Author: tirana

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, mes tyre dy punonjës policie, Henerigert Mitri e Klodian Shahini, si edhe dy ish-efektivë të RENEA-s. Por gjatë operacionit policor, me urdhër të SPAK, që u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj, asnjë prej katër punonjësve të policisë nuk u vendos në pranga. Ndërkohë mësohet se Henerigert Mitri, i cili aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Klodian Shahini, e cili punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës, nuk janë paraqitur në punë…

Read More

Kisha katolike në Shqipëri ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, është zhvilluar një ceremoni martesore mes dy vajzave. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kisha Katolike shprehet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar sipas doktrinës së saj. Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike “Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave…

Read More

Gjatë një interviste me “Top Albania Radio” nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e djeshme Julian Deda foli mes të tjerash edhe për fituesin e edicionit të kaluar Luiz Ejlli. Sipas aktorit Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”. “Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– tha Juli. Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit. “Teksti është i Sander Ruçit po nejse”– ka shkruar ai.

Read More

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit. Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara. Alba, tha se ende nuk kanë një përgjigje…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, gjatë të cilit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 42 vjeç, dhe të familjarëve…

Read More

Zbardhet dëshmia e Filip Talos, i cili është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku është pyetur për kallëzimin e Ilir Metës kundër Autoritetit të Dosjeve. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se emri i Talos u la si detyrë nga gjykata që të merret në pyete. “Iu qëndroj pretendimeve që kam bërë dhe nuk dua të shqetësohet me familja ime”, mësohet të ketë deklaruar Talo, i cili u pyet për kallëzimin e Metës kundër autoritetit të Dosjeve. Duke u ndalur të rasti në fjalë ai tha se; “për rastin konkret kam dhënë shpjegime para Autoritetit të Dosjeve dhe ambasadës…

Read More

Korridori Adriatiko-Jonian është konsideruar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa ndërtimi i segmenteve të tij është në faza të ndryshme, ku disa janë drejt përfundimit, ndërsa të tjerë në fazë projektimi. Gjatësia totale e këtij korridori në territorin shqiptar është 315 km dhe nis nga Kakavija, në Gjirokastër, deri në Murriqan, ku bëhet lidhja me Malin e Zi. Ndërkaq, në vitet e fundit përpjekjet janë përqëndruar për segementet nga Fieri në Murriqan, që kanë një gjatësi totale prej 188 km. Kështu, së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi nisjen e konsultimeve publike për aksin Balldren-Murriqan, çka do…

Read More

Policia e Durrësit lajmëron se dy persona janë raportuar si të zhdukur në qytetin bregdetar. Një grua ka kallëzuar në polici se i është larguar nga banesa bashkëshorti 43-vjeçar, ndërsa një prind ka thënë në komisariat se është larguar nga banesa vajza adoleshente. Njoftimi i policisë: Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç. -Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa,…

Read More

Nëntë nga të arrestuarit nga megaoperacioni i SPAK, u lanë dje në qeli nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata janë Armando Ndreca, Naim Stafuka, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli Ndërkohë që sot, 20 maj, pritet që të njihen me masën e sigurisë edhe pesë te dyshuar si pjesëtarë te bandave të rrezikshme kriminale. Të arrestuarit mberritën dje në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Avokati i njërit prej të prangosurve kundërshtoi masën e sigurisë pasi sipas tij nuk është e ligjshme në një kohë kur arrestimi bazohet në…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin për gjykim të ish-kryetares së bashkisë së Patosit dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë, të akuzuar për abuzime me tendera. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO konkretisht: Të katërt, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, në procedurat e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka thirrur shtetasin Filip Talo. Mësohet se Talo do të japë shpjegime para hetuesve në orën 10.30. Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai për herë të fundit është parë duke dalë nga Autoriteti në datën 29 korrik ku mori dosjen e tij. Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që përndryshe do t’i merrnim kur të bëheshim anëtarë të BE-së”. Gjatë një interviste për Nacionale, Rama u ndal te zhvillimet e samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE mbajtur pak ditë më parë në Kotorr për zbatimin në vijim të këtij plani ekonomik. “Sot që flasim të gjithë shqiptarët që janë qytetarë të Bashkimit Evropian, qofshin nga…

Read More