Partia Demokratike do të krijojë Fond për punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë. Kështu deklaroi deputetja e PD, Andia Ulliri nga Kuvendi Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Fjala e deputetes Andia Ulliri: Një vend pa rini është një vend pa të ardhme, një vend pa guxim, një vend pa fuqi transformuese. Qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës kështu e do Shqipërinë, pa rini, pa guxim, pa të ardhme, sepse vetëm kështu mund të mbrojnë interesat e një pakice që nuk ka lidhje me nevojat…
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku vizitoi edhe disa prej komunave atje. Fillimisht ai u ndal në komunën e Tuzit, ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili është një financim i Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e fondit, duke theksuar se kjo është një shtysë që Bashkia e Tiranës të jetë e gatshme të ndihmojë akoma më shumë në të ardhmen. “E çmoj faktin që jeni kujdesur që buxheti i Bashkisë së Tiranës, donacioni për sheshin “Skënderbej”, të aplikohet…
Po vjen momenti i finales së madhe të Champions League. Real Madridi dhe Borussia Dortmund do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që do të kurorëzojë kampionen e re të Evropës. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka thyer tashmë rekordet më të rëndësishme për kompeticionin disa kohë më parë, por dëshira e saj për të fituar edhe këtë vit është e madhe. Nga ana tjetër, skuadra e Edin Terziçit, e cila do të luajë finalen e tretë e Champions League. Në vitin 1997 suksesi i bujshëm ndaj Juventusit, në vitin 2013 disfata në frymën e fundit në derbin…
Durrësi është zgjedhur nga turistët edhe gjatë këtyre 5 muajve, por autoritetet parashikojnë një numër mbi 1.5 milionë të turistëve të huaj. Janë bërë të gjitha përgatitjet si dhe ndarja e hapësirës në plazh. Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë së Durrësit: Kryesisht Europa është ajo që zgjedh qytetin Durrësit për plazhe, sepse plazhet janë kryesisht për familjet dhe për fëmijët, plazhet e Durrësit. Sigurisht që kemi turistët gjermanë, çekë dhe polakë ato që janë tashmë prej 5 apo 10 vitesh frekuentuesit kryesorë të bregdetit të Durrësit, por edhe nga SHBA kemi pasur. Durrësi nuk zgjidhet vetëm për plazhin por edhe…
Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi sërish një protestë kundër pr.ligjit për surrogacinë. Ata marshuan nga sheshi “Skënderbej” deri tek sheshi “Nënë Tereza” në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në Ditën Kombëtare të Fëmijëve. U vazhdua me firmosjen e Peticionit “Manifesti i Jetës”, i cili ka për qëllim dërgimin në Parlament për anulimin e Projektligjit të Surrogacisë. Ky projektligj është në fazën e diskutimit publik, ndërkohë që ka ngjallur një sërë debatesh publike e mediatike, kryesishtë nga komunitetet fetare, por jo vetëm.
Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit, Klevis Balliu shprehet se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkatërruar Tiranën. Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të zhvillojnë protestë përpara Bashkisë së Tiranës. “Të martën ora 11:00 protestë kundër korrupsionit të Erion Veliajt. Veliaj e ka shkatërruar qytetin e Tiranës duke pastruar paratë e drogës, me pallatet e pafundme që ai ndërton. Është koha ta largojmë këtë kryemashtrues dhe kryehajdut”, shkruan Balliu.
Shi në Gjermani. Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg. Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës. Flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.
Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku në një takim me kryetarët e 61 bashkive në vend tha se brenda verës do të rriten pagat për punonjësit vendorë. Sipas tij, kjo do të sjellë zbutjen e mungesës së stafeve në bashki pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë. Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike në pushtetin vendor. “Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page.…
Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë pritën sot me rastin e 1 Qershorit, fëmijë nga e gjithë Shqipëria. Festa bëri bashkë fëmijët e bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë, si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit. Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndërrave fëmijërore. Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera,…
Me rastin e festës së 1 Qershorit, në Tiranë u përurua shkolla e Biçikletave, e cila do të shërbejë si një hapësirë ku fëmijët do të mësojnë pedalimin dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kurset do të zhvillohen gjatë paraditeve, ndërkohë që pasdite ambienti do të jetë i hapur për të gjitha moshat, duke përfshirë këtu edhe prindërit apo gjyshërit, që duan të shoqërojnë fëmijët, teksa ata pedalojnë. “Gjatë paraditeve ne do i kemi të gjitha kurset e biçikletave këtu, bashkë me instruktorët sipas shkollave. Do i organizojmë klasat dhe shkollat, që…
Kombëtarja ka nisur përgatitjen për Euro 2024 me kuqezinjtë që kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Grac një ditë më parë. Me grupin është bashkuar në këtë seancë edhe Taulant Seferi, i cili u stërvit rregullisht dhe gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës. Ne grupin sot do të bashkohet edhe mesfushori Amir Abrashi, ndërkohë që i fundit do të vijë në grumbullim Berat Gjimshiti pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës. Ekipi do të vijojë me përgatitjet e fundit nesër në prag të miqësores së parë…
Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Dorian Alinë dhe Dritan Nano për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut. Ndryshe nga vepra që referoi policia pas veprimeve paraprake, që ishte vrasje për shkak të detyrës e mbetur në tentativë, prokurori i akuzoi për veprën plagosje e rëndë kryer në bashkëpunim dhe për veprën “kundërshtim e goditje e gjyqtarit”, që në këtë rast si i dëmtuar është avokati Mëngjesi, që 6 vjet më parë ishte angazhuar si mbrojtës i agresorëve në një gjykim civil. Duke kundërshtuar prokurorinë, avokati kujtoi se Alia ishte…