Avokati Saimir Visha, kreu i shoqatës së avokatëve penalistë,dhe koleg me Sokol Mëngjesin, thotë se krimi ka marrë një revansh ndaj organeve të drejtësisë. Rrahja brutale e Mëngjesit, për të është në vijim të atyre ngjarjeve të mëparshme ku një gjyqtari në Shkodër i vihet bombë në derën e shtëpisë, një tjetër avokat kërcënohet dhe vjen kjo ngjarja e djeshme. “Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi nuk ka lidhje fare me ish-Kryeministrin, por me detyrën e avokatit. Kjo çështje nuk erdhi rastësisht dje, por duhej të ishte zgjidhur më përpara që të mos vinim në këtë gjendje ku ndodhet sot profesor Mëngjesi”,…
Author: tirana
Sipas thashethemeve të fundit, duket se Princesha e Uellsit, Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit. ”Shumë njerëz janë të përfshirë në planifikimin e angazhimeve të princeshës dhe ata duhet të dinë disa gjëra paraprakisht”. Një tjetër burim pranë pallatit shpjegoi gjithashtu se Kate Middleton po i jep përparësi shëndetit të saj mendor. “Gjëja kryesore për të tani është të shmangë çdo lloj stresi apo ankthi dhe të vazhdojë me detyrën e përmirësimit. Sapo të mbarojë shkolla e fëmijëve të tyre ata do të shkojnë në Sandringham për t’u çlodhur”. Për më tepër, sipas…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Veliaj dha lajmin për realizimin e një projekti për pasurimin e bibliotekave në shkollat shqiptare në Mal të Zi, me mbështetjen e institucioneve arsimore të Tiranës. “Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që, ministrja e Arsimit dhe Inovacionit e Malit të Zi viziton Tiranën, për rastësi nesër unë do të vizitoj Podgoricën, kështu që…
Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Në një prononcim për fshf.org, Kristjan Asllani dhe Arlind Ajeti kanë treguar emocionet kuqezi në prag të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kristjan Asllani tregon se gjithmonë është një emocion i madh ftesa nga Kombëtarja dhe shton se po pret me padurim për të luajtur ndeshjet e Europianit, sidomos me Italinë. “Është një emocion i madh sa herë të thërret…
Në Berat është drejt përfundimit parku “Dua të luaj”, i ndodhur tek Stadiumi i vjetër. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga punimet e fundit që po kryhen në këtë park. Ky projekt po zhvillohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Dua të luaj”, që po zhvillohet në disa bashki. “Ka mbetur edhe pak nga përfundimi i Parkut “Dua të Luaj” në Berat, një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët por dhe për turistët e shumtë që do të ndalen në qytetin e UNESCO-s”, shkruan Rama. Në këtë park qytetarët e Beratit, por edhe turistët do të…
Njoftimi i kryeministrit Rama për një mundësi të rritjes së pensioneve që janë nën 150 euro pas rritjes së pagave, do të përfshinte rreth 140 mijë e 296 qytetarë në të gjithë vendin. Jo vetëm ata në zonat rurale, por bëhet fjalë edhe për një pjesë të atyre që jetojnë në qytet. Një kategorizim i tillë i rritjes së pensioneve bazuar në vlerën më të ulët duhet të ishte aplikuar më parë sipas ekspertëve të këtij sektori. “Kam rezervat e mia sepse kjo është pararojë e një propaganda në skemën e pensionve ndërkohë që ajo është në rrezik. Duhet të…
Goditja me leva dhe dorezë hekuri e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ka ngritur alarmin për mbrojtjen e avokatëve dhe sigurinë e zyrtarëve apo funksionarëve publikë. Avokatët Joni Leka dhe Arbër Hoxha, së bashku me ekspertin Fatjon Softa diskutuan mbi shkaqet dhe pasojat e goditjes së avokat Mëngjesit në mes të bllokut. Avokat Hoxha shprehet se avokatët në vend përballen me njerëz të rrezikshëm, por ky rast është i rëndë pasi rrezikohet jeta e një personi publik. Kurse avokat Leka thekson se avokatët duhen mbrojtur nga strukturat shtetërore sikundër mbrohen gjyqtarët dhe prokurorët.…
Ka dështuar përfundimisht përpjekja e Partisë Demokratike të Kosovës që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshme. Kreu i PDK-së Meli Krasniqi tha se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar. Duke kritikuar dy partitë tjera opozitare për mosgatishmëri, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj qeverie. Lidhja demokratike e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i thanë përfundimisht jo kërkesës së Partisë Demokratiek për…
Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici. Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë. “Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”,-tha ai.
Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin. Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në përiudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje. 10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në play-off ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit…
Ish-reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka vendosur që të angazhohet në botën e biznesit, pasi hoqi dorë nga muzika. Ai njoftoi biznesin e tij të ri në tregtinë e makinave dhe gjithashtu edhe hapjen e auto-sallonit të tij. “Nga sot hapet, biznesi im i ri dhe ju mirëpresim të gjithëve. Dhe nga sot fillojmë postimin e makinave”, njoftoi ish-reperi i njohur. Hapja e këtij biznesi nga ish-reperi, shënon qartë një hap të ri për të, pas shkëputjes së plotë nga muzika.
Kur në Kuvend flitet për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetit demokrat Tomor Alizoti. Shkak për këtë u bë kërkesa e Alizotit për 1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit. “Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi”, tha Alizotit. Për Ballën, një kërkesë e tillë është një tallje, për aq kohë sa që salla e Kuvendit është bosh. “Kemi rënë dakord dhe në konsensus të plotë: Kërkesa për minutën e heshtjes është momenti…