Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak. Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se…
Author: tirana
Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të kundërshtuar aplikimin e përbashkët mes Shqipërisë e Serbisë për organizimin e Kampionatit Europian të vitit 2027 për U-21. Ata kanë hedhur bojë të kuqe në hyrje të godinës së federatës si dhe kanë vendosur në kangjella fotografi-dëshmi të krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë. “Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre…
Piktori Helidon Haliti tha në emisionin “Quo Vadis” se në kohën kur ka qenë student ka patur pedagog kryeministrin Edi Rama. Në intervistën e tij artisti tha se Rama si pedagog ishte elit në të gjitha dimensionet, veçanërisht në ate fizik. Piktori tha se kryeministri Rama është një njeri shumë i ditur dhe i kompletuar. Helidon Haliti: Edi Rama ishte aboslutisht elit në të gjitha dimensionet sidomos në atë fizik, pra kalonte në mes të bulevardit dhe të gjithë kthenin kokën. Ishte një pedagog i cili në orare të caktuar nuk dinte se ku po drejtonte, në fakt edhe sot Rama…
Një 53-vjeçar është arrestuar në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 3”. Shtetasi Bujar Muka ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë kanabis. Finalizimi i operacionit u krye nga Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Disa orë para zhdukjes së helikopterit të tij në veri të Iranit, presidenti i konfirmuar tashmë i vdekur, Ebrahim Raisi, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Të dy liderët kishin udhëtuar së bashku në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor, ku inauguruan një digë në kufirin mes dy vendeve. Në një postim pas publikimit të lajmit për rrëzimin e helikopterit që transportonte Raisin, Aliyev tha se ishte i trishtuar nga lajmi, pasi i kishte thënë një lamtumirë miqësore më herët gjatë takimit të tyre. “Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ibrahim Raishi, jemi…
Piktori Helidon Haliti foli sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn për jetën e tij në Greqi dhe sfidat me të cilat është hasur. Piktori tha se gjatë periudhës që ka jetur në Greqi përveç se ka ushtruar profesionin e tij, ai ka punuar gjashtë muaj në varrezat greke bashkë me dy miq të tij. Helidon Haliti u shpreh se nga të ardhurat që fitoi nga arti i tij dhe puna në varreza, ai bleu 3 shtëpi në Greqi, ndërsa thotë se këtë gjë e ka shumë të vështirë ta arrijë nga paratë që fiton duke shitur veprat…
Finalistët e BBV3 kanë zhvilluar nga një intervistë me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilat hynë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje? Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem.. Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde? Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thosha a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë. Me ikjen…
Ebrahim Raisi ishte një klerik i linjës së ashpër, i afërt me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, zgjedhja e të cilit si president në vitin 2021 konsolidoi kontrollin e konservatorëve mbi çdo pjesë të Republikës Islamike. Ish-kreu i drejtësisë 63-vjeçar pasoi Hassan Rouhani pas një fitoreje dërrmuese në një votim ku u përjashtuan shumë kandidatë të shquar të moderuar dhe reformistë dhe shumica e votuesve qëndruan larg. Ai mori pushtetin pasi Irani u përball me sfida të shumta, duke përfshirë problemet akute ekonomike, përshkallëzimin e tensioneve rajonale dhe ngecjen e bisedimeve për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore me…
DASHI Periudha e favorshme për të filluar ngritjen e projekteve dhe marrjen e një rikonfirmimi të mirë. Tani në bazë të një ndryshimi pak a shumë vullnetar mund të fillojmë përsëri. Marsi në shenjë rrit pasionin. Rikuperimi është total, ata që duan të fillojnë një trajtim apo t’i përkushtohen një aktiviteti do të kenë yje më të mirë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 20 maj 2024), ky është muaji i rikuperimit. Në veçanti për ata që duan të heqin një guralec nga këpucët e tyre ose të rrisin aftësinë e tyre vendimmarrëse. Dashuria shpërblen çiftet që janë…
Në Iran nuk ka ende asnjë shenjë nga presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm Hossein Amirabdollahian. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte të vështira atmosferike dhe në errësirë për të gjetur helikopterin e rrëzuar si edhe të mbijetuar. Helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar sot për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen tha se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Allen publikoi në “X” fotografi nga ky takim, ndërsa shkroi se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. “Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen. Paraprakisht, diplomatja amerikane, Liz Allen u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive…
40-vjeçarja Enkelejda Limaj, Danaj ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje, vijojnë të përshkruajnë mediat greke historinë tragjike të shqiptares së vrarë në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj. Raporti mjeko-ligjor i trupi të vlonjates përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin. Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17 vjeç dhe të dy lanë Vlorën për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë…