IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit hodhi poshtë kërcënimin e Benny Gantz për t’u larguar nga qeveria, duke thënë se ultimatumi i tij mbi planin e luftës kundër Hamasit do të dëmtonte Izraelin. “Kushtet e parashtruara nga Benny Gantz janë fjalë kuptimi i të cilave është i qartë: fundi i luftës dhe disfata për Izraelin, lirimi i shumicës së pengjeve, lënia e Hamasit të paprekur dhe krijimi i një shteti palestinez”, thuhet në deklaratë. Byroja pyeti gjithashtu Benny Gantz nëse ai është i përkushtuar për të çrrënjosur fraksionet e Hamasit, duke kundërshtuar hyrjen e Autoritetit Palestinez në Gaza dhe duke kundërshtuar krijimin e një shteti palestinez – duke thënë se…
Author: tirana
SPAK goditi në ditët e fundit shtatë grupe kriminale që operonin në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrëshen dhe Vlorë dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe ushtarët e tyre. Nga hetimet rezultoi se Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022 bëri aleancë me grupin kriminal të drejtuar nga ish deputeti socialist Arben Ndoka. Ata kontaktuan grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Qëllimi i tyre ishte ekzekutimi i kundërshtarëve.…
SPAK ushtroi kontroll edhe bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 miilionë euro cash. SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të Herigert Mitrit, i cili gjatë kohës që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark. Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokës se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës. SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e…
TIRANË- Rrëshajët, një festë e rëndësishme për të krishterët, kujton zbritjen e Shpirit të Shenjtë mbi apostujt e Krishtit pas ringjalljes së tij. Rrëshajët janë një festë e mirëpritur. Jo vetëm të dielën, por edhe të hënën nuk punohet. Shumë e shfrytëzojnë këtë ditë për një pushim të shkurtër, apo takime me miqtë. Kafenetë dhe trenat janë plot. Nga ana tjetër festa e Rrëshajëve, është më shumë se kaq. Kjo festë është pas Krishlindjeve dhe Pashkëve njëra nga tri festat më të rëndësishme në kalendarin kishtar. “Rrëshajët janë festa e shpirtit të Shenjtë, që mbush dhe lidh të gjithë besimtarët në…
Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit Don Xhoni është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Ai është gjobitur me 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz, Lamborghini ngjyrë portokalli. Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me Lamborghinin portokalli. Ndërkohë gjatë javës që lamë pas 11 shoferë u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2…
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga katër shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Më pas policia ushtroi kontrolle në makinën e tyre ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë. Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.
Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë. Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap. Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses. Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500…
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e të shtunës pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës. Mësohet se tritoli shpërtheu në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurtit. Burime bëjnë me dije se në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar. Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Banesa, së cilës iu vendos tritoli, ndodhet pranë aksit Fushë Krujë-Tiranë, aks nga i…
Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe i rrezikuar nga komplikacionet, por për momentin është në gjendje të stabilizuar. Të rejat e fundit rreth shëndetit të Ficos pas atentatit i bënë të ditura autoritetet e vendit të shtunën. Kreu 59-vjeçar i qeverisë sllovake u qëllua pesë herë me armë zjarri në një sulm që shokoi një Europë të tërë dhe rriti shqetësimet rreth polarizimit politik në vendin me 5.4 milionë banorë. “Ne nuk e kemi fituar ende betejën, është shumë e rëndësishme të thuhet,” deklaroi zëvendëskryeministri Robert Kalinak, duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e Ficos jashtë spitalit…
VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një makinë ka humbur kotrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket makina e e aksidentuar e cila është përshkuar nga trafikndarësja tej për tej. Raportohet se për shkak të aksidentit drejtuesja e mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit rreth orës 23:45 minuta. Ndërkohë shkak i aksidentit të rëndë mendohet shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan se në 24 orët e fudnit, të paktën 64 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha në një konferencë për shtyp se ushtria kishte gjetur trupin e pajetë të një tjetër pengu në Rripin e Gazës. Pengu ishte Ron Benjamin, 53 vjeç, i rrëmbyer nga Hamasi në mëngjesin e 7 tetorit. Hagari shpjegoi se Benjamin u vra nga terroristët e Hamasit më 7 tetor pranë…
Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni gati për probleme. Do debatoni fort me personin që keni në krah dhe për asgjë nuk do toleroni. Ju beqarët duhet të jeni sa më realistë që të mundeni pasi në të kundërt do përballeni me zhgënjime të shumta. Në punë do keni një ditë disi më të ndërlikuar dhe shpesh do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Mos e bëni këtë gabim. Gjendja financiare do…