Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Teksa ka postuar një foto me homologen e tij, Veliaj shkruan se ajo është edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit. “Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike – jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.
Author: tirana
Sezoni në Durrës është zgjatur të paktën me një muaj, ndërsa pritet të ketë një numër rekord turistësh të huaj, madje edhe më shumë sesa kapaciteti pritës ofron. Nga rezervimet e deritanishme vihet re largimi i qytetarëve të Kosovës, të cilët pas liberalizimit te vizave duket se po e “tradhtojnë” bregdetin e tyre të preferuar ndër vite. Vendin e tyre po e zënë gjermanët dhe italianët. Paketat turistike kanë pësuar rritje prej afro 10% më shumë gjë që nuk i mbulon kostot që ka rritur rënia e kursit të euros. Të huajt nuk kane reshtur së vizituari Durrësin përgjatë gjithë…
Bundesliga ka mbyllur sezonin 2023-2024, të cilën e fituan pak javë më parë Bayer Leverkusen për herë të parë në hitorinë e tyre. Kampionët në fuqi e mbyllën pa asnjë humbje duke fituar 2-1 ndaj Augsburg. Sa i përket zonës se Champions League, katërt skuadrat e tjera që do të garojnë në këtë kompeticion përveç, Leverkusen janë Stuttgart, Bayern Munich, RB Leipzig dhe Dortmund. Bayern Munich që u mposht me rezultatin 4-2 në transfertën e Hoffenheim. Bavarezët e mbyllin këtë edicion në vend të tretë me 72 pikë. Borussia Dortmund triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Darmstadt, duke u renditur në…
Sekretari i Rithemelimit, Flamur Noka thotë se operacioni i SPAK ishte propagandistik, duke u shprehur se ai (operacioni) u dekonspirua. Noka theksoi se Berisha është i burgosur politik. Sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun. “Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral. SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. Në Bashkinë e Tiranës është vjedhur 100 përqind. Në Shqipëri kanë ikur…
Mbrëmjen e djeshme, debatet mes Meritonit dhe Heidit kanë qenë të vazhdueshme. Meritoni e ka akuzuar Heidin se ajo e ka quajtur atë përndjekës dhe se do donte edhe ai që t’i vinte asaj një epitet por nuk po ë bënte për shkak të Romeos. Heidi ka shkuar menjëherë dhe i ka treguar të gjithë situatën Romeos, i cili nuk e ka pritur aspak mirë. Për këtë arsye, ai më pas ka diskutuar me Meritonit, duke i thënë se është mërzitur shumë me etiketimin që i ka bërë Heidit. Pjesë nga biseda: Romeo: Më ke mërzitur shumë vëlla, më ke…
Parlamenti i Tajvanit u shndërrua në përplasjes fizike mes deputetëve kundërshtarë, prej mosmarrëveshjeve për një projektligj të propozuar që zgjeron kontrollin e parlamentit mbi aktivitetin e qeverisë. Ligjvënësi i Demokratëve Progresivë në qeveri Puma Shen u dërgua në spital me plagë në kokë, pasi u ngjit me forcë në podium, duke hipur mbi trupat e deputetëve të opozitës që kishin bllokuar foltoren, u hodh prej tyre nga lartësia. Ligji ndër të tjera, kriminalizon shpifjet, çka mund t’i çojë deputetët drejt kalvareve të gjatë me drejtësinë. Demokratët progresivë akuzuan partitë e opozitës se po e miratojnë ligjin me dhunë dhe pa…
Përplasja mes bandave kriminale është zbërthyer nga SPAK, ku sipas hetimit kanë dalë në pah edhe aleanca mes bandave të ndryshme. Në zonën e Fushë-Krujës spikat aktiviteti kriminal i drejtuar nga Durim Bami, i cili ka patur një armiqësi me bandat e Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka. Martinaj dhe Ndoka kanë kërkuar kokën e Bamit, duke iu ardhur në ndihmë nga paraburgimi edhe Emiljano Shullazi. Bami nga ana tjetër duket se ka lidhur aleancë me një bandë tjetër, të drejtuar nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, kundërshtarë të Martinaj dhe Ndokës. ”Nga ana tjetër në zonën e…
Lufta në Ukrainë i kushtoi Perëndimit një trilion dollarë. Sipas medias prestigjioze Deutsche Welle, qeveritë po përballen me rritje të huamarrjes, taksave dhe shkurtimeve të sektorit publik për të financuar buxhetet e tyre ushtarake në rritje. Anëtarët evropianë të NATO-s do të shpenzojnë një rekord për mbrojtjen këtë vit. Buxhetet globale ushtarake arritën në 2.44 trilion dollarë vitin e kaluar, gati 7% më i lartë se në 2022, rritja më e madhe nga viti në vit që nga viti 2009. Me Kievin të papërgatitur për të luftuar një konflikt kaq të madh, vendet perëndimore rritën ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa…
Të dielën do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” Egnatia–Vllaznia, ku do të përcaktohet edhe ekipi i dytë finalist që do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet një tjetër sfidë spektakolare pas ndeshjes Partizani – Skënderbeu ku të kuqtë siguruan finalen e 26 majit pasi mundën korçarët me rezultatin 1-0. Egnatia vjen në këtë sfidë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe një sezoni shumë të mirë në kampionat duke e mbyllur në vendin e parë pas 36-të javëve. Tani objektivi i…
Gjatë këtij sezoni turistik, kryeministri Edi Rama shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat shëndetësore kanë marrë masa për të garantuar dhënien e shërbimit të urgjencës mjekësore me cilësi të lartë dhe bashkëkohore, duke iu përgjigjur fluksit të lartë të pushuesve, veçanërisht gjatë muajve të verës. Postimi i Ramës Së bashku me Qëndrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor kemi marrë masat për këtë sezon veror duke plotësuar flotën e urgjencës mjekësore paraspitalore për herë të parë me motoambulanca dhe rritur numrin e autoambulancave për 34 qendrat shëndetësore verore. Mjetet e reja automedika dhe…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe një pjesë e stafit të FSHF-së zhvilluan një takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite në lidhje me nisjen e bashkëpunimit për dixhitalizimin e mëtejshëm të FSHF-së. Federata e Futbollit të Arabisë Saudite është një ndër federatat që ka bërë investime të rëndësishme në këtë drejtim, duke zhvilluar dhe implementuar një sistem të plotë teknologjik, që përfshin të gjitha proceset administrative dhe sportive që kryhen nga çdo federatë në një ekosistem të vetëm, duke lehtësuar ndjeshëm punën dhe duke ndihmuar në përmirësimin e të gjithë proceseve të federatës por edhe…
Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli në Los Angeles në vitin 2016. Fine shkroi në Instagram një “letër” drejtuar grave dhe fëmijëve. “Burrat që rrahin gratë nuk janë burra. Burrat i mbrojnë këta njerëz nuk janë burra”, u shpreh Fine, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk mund të jetë e pashmangshme. Ai inkurajoi njerëzit që të komunikojnë me të afërmit, sepse “vajzat, motrat, nënat dhe gratë tona duhet të ndihen të mbrojtura dhe se i duam”. Ai gjithashtu u rikujtoi grave që kanë…