Dashi Po afrohen ndryshime mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale financiare. Intuita juaj ju fton që të bëni përpara me projekte të reja. Kjo e premte parashikon takime të shkëlqyera edhe në mbrëmje. Demi Largësia nga personi që doni ose nga familja ju bën tejet nervoz dhe të acaruar. Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë për tu rrethuar nga aleatë të vlefshëm dhe për të bërë negociata vendimtare sa i takon karrierës tuaj profesionale. Binjakët Parashikohet një ditë e cila do të jetë e mbushur me negativitet dhe pesimizëm, si në sferën e dashurisë edhe në…
Author: tirana
Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banaj të Patosit. Ai është dërguar në spital pa shenje jete. ”Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”.
Nga data 2-8 qershor, në Tiranë do të mbahet Java e Italisë. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, shkruan se ja vlen që të përjetohet në çdo grimcë me super aktivitetet që do të mbahen. ”Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”,-shkruan Rama.
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë bashkuar sërish forcat për një projekt muzikor, duke çelur edhe kështu sezonin veror të këngëve. “Jom ka du me t’pa” mban titullin kënga e dyshes, e cila vjen e kompletuar edhe me videoklip. Artistët vijnë me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse edhe klipi është i realizuar në mënyrë perfekte. Teksti është shkruar nga Ylli në bashkëpunim me Lira Blakaj me producim nga Fatjon Miftari.
Qeveria sllovene miratoi një vendim për njohjen e një shteti të pavarur palestinez, duke ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe sovran”,-tha kryeministri Robert Golob, në një konferencë shtypi në Lubjanë. Parlamenti i vendit anëtar të Bashkimit Evropian duhet të miratojë vendimin e qeverisë në ditët në vijim përmes Parlamentit. Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Golob gjithashtu bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit…
Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se ai i ka kontaktuar nga Italia ditën e sotme. Roci u shpall i humbur ditë më parë dhe ishte parë për herë të fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. JKështu që familja e tij ka kontaktuar zyrën e Ministrit të Brendshëm për të njoftuar se Roci i ka kontaktuar nga territori italian. Familja Roci ka falënderuar Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Rocit.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka shpjeguar planin e motivimit për administratën publike, që ka të bëjë me oraret fleksibël, para shtesë në bazë të performancës, apo marrja e pushimeve edhe më pak se një javë. Sipas saj qëllimi i kësaj nisme është konkurrenca në tregun e punës dhe modernizimi i punës në administratën publike. “Qëllimi është për të intensifikuar vëmendjen drejt modernizimit të punës së administratës publike, që të jemi më konkurrues në tregun e punës, të ofrojmë mjedis më miqësor në punë. Përzgjedhja e orarit të punës, që të gjithë brenda orarit 8…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi këtë të enjte një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”. Me nënshkrimin e marrëveshjes mundësohet që një grant prej rreth 12 milionë euro nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë t’i bashkohet kontributit prej rreth 2 milionë euro nga qeveria e Shqipërisë për të mbështetur reforma të mëtejshme dhe rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore. “Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm që po kontribuon në forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Vëmendja…
Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës (TEDA) pritet të punësojë 5-7 mijë krahë pune. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia. “Me bumin që ka pasur aeroporti, me aksesin që na jep Porti i Durrësit, me afërsinë që ka tek krahu i punës në Tiranë, ne parashikojmë që të ketë 5-7 mijë punësime te zona e lirë ekonomike. Kemi mbërritur te një fazë ku, shumë prej vendimmarrjeve shkaktojnë energji të mirë në ekonomi. Kjo do të thotë se gjithmonë e më…
Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën e verës. Muajin e ardhshëm sipas saj termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celcius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore që shtrihet në Mesdhe dhe vjen prej Afrikës Subsahariane. “Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celcius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që…
Nga Agron Gjekmarkaj Përpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shump seriozisht. Kemi adresa të qarta dhe disa që po humbin kohë pas kohe. Adresë ka krimi i ushqyer nga gjuha linçuese që godet për vdekje, avokatin e liderit të opozitës, një profesor Universiteti, ish dekanin e Fakultetit të Drejtësisë z. Sokol Mengjezi në mes të Tiranës. Policia ka humbur adresën e sigurisë publike. Kryesorja që ka humbur adresen është demokracia shqiptare vit pas viti e dëbuar nga Kryeministri i Partisë dhe Partia e Kryeministrit. Një vend i cili qeveriset nga korrupsioni nuk ka adresë. Qytetaret e tij shkojnë në…
Përmes një portali ku sulmonte drejtuesit e lartë të Policisë, shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, informoi sot (30 maj) policia e Tiranës. Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba. Në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia. Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak…