Një martesë mes dy grave shkaktoi debat në media, por edhe mes qytetarëve. Shkrimtarja dhe gazetarja Alda Mehmeti shprehet se Shqipëria është një vend me histori konservatore që mbështet te familja. Nëse marrim parasysh procesin e integrimit, dhe aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, Mehmeti pohoi se ndoshta në një pikë, ligjvënësve shqiptarë mund t’u duhet ta kalojnë ligjin që i legalizon martesat homoseksuale. “Do ta ngrënë kartonin, por me kokën ulur. Ata janë bij të këtij populli, Shqipëria është një vend me histori konservatore për familjen. Parlamentarët tanë, se shumica e vendeve të bashkimit europian…
Author: tirana
“Sfidë apo e vërtetë” është një lojë në të cilën po marrin pjesë dhjetëra fëmijë të shkollave fillore të Kosovës të influencuar nga rrjeti social Tik Tok e ku atyre u kërkohet të lëndojnë veten. Dy shkolla në komunën e Fushë Kosovës dhe një në Komunën e Lipjanit, kanë raportuar për raste të vetëlëndimit të nxënësve. Tre nxënës të shkollës 17 shkurti në Gllogovc të Lipjanit kanë marrë pjesë në këtë lojë, të tre janë nën moshën 14-vjeçare. Sipas informacioneve të njëjtët kanë parë një video që qarkullon në Tik Tok dhe me mprehese të lapsave i kanë shkaktuar lëndime…
Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Kombëtarja e vajzave triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Estonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ”Zvicër 2025”. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Le Coq Arena’ në Tallin pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima mori tre pikët e radhës, duke u renditur tashmë në vendin e parë në grupin C5. Golat për vajzat kuqezi u shënuan nga Fortesa Berisha dhe Qëndresa Krasniqi. Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar raste avantazhi që në minutat e para të takimit. Goli për Shqipërinë vjen në minutën e 7-të, me Alma Hilën…
Pas anulimit të takimit në Londër, kryeministri Edi Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare. Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor. Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian. Takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do zhvillohet gjatë muajit shtator. Kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni të mërkurën e 5 qershorit pritet që të jetë në Tiranë. Këtë e konfirmojnë burime qeveritare, raportojnë mediat italiane. Ende nuk dihet agjenda e takimeve që kryeministrja italiane mund të ketë në Tiranë, por në një intervistë të fundit për RAI3, ajo ka mbështetur dhe vlerësuar homologun e saj shqiptar, Edi Rama. Opozita në Itali ka krijuar polemika për ndërtimin e dy kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, rezultat i memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria, më 6 nëntor të vitit të kaluar. Vizita e Melonit në Tiranë zhvillohet pak ditë…
Arbajn Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, bën me dije se është përmbyllur diskutimi me 61 kryetarët e bashkive për strukturimin e ri të stafeve dhe organigramës së re të propozuar për to. ”Kjo do të pasohet edhe me rritjen domethënëse të pagave ku çdokush që bën të njëjtën punë, do të paguhet njësoj në çdo bashki”,-shkruan në një postim në Facebook. Postimi i plotë Përmbyllëm diskutimin me 61 kryetarët e bashkive për strukturimin e ri të stafeve dhe organigramës së re të propozuar për to. Ndarja në tre shtylla kryesore, aparati i cili kujdeset vetëm për politik-bërje, planifikimin e…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Uashingtoni miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë nga Ukraina, e cila sipas tij do të bëhet një ditë anëtare e NATO-s. Ai i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore, të cilët diskutuan të premten në Pragë përgatitjet për takimin e udhëheqësve të NATO-s në muajin korrik në Uashington, ndërsa aleanca po shton mbështetjen për Ukrainën dhe vendet anëtare po heqin kufizimet për mënyrën se si Kievi mund të përdorë armatimet perëndimore për të luftuar kundër agresionit rus. “Javët e fundit,…
Deputeten e PD-së Ori Nebijaj, e pamë si opinistëve në ”Big Brother Albania Vip 3” dhe ajo ka dhënë mendimin e saj lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë e famshme. Në një prej komenteve të saj, ajo ka spikatur Rozën si banoren e cila ka tërhequr më së shumti vëmendjen e saj për shkak të ngarkesës emocionale që ka shfaqur. Duke qenë e ftuar në një program televiziv, Ori u shpreh se ndiente empati për Rozën, duke e cilësuar si një ndër personazhet më të ndjeshëm në lojë. Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga Bledi…
Këtë të premte, Kuvendi hapi dyert sot në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” dhe mikpriti në ambientet e seancës plenare fëmijët e të gjitha grupmoshave. Agjenda ditore i përfshiu fëmijët në veprimtari të ndryshme, që nga lojrat e organizuara, informimi për të drejtat e tyre, turet e historisë së parlamentarizmit shqiptar, të drejtat e trajtuara përmes artit, takimi me deputetë dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Fëmijët patën mundësi të takojnë dhe të bisedojnë me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, deputetet Ina Zhupa, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti dhe Ori Nebiaj, rreth punës së parlamentarëve, funksionit të tyre në mbrojtjen…
Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites. Gjatë kësaj ore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një ambient plot me kënde për argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët. Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre. Një…
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pasi u deklarua fajtor për 34 krime, ku e quajti gjyqin shumë të padrejtë. “Për sa i përket gjyqit ishte shumë i padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë zgjedhor në asnjë rrethanë. E patë se çfarë ndodhi me disa nga dëshmitarët që ishin në anën tonë, ata u kryqëzuan nga ky njeri”, tha ai. Një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Trump u shpall fajtor…