Author: tirana

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini është lajmi që trazoi Tiranën. Të veshura me fustane nuserie, ato kurorëzuan dashurinë në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, celebrim që ndodh për herë të parë në bashki. Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+. Në ceremoni ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Alba tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, kjo pse pritshmëritë i ka negative. Për sa i përket marrjes…

Read More

Sali Berisha në një dalje publike për mediat nga banesa, tha se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme. Berisha thekson se SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar. ”Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit. Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur…

Read More

Qeveria e Iranit ka thirrur një “takim urgjent” të hënën, pas njoftimit se presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm i vendit ishin në mesin e atyre që vdiqën nga përplasja e helikopterit. Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, karrigia ku zakonisht ulet Raisi ishte e zbrazët dhe ishte e mbështjellë me një brez të zi në kujtim të presidentit. Koha dhe detajet e një kortezhi zie do të shpallen më vonë, njoftoi media shtetërore, Agjencia e Lajmeve FARS. Analisti ushtarak, Cedric Leighton, tha për CNN se moti i keq ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e helikopterit…

Read More

56 mijë lekë do të jetë gjoba minimale që do të vendoset për të gjithë ata që plehrat nuk do ti hedhin në kosha. Madje në ligjin e ri të paraqitur në parlament thuhet se ndëshkimi shkon deri në 130 mijë lekë të reja. Çdo person që nuk do të hedhë plehrat në kosh, por do t’i lërë në hapësira publike do të gjobitet. Për këtë qëllim në Parlament është paraqitur për miratim projektligji ku parashikon ndëshkim nga 56 mijë deri ne 130 mijë lekë për individët, ndërsa per subjektet fatura fillon nga 650 mijë duke shkuar deri në 1…

Read More

“Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në proces transformimi në Sh. A. për ta riaktivizuar përmes investimeve për të zhvilluar industri. Tani jemi edhe më të qartë për të negociuar. Ne duhet të ndryshojmë qasjen, nga “Shqipëria 1 euro” të “Shqipëria partnere”, tha ai. Nëpërmjet kësaj deklarate rreth një muaj më parë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i parapriu “rizgjimit” të industrisë se prodhimit të armëve ushtarake në Shqipëri. Ndërkohë, sapo ka dalë për konsultim publik projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore…

Read More

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK, me 50 urdhër arreste. Nga përgjimet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC, rezulton edhe ish-deputeti i PS, i cili flet me disa persona dhe bëjnë planin për të vrarë Durimin Bamin. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të ish deputertit te PS, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017. Pjesë nga dosja Në datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke…

Read More

Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”. Arian Tuku i shkruan, jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …efare thot daja, Bardhi? Arjani…

Read More

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të mikpritet në Tiranë më 22 maj nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 12:00. Më pas parashikohet një takim për rreth një orë me kreun e qeverisë që do të pasohet me një konferencë për mediet. Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan se Camerun do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Cameron do të…

Read More

Rektori i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandodojë sërish pa asnjë kundërshtar, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo zbulon edhe emrat e kandidatëve të njësive kryesore të UT; ku nga 6 Fakultete në tre prej tyre gjithashtu nuk do të ketë garë. Dhori Kule i cili ka nisur karrierën drejtuese akademike që prej 1997, shkëputet këtë vit, për shkak se nuk i lejohet e drejta e rikandidimit sipas ndryshimeve ligjore të arsimit të lartë. Mirëpo, duket se në krye do të vendoset njeriu i besuar, Bernard Dosti i cili tashmë mban detyrën…

Read More

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, mes tyre dy punonjës policie, Henerigert Mitri e Klodian Shahini, si edhe dy ish-efektivë të RENEA-s. Por gjatë operacionit policor, me urdhër të SPAK, që u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj, asnjë prej katër punonjësve të policisë nuk u vendos në pranga. Ndërkohë mësohet se Henerigert Mitri, i cili aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Klodian Shahini, e cili punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës, nuk janë paraqitur në punë…

Read More

Kisha katolike në Shqipëri ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, është zhvilluar një ceremoni martesore mes dy vajzave. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kisha Katolike shprehet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar sipas doktrinës së saj. Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike “Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave…

Read More

Gjatë një interviste me “Top Albania Radio” nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e djeshme Julian Deda foli mes të tjerash edhe për fituesin e edicionit të kaluar Luiz Ejlli. Sipas aktorit Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”. “Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– tha Juli. Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit. “Teksti është i Sander Ruçit po nejse”– ka shkruar ai.

Read More