Demokratët e Lulzim Bashës 11 ditë përpara se Gjykata të flasë se kujt i takon vula e partisë, do të luajë gurin e parë për zgjedhjet parlamentare të 2025, pa pjesën tjetër të demokratëve. “Përmbyllja e këtij programi është një premtim i mbajtur i PD, duke qenë risi në ato që ne kemi sjellë”, thotë Arbi Agalliu, sekretari për Programin, i cili tregon platformën me të cilën do të kërkohet vota. “Nuk lë jashtë vëmendjes asnjë shtresë të shoqërisë, ka në fokus rikthimin e jetës në normalitet, i jep hapësirë individëve, sipërmarrësve, fermerëve, shtresave në nevojë. Nuk ka lëvizje nga…
Author: tirana
Në Universitetin më të madh të vendit, atë të Tiranës, rektori aktual Artan Hoxha është kandidati i vetëm për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni. Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore rektori Hoxha ka përforcuar qëndrimin e hershëm për shkrirjen e universiteteve dhe krijimin e institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë. Edhe pse i kujdesshëm në emërtimin e universiteteve që duhet të preken nga shkrirja, Artan Hoxha nuk e fsheh preferencën e tij për rikthimin e universitetit të Mjekësisë nën kupolën e Universitetit të Tiranës. Universiteti më i madh i vendit nuk i ka shpëtuar…
3 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi raportohet se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 20-vjeçar. Ky i fundit ka denoncuar pranë autoriteteve ngjarjen, duke sjellë arrestimin e shtetasve D.B, 36 vjeç, dhe E.H, 31 vjeç për heqje të lirisë, si edhe arrestimin e një 28-vjeçari për moskallëzimin e krimit. Njoftimi i policisë: I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të…
Rike Roçi ka rikthyer vëmendjen tek karriera e saj si modele, pas eksperiencës në ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo është shpallur fytyra e re e “Lori-Caffé”. Kompania prestigjioze e kafesë ka zgjedhur modelen e njohur për të promovuar linjën e saj të re të kafetë të ftohta në kanaçe. Spoti reklamues tregon Riken në një version më provokues dhe seksi se kurrë më parë. Por fimmilisht ofertën për të qenë imazh e mori vjet Efi, në natën finale në ”Big Brother Albania Vip 2”, por se çfarë ndodhi, kjo gjë nuk u mësua kurrrë. View this post on Instagram…
Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Ajo nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme të Teheranit, thonë ekspertët. Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore, dhe Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike janë qendrat kryesore të pushtetit në Iran, ku autoriteti i presidentit është i kufizuar. “Vdekja e Raisit, në vetvete, nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Iranit”, thotë Hamidreza Azizi,…
Premier League ka një sezon unik dhe të jashtëzakonshëm. Elita e futbollit anglez dhuroi edicionin me më shumë gola që nga viti 1992. Plot 37 gola të realizuar në javën e fundit, me 380 ndeshjet që prodhuan 1.246 gola në total. Ka disa faktorë që shpjegojnë “lumin” e golave. E para ndikuar nga minutat e shumta të shtesave, stili sulmues i skuadrave, por edhe dobësia në prapavijën e ekipeve që u ngjitën nga kategoria e dytë, Luton, Bërnli dhe Sheffilld Junajtid për tu rikthyer sërish në Championship. Manchester City ka peshën më të madhe në këtë statistikë. Kampionët kanë shënuar…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, shkollë e cila i shtohet 100 shkollave të reja që po riparohen nga e para në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë shkollë janë shtuar mjedise sportive, përfshirë një palestër, fushë futbolli, volejbolli dhe basketbolli, të cilat jo vetëm që do të shërbejnë për nxënësit por edhe për komunitetin lokal. “Edhe 40 shkolla do t’i nënshtrohen fazës së rehabilitimit, apo ndërtimit të terreneve sportive të reja, palestrave, Janë 100 shkolla që vitin e ri shkollor do t’i kemi të gjitha të pajisura…
Zbardhen detaje mbi planet që grupet kriminale, sipas interesave të tyre, hartonin për eliminimin e kundërshtarëve, rivalëve apo atyre që konsideron si armiq. Referuar dosjes hetimore të SPAK, më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar: “…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e…
Policia e Shtetit informon se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohen që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. “Gjatë disa tubimeve…
Pas takimit historik me shqiptarët në Athinë, më 26 maj, kryeministri Edi Rama do të jetë në takimin e rradhës me shqiptarët në kuadër të turit me Diasporën. Këtë herë ndalesa do të jetë në Milano të Italisë. Përmes një postimi në Facebook, Rama jep detaje për këtë takim.
Eduard Danaj ka kërkuar falje para togave të zeza, pasi këtë të hënë doli në gjyq. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi të Greqisë pak ditë më parë. Ai ka kërkuar falje për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.
Pagesat e shpejta elektronike janë një tjetër lehtësi në modernizmin e shërbimeve financiare për konsumatorët dhe bizneset shqiptare, duke garantuar më pak kosto kohore dhe monetare. Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nisur një projekt pilot për ta testuar këtë platformë të re nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj, i cili u prezantua sot në një prej bizneseve të njësisë nr.5 në kryeqytet. Projekti synon të lehtësojë procesin e pagesave dhe të promovojë përdorimin e teknologjive moderne në shërbimet financiare. Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare…