Author: tirana

Pesë persona të tjerë nga radhët e policisë kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të AMP, Kushtrim Selimi e Regina Omeri dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre. Në kallëzimin e tyre, ata janë shprehur se përmes lajmeve të publikuara, të cilat i konsiderojnë të pavërteta, janë cenuar duke i prishur imazhin dhe integritetin, për shkak të pozicioneve të punës që ata mbajnë. Policia e Tiranës vijon kërkimet për arrestimin e Kushtrim Selimi. Si Selimi dhe Omeri janë përjashtuar nga radhët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Portali në të…

Read More

Pas një pritjeje të gjatë, ish-ministri Ilir Beqaj doli nga SPAK me të gjitha materialet e dosjes së tij. Në videon e siguruar nga Klan News, ai shihet me një kuti kartoni në dorë, ndërsa një person tjetër mban valixhen. Këto të fundit plot me letra, ku detajohet gjithë çështja e ‘Sterilizimit’. Kujtojmë se muajin e shkuar, ai arriti të njihej me dosjen në mënyrë elektronike. Nëpërmjet një USB-je, mori të gjithë fashikujt e dosjes. Kjo pas vendimit të GJKKO-së.

Read More

Sezoni 2023-2024 do të mbahet mend gjatë në qytetin e Lezhës, pasi skuadra “Besëlidhja” në basketboll për meshkuj u shpall kampion i Shqipërisë, në një edicion ku realizoi 27 fitore dhe asnjë humbje. Me këtë rast, Bashkia e Lezhës organizoi edhe festën e fitores, ku iu rezervua një mikpritje kampionëve nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai falenderoi ekipin për këtë sukses që bëri krenar një qytet të tërë, ndërsa premtoi se ndërtimi i Pallatit të Sportit është objektivi i radhës. “Kur dolëm në Superligë menduam të bënim një Pallat Sporti, tani…

Read More

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Open” mes Adriatik Lapajt dhe deputetit Agron Shehaj. Ky i fundit e ka sfiduar Lapajn duke i thënë se nuk ke përmendur asnjëherë Shefqet Kastratin, koncensionin e tij te Rruga e Kombit dhe të tjera përfitime sipas Shehajt. Lapaj është kundërpërgjigjur duke i thënë Shehajt se “atë Kastratin e ka bërë ajo partia ku shkove ti pa garë e u bërë deputet”. Më tej Lapaj tha se “nuk pyeste për Kastratin, Manen etj. As ty nuk të kam në llogari, as punëtorët e tu që nuk iu jep rrogat”. Debati ka vijuar më…

Read More

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër, me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore. Për Breçanin u bënë dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza. Ai pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia. Në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Ish zëvëndës drejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë…

Read More

Xhensila Pere, teksa shijonte rrezet e diellit dhe pishinën ditën e djeshme, ka përshëndetur partnerin e saj. Ajo i ka kërkuar Agait të “Ferma VIP” t’i vendoste këngën e këngëtares Aurela Gaçe “Se ti je”, kjo pasi sipas saj është kënga e tyre e preferuar. Xhensila ka performuar këngën, e cila ishte një dedikim i veçantë për partnerin e saj. Ju lutem mund të vendosni këngën e Aurela Gaçes “Se ti je” se vdiqa, mbaroj për atë këngë. Përshëndes dashurinë time. Është dashuria ime. Volum se do kërcej unë tani për dashurinë time.

Read More

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta. Në këtë video shihet momenti kur 35-vjeçafri vjedh një biçikletë edhe në ambientet e brendshme të pallatit. 35-vjeçari S.T., rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Policia ka sekuestruar veshjet që autori i përdorte kur kryente vjedhje. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit. Në vijim të veprimeve…

Read More

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar. I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi tha se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën. Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri , do te tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi. Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në…

Read More

Babë e bir janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për kultivim të bimëvë narkotike të llojit kanabis. Policia e Vlorës bën me dije se zbuloi një parcelë me bimë narkotike në fshatin Rromës. Në parcelë u gjetën 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, që dyshohet se u kultivuan nga babë e bir. Njoftimi i policisë Vlorë/Vijon megaoperacioni kombëtar anticannabis i koduar “Territor i pastër”, me kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i një hetimi njëmujor, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës. Sekuestrohen 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.…

Read More

Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po vihen në pikëpyetje vijat e kuqe në perëndim. Disa vende mbështesin sulme në Rusi, të tjerë duan të dërgojnë instruktorë ushtarakë. Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizitë shtetërore në Gjermani, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që t’i lejohet Ukrainës që me armët perëndimore të godasë objektiva ushtarakë në Rusi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kundërshtoi, deklaroi, se e drejta ndërkombëtare e lejon këtë. Më parë ishin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg dhe qeveritarë nga Britania e Madhe, Polonia e vendet baltike që kishin folur për këtë. SHBA e Gjermania ishin deri tani kundër…

Read More

Një 20-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi akuiozhet se ka dhunuar xhaxhanë e tij, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Uniformat blu bëjnë me dije se sherri mes xhaxhait dhe nipi ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Drita, ku për motive të dobëta, 20-vjeçar dhunoi xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të…

Read More