Author: tirana

Punimet në Loti i 7 i Unazës së Madhe në Tiranë po vazhdojnë me ritme të larta. Sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Loti 7 është me një gjatësi prej 1.92 km dhe nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Unaza e Madhe po avancon dita-ditës, ku tashmë portat hyrëse-dalëse të kryeqytetit janë…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenare. “Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e…

Read More

Deputeti Agron Gjekmarkaj, duke folur për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare, vuri në dukje se nuk është kërkuar falje për krimet e diktaturës. “Asnjëri prej nesh nuk e zgjedh trashëgiminë e tij, por të gjithë kemi mundësi të reflektojmë mbi të. Kur kjo nuk ndodh, historia përsëritet si shaka, si komedi, tragjedi. Ata që u burgosën nga diktatura, kanë provuar represionin, persekutimin, por edhe krenarinë e të qenit në anën e drejtë të lirë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor. Shumë kush, kundërshtinë e pati zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët, janë heronj, të dytët…

Read More

Nga Kastriot Dervishi Fletën e parë të vrasjeve në kufi të vitit 1990, e çel ngjarja e hidhur e ndodhur në Kolonjë, në postën e Rehovës, aq e përfolur për pjesëmarrje në këto krime. Sipas komunikatës nr. 28, datë 3. 2. 1990 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 2. 2. 1990, rreth orës 24.00 njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, “ra në përpjekje” (e pavërtetë në fakt), me 3 shkelës të kufirit nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit, mbeti i vrarë Ilirian Ismail Zari, vjeç 30. I spiunuar…

Read More

Xhanluixhi Bufon, ish-portieri i Juventusit dhe tashmë menaxheri i ekipit përfaqësues të Italisë, ka folur për rrugëtimin që të kaltrit po bëhen gati të ndërmarrin në Euro 2024, duke u ndalur edhe te ndeshja e parë me Shqipërinë, që pret ata më 15 qershor. “Do të isha hipokrit po të thosha se është më e vështira, me shumë mundësi është më delikatja, pasi ta nisnim në mënyrën më të mirë do të na bënte të gjithëve mirë”, tha ai për ndeshjen ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo. Megjithatë, ai ka bindjen se ekipi do të jetë protagonist në këtë Europian,…

Read More

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM,…

Read More

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Kopaonik të Serbisë, për të biseduar për gjendjen e sigurisë rajonale. Në një njoftim për media, misioni paqeruajtës në Kosovë tha se ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Utulashit me homologët e vet ushtarakë. “Gjeneralmajor Utulash dhe gjenerali Mojsilloviç ndanë qëndrimet e tyre për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe për aktivitetet bashkëpunuese, përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga rasti më i fundit i hetuar nga Sektori i Hetimeve të Krimit Kibernetik të Tiranës që vuri në pranga një punonjëse të AMP-së dhe një gazetar. Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi. Selimi përmes portalit që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) dhe Ervis Hasanagën (gazetari) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Kushtrim Selimi donte që përmes këtyre shkrimeve, përmes presionit, të emërohej drejtor. Jo më kot, lajmet kishin…

Read More

Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Dorian Alia, një nga autorët e sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme teksa ky i fundit po dërgonte fëmijën në kopsht. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Drian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi. Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Drian Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin…

Read More

Ka nisur me tensione edhe kjo seancë parlamentare. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion debat për sulmet ndaj gazetarëve, dhe kjo nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës. Ina Zhupa mori fjalën në Kuvend, duke e cilësuar këtë vendim si ‘qasje diktatoriale’. “Njohuritë tuaja janë të cekëta por do duhet të konsultoheni para se të shkaktoni një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë Kuvend. Merrni përsipër të bënin zonjën ushtar, në cilën veprimtari të Këshillit të ministrave është mocioni debat për Ukrainën apo për Srebenicën. Ju folët për veprimtari të Këshillit të Ministrave, zonja…

Read More

Rritja e pagave ka ndikuar dhe në rritjen e barrës tatimore. Tatimi mbi pagën e punonjësve në Shqipëri fillon nga 0% për pagat deri 50 mijë lekë në muaj dhe është 8% për pagat 50.000-60.000 lekë në muaj. Ndërkohë, 13% është për pagat 60.000 deri në 200.000 lekë në muaj dhe 23% mbi 200.000 lekë në muaj. Një nga ndryshimet që pritet të diskutohet është niveli i pagës së tatueshme i cili do të rritet me 23% deri në shumën 250.000 lekë në muaj. Por si është tatimi mbi pagën i vendeve të rajonit? Për ta ndarë në dy grupime,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, është ndalur të flasë për mediat në nisje të seancës plenare, ku është shprehur se komisioni anti-korrupsion i propozuar nga mazhoranca është një manovër e pastër elektorale. Ai shton se nëse PS do të mbështesë SPAK-un, ka gati amendamentet e Partisë Demokratike, të cilat qëndrojnë në sirtar prej kohësh. Basha: Siç kam paralajmëruar kjo nuk është gjë tjetër vetëm një manovër e pastër elektorale. Ky nuk është komision, por emrat janë përcaktuar vetem për të larë aferat korruptive të kesaj qeveria. Nëse duan të mbështesin SPAK kanë gati amendamentet e Partisë Demokratike. Shqiptarët meritojnë…

Read More