Përmes një portali ku sulmonte drejtuesit e lartë të Policisë, shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, informoi sot (30 maj) policia e Tiranës. Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba. Në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia. Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak…
Author: tirana
Ata janë ende kryefjalë e showbizzit. Çifti Kiara-Luiz kanë treguar për herë të parë të vogël e tyre, ku edhe për Luna Mari është krijuar një këngë e vogël. Çifti u bë prindër për herë të parë më fund të prillit, dhe bekimi i tyre erdhi pas një dashurie që lindi në ”Big Brother Albania Vip 2”. E sigurtë që kjo video në Instagram do të thyejë rekorde me shifra të larta shikueshmërie. “Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, shkruan dyshja në…
Me 74 vota dhe 6 kundër, është miratuar në Kuvend ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Në momentin e votimit, deputeti demokrat Gazment Bardhi doli jashtë sallës së Kuvendit. Deputetët e opozitës që morën pjesë në votim, por votuan kundër janë Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi. Sipas projektvendimit, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës. Ai do të ketë një afat 10-mujor dhe kryetar i tij pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend ku u diskutua ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion, se mazhoranca nuk e ka as atributin moral dhe as vullnetin politik për ta luftuar korrupsionin. Sipas saj, për vite me radhë qeveria ka mohuar ekzistencën e aferave korruptive që SPAK po i vërteton përmes dosjeve që ka dërguar në gjykatë. Po ashtu Tabaku theksoi se mazhoranca votoi kundër propozimet e PD-së për forcimin e luftës kundër korrupsionit. “Sot Shqipëria ka nevojë që të lëvizë nga ky ngërç, nga ky llum i gjatë 12-vjeçar që ka krijuar një sistem të korruptuar,…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se vota e diasporës nuk do të realizohet nëse Kuvendi nuk përmbyll ndryshimet për Kodin Zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar. Për të janë palët të cilat duhet të vendosin dhe të ndërmarrin ndryshimet brenda korrikut. ”Palët të interesuara për votën e diasporës. Kuvendi i Shqipërisë t’i përmbyllë ndryshimet të paktën për këtë çështje brenda fundit të muajit korrik, nëse nuk do të kemi kuadrin ligjor të plotësuara me siguri të plotë ne nuk do ta realizojmë votimin nga jashtë për zgjedhjet e vitit 2025. Do të jetë thuajse e sigurt që ne nuk…
Artisti i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku, Capital T ka publikuar më në fund këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në ”EURO 2024” në Gjermani. “ALBANIA” është titulli i këngës dhe do të jetë hera e parë për këtë këngëtar që bën një këngë të personalizuar për Kombëtaren tonë. Ka më shumë se një javë që vetë këngëtari ka deklaruar që ditën e sotme do të publikohet kjo këngë dhe momenti erdhi më në fund.
Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 56-vjeçari, pasi ai ka ngacmuar seksualisht një grua dhe po ashtu e ka kërcënuar me thikë. “Shtetasi R.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, sqaron policia. Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Veliaj sqaroi se vetëm 14% e ambienteve të Piramidës janë dhënë me qira për bizneset, me ofertën më të lartë, të ardhurat e të cilave shkojnë për të ofruar bursa falas për fëmijët që marrin kurse digjitale. “Jetojmë në një vend me lajme të rreme dhe më në fund, pashë që ishte arrestuar një nga këta që vinte gjoba duke sajuar lajme. Por, një nga lajmet e rreme…
Avokati Sokol Mëngjesi është në luftë me jetën. Gjovalin Bushi, shefi i Traumës, ka folur për gjendjen shëndetësore të avokatit. Mjeku thotë se gjendja e avokatit vijon të jetë e rëndë. Ai thekson se Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura kockore në kokë dhe dëmtim të pjesë së parë të trurit. Ai thekson se vijon të jetë në koma, por është në gjendje stabël. “Nga momenti i djeshëm deri më sot, gjendja pothuajse është stabël, megjithëse duhet ta themi se është në gjendje të rëndë, sepse është një dëmtim i madh në kokë. Dje është bërë një ndërhyrje e vogël…
Avokati Saimir Visha, kreu i shoqatës së avokatëve penalistë,dhe koleg me Sokol Mëngjesin, thotë se krimi ka marrë një revansh ndaj organeve të drejtësisë. Rrahja brutale e Mëngjesit, për të është në vijim të atyre ngjarjeve të mëparshme ku një gjyqtari në Shkodër i vihet bombë në derën e shtëpisë, një tjetër avokat kërcënohet dhe vjen kjo ngjarja e djeshme. “Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi nuk ka lidhje fare me ish-Kryeministrin, por me detyrën e avokatit. Kjo çështje nuk erdhi rastësisht dje, por duhej të ishte zgjidhur më përpara që të mos vinim në këtë gjendje ku ndodhet sot profesor Mëngjesi”,…
Sipas thashethemeve të fundit, duket se Princesha e Uellsit, Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit. ”Shumë njerëz janë të përfshirë në planifikimin e angazhimeve të princeshës dhe ata duhet të dinë disa gjëra paraprakisht”. Një tjetër burim pranë pallatit shpjegoi gjithashtu se Kate Middleton po i jep përparësi shëndetit të saj mendor. “Gjëja kryesore për të tani është të shmangë çdo lloj stresi apo ankthi dhe të vazhdojë me detyrën e përmirësimit. Sapo të mbarojë shkolla e fëmijëve të tyre ata do të shkojnë në Sandringham për t’u çlodhur”. Për më tepër, sipas…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Veliaj dha lajmin për realizimin e një projekti për pasurimin e bibliotekave në shkollat shqiptare në Mal të Zi, me mbështetjen e institucioneve arsimore të Tiranës. “Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që, ministrja e Arsimit dhe Inovacionit e Malit të Zi viziton Tiranën, për rastësi nesër unë do të vizitoj Podgoricën, kështu që…