Një 63-vjeçare i dha fund jetës këtë të shtunë duke u hedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një person është hedhur në ujërat e lumit Buna. Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të Shefike Osjas, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo vuante kohët e fundit nga depresioni. Grupi hetimor në drejtimin…
Author: tirana
Në burgun e Rrogozhinës, Tepelenës dhe IMK janë organizuar takime mes fëmijëve dhe prindërve në konflikt me ligjin. Institucionet e sigurisë së lartë kanë hapur dyert në mënyrë që vogëlushët të kalonin një ditë të bukur, në këtë 1 Qershor në praninë e prindërve të tyre. Fëmijët shihen teksa janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ndërsa kjo ditë për ta ëshë kthyer në një ditë të paharrueshme. Teksa ka ndarë në rrjetet sociale disa nga fotot që janë realizuar gjatë këtij aktiviteti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 qershorit. “1…
SHBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë. Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë. Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se…
Një grua është hedhur nga Ura e Bunës, duke i dhënë fund jetës. Policia në vendngjarje, ende nuk dihet identiteti i saj. Janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje. Trupi është gjetur përpara një ore nga policia dhe është transportuar në morg. Ende nuk dihen shkaqet por dyshohet se gruaja ka qene në gjendje të rënduar psikologjike.
Dhoma e Avokatisë Durrës paralajmëron bojkot të të gjitha seancave gjyqësore, përveç seancave për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre. Bojkoti sipas një njoftimi të ndarë do të zgjasë deri në datën 7 qershor. “Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për: “…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”. Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë…
Me fokus tek familja, rinia dhe ekonomia, Lulzim Basha kërkon të marrë frenat e shtetit në mandatin e ardhshëm qeverisës. Me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, Lulzim Basha prezantoi këtë të shtunë programin e Partisë Demokratike zyrtare, më të cilindo të kërkojë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 2025. Plaga e plakjes së popullsisë, sipas Bashës shërohet duke subvecionuar familjet e reja ndaj dhe propozon që për 30 mijë çifte të rinjshshteti të paguajë interesat e kredisë për blerjen e banesës. “2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë”. I vetëdijshëm se vetëm kjo masë nuk shëron…
Në Kretë një i mitur shqiptar është mbytur teksa lahej në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arvit, ku i mituri 7-vjeçar me emrin Nikolas, i ka shpëtuar vëmendjes së nënës dhe ka hyrë për t’u larë në det. Në ato momente deti ka qenë i trazuar dhe dallgët e tërhoqën të miturin në thellësi. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, i mituri nuk mundi të mbijetonte. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.
Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do krijohen edhe 7 parti të reja. Kjo sipas tij do të copëtojë edhe më shumë opozitën. “Do krijohen diku te 7 parti të reja të tjera deri në zgjedhje, do vazhdojë fragmentarizmi i opozitës shqiptare, gjë e cila i largon gjithnjë e më shumë, jo disa muaj e vite por i çon në një limit të paimagjinueshëm, dëm të jashtëzakonshëm shoqëror opozitar me mënyrën si po sillen dhe me mungesën e bashkëpunimit që kanë dhe urrejtjen e xhelozinë që kanë me njëri tjetrin”, tha Spahiu. Ai ka komentuar…
Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin Kjo Javë, u pyet nëse Shqipëria mund të prodhojë armë. Kodheli theksoi se industria ushtarake i jep ekonomisë. Ajo tha se duke zhvilluar industrinë ushtarake, mund të hapen vende pune. Kodheli vlerësoi se investimet janë të mirëpritura. “Në Shqipërinë komuniste, ka pasur qyteza që kanë jetuar vetëm me punë në industrinë ushtarake. Industria ushtarake i jep ekonominë, kjo është e vërteta, na pëlqen apo jo. Ideja e rivitalizimit të disa aspekteve të industrisë ushtarake është mundësi më tepër që Shqipëria jo vetëm të blejë, por edhe të prodhojë municion. Madje, mund…
Sara Hoxha ka sqaruar një raportim që ka tërhequr vëmendjen e fansave. Thashethemet filluan të përfliten nga një fotografi e saj me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, e cila u përhap shpejt në media sociale dhe portale lajmesh. Sara ka mohuar të gjitha spekulimet për një lidhje të mundshme me artistin gjerman, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një lidhje miqësore. “Së fundmi kanë shkruar shumë lajme të pavërteta. Kam qenë te ditëlindja e një shokut tim, është këngëtar i famshëm në Gjermani. E njohim familjarisht, siç e njoh unë, e njeh dhe Ledri, Dhurata, jemi…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka theksuar nevojën e një procesi gjithëpërfshirës për ngritjen e një komisioni të posaçëm reformash, që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit. Në një reagim për Top Channel, delegacioni i BE shprehet se është thelbësore që të jetë arrihet një mbështetje ndërpartiake, ndërsa theksohet se nuk duhet të ketë kthim pas të reformës në drejtësi, të 2016. “Ne jemi në dijeni të miratimit nga Parlamenti, pa mbështetjen e opozitës, të një vendimi për krijimin e një komisioni ad-hoc për “Thellimin e reformave të qeverisjes së…
Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkëpunim me Forcat Detare në bazën e Pashalimanit, zhvilluan kursin bazë të zhytjes dhe kursin për mjetet e vogla lundruese të sigurisë portuale. Një hap që ndikon në rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë portuale. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në bazën e Pashalimanit, ku u zhvillua edhe ceremonia për certifikimin e personelit të portit të Durrësit të cilët ishin pjesë e trajnimit të zhvilluar. Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes Forcave Detare dhe agjencive të tjera që operojnë në det, duke…