Forcat operacionale nga Drejtoria e Policisë Tiranë kanë zhvilluar kontrolle në zonën e Fushë-Krujës. Në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe policia. Paraprakisht mësohet se operacioni është zhvilluar në Nikël dhe në zonat përreth. Në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata që posedojnë lëndë narkotike.
Author: tirana
Sa përcaktohet suksesi i ardhshëm i një fëmije nga inteligjenca e lindur? Ekonomisti James Heckman thotë se nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Atij i pëlqen të pyesë jo-shkencëtarët e arsimuar, veçanërisht politikanët dhe politikëbërësit se sa nga diferenca midis të ardhurave të njerëzve mund të lidhet me IQ. Shumica mendojnë rreth 25 %, madje 50 %, thotë ai. Por të dhënat sugjerojnë një ndikim shumë më të vogël: rreth 1 ose 2 %. Pra, nëse koeficienti i inteligjencës është vetëm një faktor i vogël në sukses, çfarë është ajo që i ndan ata që fitojnë pak nga ata që…
Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj humbi pak ditë më parë shoqen e jetës, bashkëshorten e tij . Sot ai ka postuar një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në ditët më të vështira. Falenderimi i plotë: Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me…
Këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij në këtë qytet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku këngëtarja ka ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia. Enisa u shpreh se “meritën” e të gjitha arritjeve e kanë prindërit e saj, të cilët u kujdesën që jo mos ta harrojë kurrë kulturën e vendit të saj . “Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër.…
Personi që po shihni në foto, është Dritan Nano. Sipas grupit hetimor, Nano është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua tek zona e ish-Bllokut në Tiranë. Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore. Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit, u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme. Ai ka pranuar para hetuesve që ata e kishin planifikuar sulmin.
Aleksander Bobovnikov u arrestua në aeroportin e Rinasit nga policia shiptare. Mësohet se neokirurgu 57-vjeçar, i cili njihet si anti-Putin, ndodhej në kërkim nga shteti rus për mashtrim. Ai mësohet se kishte festuar ditëlindjen në Gjermani së bashku me disa miq të rij. Më pas, ka udhëtuar në Shqipëri me charter së bashku me miqtë e tij gjermanë, por është ndaluar nga policia. Më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij. Mësohet se Aleksander Bobovnikov është shprehur kundër pushtimit rus…
Të hënën e 3 qershorit do të nisin aplikimet për regjistrimet në çerdhe dhe do të zgjasin deri në 11 qershor, ndërsa prindërit duhet të paraqiten pranë çerdhes së lagjes nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune, si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale. Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve Tiranë tha se për çerdhet regjistrimet nisin nga java që vjen, 3-7 qershor, ndërsa për kopshtet 10-21 qershor, teksa shpjegoi se gjatë korrikut bëhet dhe shqyrtimi i të gjitha kërkesave.…
Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, teksa projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, nuk kurseu akuzat për Sali Berishën. Deputeti solli në vëmendje disa akte të rënda të viteve më parë, që siç tha ai, ka të njëjtën dorë me atë që bëri 14 shatorin, 21 janarin dhe e njëjta dorë që hodhi molotovët ndaj gazetarëve pak ditë më parë. Koçi bëri thirrje të hetohen të gjitha krimet politike, që nga viti 1912. “Sali Berisha ishte një ekstremist ideologjik, që i tillë mbeti edhe pasi u ndryshua regjimi. Dje ishte data 29 maj, 30 vite më…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund. “Të përndjekurve ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëmshpërblimin.”-tha Açka gjatë fjalës së saj. Açka solli edhe njëherë në vëmendje bustet e Stalinit dhe Leninit që…
Punimet në Loti i 7 i Unazës së Madhe në Tiranë po vazhdojnë me ritme të larta. Sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Loti 7 është me një gjatësi prej 1.92 km dhe nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë…
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenare. “Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e…
Deputeti Agron Gjekmarkaj, duke folur për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare, vuri në dukje se nuk është kërkuar falje për krimet e diktaturës. “Asnjëri prej nesh nuk e zgjedh trashëgiminë e tij, por të gjithë kemi mundësi të reflektojmë mbi të. Kur kjo nuk ndodh, historia përsëritet si shaka, si komedi, tragjedi. Ata që u burgosën nga diktatura, kanë provuar represionin, persekutimin, por edhe krenarinë e të qenit në anën e drejtë të lirë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor. Shumë kush, kundërshtinë e pati zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët, janë heronj, të dytët…