 39 vjeçari, i cili u dënua me 25 vjet burg për rolin e tij në operacionin “enorm” të kontrabandës, do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit pasi do të transferohet në një burg shqiptar, ku do të ketë akses edhe në dhomën e vizitave. Ai është një nga afro 40 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të përzgjedhur për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në…

Read More

Vijojnë kerkimet nga policia për trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Kërkimet nga policia janë përqëndruar në zonën Dhërmi-Himarë. Kërkimet po kryhen në terren nga toka, por edhe nga ajri duke përdorur dronë. Kërkimet nisen prej pasdites së të enjtes, por deri në këto momente nuk ka ende asnjë rezultat. 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi u qëllua me armë nga 43-vjeçari, Gerald Shehu, ku ky i fundit është arrestuar në Greqi. Nga dëshmitë e siguruara nga ABC News pas deklarimeve të personave të marrë në pyetje mësohet se Nevruzi kishte një jave që kishte filluar punë në hotel. Ai e kishte marre turnin…

Read More

Rikthimi i tensioneve në Kuvend ka qenë shkak i një debati të ashpër në studion e Top Story në Top Channel mbrëmjen e djeshme mes ish deputetit demokrat, Luçiano Boçi dhe analistit Lorenc Vangjeli. Ky i fundit kritikoi aksionin e opozitës me djegie gomash dhe përplasje në Kuvend, por që solli reagimin e ashpër të Boçit. Debati në studio: Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë. Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me…

Read More