Author: tirana

Dy punonjësit e AMP, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, për shkak të skandalit me portalin që denigronte drejtuesit e policisë, Zyrtarja e AMP, Regina Omeri deklaroi dje para policisë se Kushtrim Selimi i niste lajme, të cilat më pas ajo ia dërgonte gazetarit Ervis Hasanaga për publikim. Gazetari Ervis Hasanaga deklaruar dje se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe. Shefi i Sektorit në AMP,…

Read More

Një 30-vjeçar nga Kurbini është arrestuar për llogari të Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoriteti italiane për tre vepra penale kundër personit dhe pronës. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë, aty ku do përballët me akuzat e ngritura.Gjykata e Riminit, Itali, në gusht të 2023 i ka caktuar Donald Martinajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që…

Read More

Objektivi për turneun në shtëpi është i qartë, kombëtarja e Gjermanisë do të luajë fort për trofeun e Europianit. Për të motivuar edhe më shumë futbollistët në këtë sipërmarrje të vështirë, federate vendase ka marrë vendimin që të shpërblejë çdo futbollist me 400 mijë euro në rast të fitores së kupës. Në këtë kuptim nëse Nagelsmann do të marrë saktësisht 26 lojtarë për turneun, federata do të duhet të paguajë 10.4 milionë euro nëse ka sukses. Nëse arrin në finalen e Kampionatit Europian, çdo lojtar i garantohet 250 mijë euro, gjysmëfinalja të sjell 150 mijë euro. Nëse eliminohen në çerekfinale,…

Read More

Një 33 vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithe trupin si dhe e plagosur njëherë më thikë në kofshë. Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë. Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të…

Read More

Policia e Krujës ka zbuluar në fshatin Mafsheq 2 ambiente të përshtatura për kultivim të lëndëve narkotike. Në këto dy ambiente u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u takuan ditën e djeshme për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit. Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori. Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shpresë se pa u mbyllur sesioni parlamentar i këtij viti, Shqipëria do të ketë një ligj të ri që zhvesh ministrin dhe politikën nga ndërhyrjet me emërime. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla ka deklaruar se do të ndryshojë sistemi i gradave në Policinë e Shtetit për të dhënë mundësi për një karrierë të bazuar në rezultate dhe performancë. Spartak Koka: Dritan Metaj, të cilin e përmendët, shefin e Komisariatit të arrestuar ishte emëruar para se të merrnit ju detyrën në Mars të vitit 2023 si shef i Komisariatit të Kurbinit.…

Read More

Analisti Plator Nesturi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ se brenda opozitës ka deputetë që po “flirtojnë” me shumicën dhe se priten lëvizje të reja. Sipas tij, nismat e kryeministrit qartazi janë lëvizje politike, në një formë gare, ku vihet re se Rama ja ka marrë inisiativën opozitës. “Po flasim për shprehje vullneti politik. Shpesh nisma të tilla duhet të kenë përkrahje edhe nga opozita. Rama me rezolutën kërkonte që ta shtrinte atë përtej 4 drejtimeve që ka përcaktuar në rezolutë. Pjesëmarrja e opozitës forcon shtetin edhe kur të mos jetë Rama. Në konceptin e opozitës është paradoks sepse…

Read More

Shpallja fajtor e Donald Trump për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon. Tani është koha e dënimit dhe mundësisë së dënimit me burg. Një proces i gjatë ankimimi. Dhe në të njëjtën kohë, kandidati i pritshëm republikan për president, duhet të vazhdojë të përballet me tre çështje të tjera penale dhe me fushatën elektorale, në fund të së cilës, ekziston mundësia që të kthehet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë. Juria në Manhatan e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një…

Read More

Dashi Po afrohen ndryshime mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale financiare. Intuita juaj ju fton që të bëni përpara me projekte të reja. Kjo e premte parashikon takime të shkëlqyera edhe në mbrëmje. Demi Largësia nga personi që doni ose nga familja ju bën tejet nervoz dhe të acaruar. Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë për tu rrethuar nga aleatë të vlefshëm dhe për të bërë negociata vendimtare sa i takon karrierës tuaj profesionale. Binjakët Parashikohet një ditë e cila do të jetë e mbushur me negativitet dhe pesimizëm, si në sferën e dashurisë edhe në…

Read More

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banaj të Patosit. Ai është dërguar në spital pa shenje jete. ”Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”.

Read More

Nga data 2-8 qershor, në Tiranë do të mbahet Java e Italisë. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, shkruan se ja vlen që të përjetohet në çdo grimcë me super aktivitetet që do të mbahen. ”Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”,-shkruan Rama.

Read More