Author: tirana

Mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump, të inatosur nga vendimi i Gjykatës Federale në Manhatan për të shpallur fajtor se bleu heshtjen e yllit të pornografisë, Stormy Daniels, kanë vërshuar me komente në mbështetje të tij. Në faqet e rrjeteve sociale pro-Trump madje është bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje. Sipas një analize të Reuters mbështetësit e tij kanë postuar dhjetëra mesazhe të dhunshme, në tre faqet e internetit të lidhura me ish-presidentin. Disa madje kërkojnë që të sulmohet anëtarët e jurisë që e shpallën fajtor, apo edhe ekzekutimin e gjyqtarit Juan Merchan. Nuk mungojnë thirrjet as për një luftë…

Read More

Një majmun është parë i lirë dukë lëvizur në lagjen Sauk i Vjetër në Tiranë. Majmuni sipas banorëve të zonës ka rreth 2 javë që qarkullon i lirë në lagje. Majmuni dyshohet se ka sulmuar shumë mace. Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të marrin masa dhe të heqin majmunin nga lagja.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit këtë të premte në Ankara nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, për një takim bilateral dhe drekë punë. Kurti dhe Erdogan diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes. Të hënën do të zhvillohet forumi i parë ekonomik i bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja. Kurti shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë…

Read More

Zyrtarët e Kremlinit kanë lëshuar deklarata të ndryshme, duke përfshirë kërcënime për luftë me NATO-n, në përgjigje të vendimeve të fuqive perëndimore për të lejuar Ukrainën të përdorë armët që ato i kanë furnizuar për të sulmuar brenda Rusisë. Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, ka hedhur poshtë kërcënimet nga Moska dhe këmbënguli se ata po ndihmonin Kievin të mbrohej. “Kjo nuk është asgjë e re. Ka qenë rasti për një kohë të gjatë që sa herë që aleatët e NATO-s i ofrojnë mbështetje Ukrainës, presidenti Putin po përpiqet të na kërcënojë që të mos e bëjmë këtë”,-tha…

Read More

Është ndarë nga jeta e moshuara, e cila në nëntor të 2022 u keqtrajtua nga punëtoret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës. Që nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar. Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës. Më 2 nëntor të vitit 2022, një…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të premte shkoi tek spitali i Traumës ku është interesuar nga afër për gjendjen e avokatit Sokol Mëngjesi. Manja është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bashkëbiseduar me mjekët dhe të afërmit e avokatit. Ministri nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.

Read More

Në një kohë që Rusia sulmon ende, Gjermania autorizon ukrainasit të mbrohen “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” kundër sulmeve që vijnë përtej kufirit. Zëdhënësi i kancelarit Scholz, Steffen Hebestreit, tha se kjo është edhe me armët e dorëzuara, edhe ato gjermane. “Burrat dhe gratë ukrainase po luftojnë për vendin dhe liritë e tyre. Shumë vende të botës i mbështesin ata në këtë, politikisht, ekonomikisht, me ndihmë ushtarake dhe armë. Qëllimi është të çlirohet territori ukrainas dhe ne kemi rënë dakord me Ukrainën që armët që kemi furnizuar të përdoren në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në shënimin e kancelarisë.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi këtë të premte në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të avokat Sokol Mëngjesit, i cili u dhunuar barbarisht në mes të Tiranës. Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen. “Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë. Gjithashtu, Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në…

Read More

Xhensila dhe Besi janë kthyer në kryefjalë të medias rozë. Ata kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre. Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas. Gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, kjo për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është…

Read More

Turi i takimeve me diasporën nga kryeministri Edi Rama me shqiptarët, nuk do të shkojë në Britaninë e Madhe. Zgjedhjet e parakohshme atje kanë ndryshuar dhe axhendën e turit të kryeministrit “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në Londër nuk do zhvillohet në muajin Qershor siç ishte parashikuar. Ende nuk ka një datë të saktë, por shtatori duket si koha më e përshtatshme për të mbajtur takimin. Pas Athinës dhe Milanos takimi i radhës do të jetë në datën 16 Qershor në Dusseldorf.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Atentati i realizuar dje ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është pasqyra e një shoqërie në degradim. Padyshim që disa mund të logjikojnë shkurt duke thënë fajin e ka shteteti por kjo do ishte e keqja më e vogël, por cila është zgjidhja kur përgjegjëse është shoqëria dhe qeveria? -Atentati ndaj avokatit thjesht zbuloi sa mijëra të çmendur kemi në gjirin e shoqërisë sonë. Kjo është një lajthitje kolektive dhe jo individuale. Mblidhet fisi me krushqinë dhe vendosin me unanimitet ta masakrojnë avokatin. Fisi nuk kishte asnjë njeri me logjikë normale të “votonte” kundër dhe të ndalonte dorën krimale…

Read More

Kjo foto tregon se ku është katandisur opozita shqiptare. Një grup njerëzish, që zakonisht shkojnë darkë më darkë tek rrugica e Doktorit me sytë nga qielli (dritarja e Berishës), janë mbledhur në selinë e PD-së, që e kanë zaptuar ilegalisht, për të parë televizor. Aty kishin futur një kasetë, në të cilën fliste Sali Berisha. Ai iu tregonte planin ekonomik, që do iu sigurojë ardhjen në pushtet në vitin 2025. Pasi mbaroi kaseta në TV, u ngritën dhe ikën të bindur se këtë radhë do të vijnë vërtet në pushtet. Kuptohet, me shpresën që deri atëherë, atë që herë iu…

Read More