Author: tirana

Spektakli i Big Brother VIP ka nisur ndryshe mbrëmjen e sotme! Të gjithë ish-banorët që kanë dalë nga shtëpia kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme duke kërcyer me trupën e balerinëve të Top Channel. Ata ndezën skenën me kërcimin e tyre, ndërkohë që kanë shkëlyer edhe me paraqitjen e tyre. Pas një rrugëtimi me plot emocione, të papritura, debate dhe ndodhi, dy banorë janë shpallur finalistë, por 4 të tjerë presin të mësojnë nëse do kenë mundësi të garojnë për çmimin e madh deri në fund. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition…

Read More

Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani e ritheksoi këtë qëndrim në konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri” që u mbajt ne Estoni, ku pjesëmarrës përmes teknologjisë ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Gjatë qëndrimit 24 orësh në kryeqytetin e Estonise, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu i tij estonez si dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme te cileve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen…

Read More

Psikologët votuan sërish në asamblenë e jashtëzakonshme shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologut. Gjatë asamblesë ata hodhën votën edhe për presidentin e ri. Me 286 vota ata zgjodhën Altin Nikën si president të ri të Urdhërit të Psikologut. Duke qenë se Valbona Treska nuk e ka lënë detyrën pavarësisht votave kundër saj në Asamble, paralajmëruan t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

Read More

I ftuar në emisionin “Se luan topi”, ka qenë këngëtari i njohur Blero. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur dhe nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra nga jeta e tij private, kur dëgjoi zërin e ish-bashkëshortes së tij Afrona u befasua. Prej disa kohësh ata janë ndarë dhe gjithsecili po jeton jetën e vetë. Blero: Më ke djersitur. Unë mendoj që po, disa njerëz vajin e kanë me buzëqeshje kështu që… Erjona Rusi: Ti si e ke? Blero: Ka raste që vaji im është me buzëqeshje. Erjona Rusi: Ishte sot ky rasti? Blero: Ka mundësi. Erjona Rusi:…

Read More

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi. Dy punonjësit e dëmtuar nisen për në Tiranë. Ata ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25. “Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me të rinjtë duke zhvilluar bisedë me ta. Akademia Politike u formësua përmes aplikimeve të të rinjve që kanë interes për një angazhim në politikë. Ky është takimi i dytë i Ramës me të rinjtë fitues që janë regjistruar në Akademi. Kjo nisëm e re e Partisë Socialiste ka ardhur në kuadër të Rienergjizimit të partisë, proces i shpallur nga Rama muajt e fundit që do të konkludohet me Kongresin e PS-së në muajin qershor.

Read More

Klubi i Egnatias u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Vllaznisë, ku do të përcaktohet bileta tjetër për finalen e madhe për titullin kampion. Skuadra rrogozhinase ka dominuar këtë sezon në futbollin shqiptar duke qenë thuajse gjithmonë në kryesimin e kampionatit, por skema e re bën që çdo gjë të jetë në diskutim dhe do të duhen dy ndeshje për të përcaktuar nëse do të jetë ajo kampionia apo jo. “Të gjithë bashkë për të mbrojtur atë që kemi merituar”, shkruante sot klubi në rrjetet sociale duke kërkuar mbështetjen e…

Read More

Pas një rrugëtimi me plot emocione, të papritura, debate dhe ndodhi, dy banorë janë shpallur finalistë, por 4 të tjerë presin të mësojnë nëse do kenë mundësi të garojnë për çmimin e madh deri në fund. Egla, Heidi, Meritoni apo Françeska, cili prej tyre do të qëndrojë në shtëpi deri më 25 maj? A do të jenë 4, 5 apo 6 finalistë?

Read More

Ish-reperi Fero (emri i të cilit tashmë është Khattab), ka marrë një rrugëtim të ri në jetën e tij, duke iu përkushtuar fesë islame. Mbështetja nga ana e publikut nuk ka munguar. Të premten ai është parë në një prej xhamive të Gjilanit, duke praktikuar besimin e tij dhe duke marrë pjesë në lutje me anëtarë të tjerë të komunitetit. Jo vetëm që ka qenë prezent në këtë hapësirë të shenjtë, por ai ka tërhequr vëmendjen dhe admirimin e shumë fëmijëve. Pas përfundimit të lutjeve, shumë nga këta fëmijë i afrohen Feros, të emocionuar për të bërë një selfie me…

Read More

Flamur Noka i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka folur në lidhje me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishës në politikë. Noka thotë se i ka kërkuar të angazhohet me kohë të plotë. Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës? Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar.…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt. Ai u shpreh se i qëndron një versionit që Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur. “Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes. Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur…

Read More

Art nuk bëhet veç në Tiranë. Në Mat, në galerinë e arteve “Tahir Tahiraj” është çelur ekspozita unike “Kohëkryëzuar”. Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj teksa ka ndarë foto nga vizitat që po bëhen nga qytetarët, shkruan se matjanët po shfaqin interes çdo ditë e më shumë. “Kjo ekspozitë e Tahir dhe Stela Tahiraj, vjen si kryqëzim i rrymave të ndryshme të trajtimit të pikturave në kohë të ndryshme. Matjanët artdashës po shfaqin interes çdo ditë e më shumë për këtë ekspozitë, një arsye më shumë për ne që të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim”.

Read More