Me 89 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit votuan pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore. -Projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, “Per giendjen civile”, te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër. -Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka shtuar gatishmërinë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nga Lezha, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se Shqipëria po bëhet gati të presë 14 milion turistë. Për të Policia duhet të fokusohet edhe tek siguria rrugore. “Sa i përket sezonit turistik, Lezha është shumë e rëndësishme, për shkak të numrit të madh të turistëve që pret. Fluksin e turistëve që mirëpritëm në vitin 2023, duhet të vazhdojmë ta konsolidojmë edhe gjatë 2024, me fokus të veçantë edhe për sigurinë rrugore. Trafik i madh, presim 14 milion turistë dhe 4.5 milion automjete në rrugët shqiptare. 4.5 milion automjete…
Një skemë mashtrimi për bursa studimi në SHBA është zbuluar nga policia në Tiranë. Mësohet se është ushtruar kontroll në banesën e një zyrtareje në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetase tjetër ka krijuar skemën e mashtrimit. “Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V.L, zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Shtetasja V.L është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K.J, pasi…
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Rithemelimit këtë të enjte që u mbajt para Parlamentit, ku u dogjën goma makinësh duke krijuar tym dhe kaos. Për atë aty kishte vetëm britma irracionale të një turme. ”Ku kishte protestë patë gjë ju? Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë. Do bëhet revolucion në Shqipëri? Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional.…
Gerald Shehu, 43-vjeç sipas Policisë së Shtetit është personi që dyshohet se mund të ketë vrarë recepsionistin e hotel ”Greccia” në Dhërmi, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin. Shehu është larguar drejt Greqisë, dhe mësohet se me Nevruzin kanë qenë shokë me njeri-tjetrin në Angli. Kohët e fundit erdhën në Shqipëri për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Autori është dhëndëri i pronares së hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Gjurmët e gjakut në vendin…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga salla e Kuvendit, akuzoi opozitën se shkrimi i RAI 3 është sponsorizuar për të akuzuar qeverinë Rama dhe faktet e publikuara janë baltë ndaj qeverisjes socialiste. ”Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe Europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë. Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t’i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani… ”BILD”, RAI, ku e di unë çfarë…’Washington…’ Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i…
”Hirushja e Euro 2024” e cilësojnë mediat italiane, ekipin kuqezi. Të ndodhur në Grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të lënë shenjë në një grup “ferri”. Tanimë në Itali kanë nisur të mos kenë shumë besim te ekipi i tyre, teksa kërkojnë të vendosin alarmin. Calciomercato.com shton se pjesa dërrmuese e lojtarëve të Shqipërisë kanë dalë nga Serie A dhe B, teksa janë rrezik për Italinë. “Shqipëria dhe Gjeorgjia janë Hirushja e Euro 24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë,…
31-vjeçari Eraldo Nevruzi nga Tirana që punonte recepsionist hotel ”Greccia” në Dhërmi është zhdukur. Policia e Vlorës thotë se pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Pas ngjarjes së rëndë rezulton se Shehu është larguar drejt Greqisë. Trupi i Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku. 31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku…
Zgjedhjet parlamentare të 2025 janë afër dhe prezenca e OSBE bashkë me KQZ u bëjnë thirrje partive politike të japin kontribut në përmirësimin e standardit të këtij procesi dhe distancimin nga krimet zgjedhore. “U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithëpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve. Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër drejtësi e vonuar është drejtësi e…
Në izolim që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha është pranë afatit për djegien e mandatit si deputet, sepse është futur në muajin e gjashtë që nuk shkel në Kuvend. Socialisti Toni Gogu tha se maxhoranca nuk djeg mandate, por thjesht shqyrton kërkesat e prokurorisë. ”Nuk na intereson se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin. Tollovia që është mes tyre neve nuk na intereson. Nuk është ky problemi. Po ju vjen data e gjyqit, kush do marri vulën. Nga ana tjetër është edhe ai nga ballkoni, që është aty falë lidhjeve me krimin e organizuar. Kemi beteja të tilla”,-tha deputeti i PS-së. Xhokaxhi:…
Në vijim të turit inspektues në nisje të sezonit turistik veror 2024, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi disa takime në Shkodër, bashki që këtë vit do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në pastrimin e bregdetit, si pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra”. Kumbaro inspektoi vijën bregdetare të Velipojës e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. “Pasi kemi bërë gjithë punën koordinuese mes dy ekipeve për sa i përket operacionit “Plazhe të pastra” që fillon që me 15 qershor deri më 15 shtator. Jam shumë e…
Një ngjarje kriminale ende me mister ka ndodhur këtë të enjte në Dhërmi, ku një 31-vjeçar, punonjës në recepsionin e një hoteli është qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. ”Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë. Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N.,…