Në Iran nuk ka ende asnjë shenjë nga presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm Hossein Amirabdollahian. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte të vështira atmosferike dhe në errësirë për të gjetur helikopterin e rrëzuar si edhe të mbijetuar. Helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar sot për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.
Author: tirana
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen tha se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Allen publikoi në “X” fotografi nga ky takim, ndërsa shkroi se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. “Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen. Paraprakisht, diplomatja amerikane, Liz Allen u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive…
40-vjeçarja Enkelejda Limaj, Danaj ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje, vijojnë të përshkruajnë mediat greke historinë tragjike të shqiptares së vrarë në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj. Raporti mjeko-ligjor i trupi të vlonjates përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin. Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17 vjeç dhe të dy lanë Vlorën për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë…
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi zyrtar, mes emrave të proceduar është edhe një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 9 vjeçar. Kallëzimi për 64 vjeçarin B.S është bërë nga gjyshja e fëmijës së mitur. Njoftimi nga Policia Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Sektori i Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. –…
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve. “Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan për punën e palodhur e te përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X. Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike…
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në ditën e sotme. Gjatë fjalës së saj Osmani falënderoi nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës në cdo kohë. Osmani gjatë fjalës së saj vuri theksin tek sulmet që po regjistrohen nëpër botë ndërsa shtoi se nga këto sulme nuk është kursyer as Kosova të cilat sipas saj sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. “Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat…
Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Fushë-Krujë. Sipas policisë, ai dyshohet i vetëvarur, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nuk dihen më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, por blutë po punojnë për zbardhjen e saj. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë
KUKËS- 4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje. Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje. Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M. Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S. Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të…
I ftuar në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, ka qenë këngëtari i njohur Blero. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur dhe nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra nga jeta e tij private, kur dëgjoi zërin e ish-bashkëshortes së tij Afrona, u befasua. Prej disa kohësh ata janë ndarë dhe gjithsecili po jeton jetën e vetë. Një nga pyetjet që Afrona i ka bërë Bleros është “njerëzit që qeshin shumë, a mendon se kanë një lloj mllefi përbrenda dhe nuk janë ashtu siç hiqen në publik”? Blero: Më ke djersitur. Unë mendoj që po, disa njerëz vajin…
Një ligj i diskutueshëm mobilizimi ka hyrë në fuqi së fundmi, ndërsa Kievi përpiqet të rekrutojë trupa mes një ofensive të re ruse që kërcënon Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Legjislacioni synon të thjeshtojë identifikimin e rekrutëve në mbarë vendin. Ai gjithashtu ofron stimuj për ushtarët, si ndihmë financiare. Bëhet e ditur se ligji u miratua pas muajsh vonesë, pak pasi Ukraina e uli moshën e rekrutimit nga 27 në 25 vjeç. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dy ligje: një që lejon të burgosurit t’i bashkohen ushtrisë dhe një tjetër që i rrit gjobat e…
PEQIN-Një laborator droge është zbuluar nga policia në Peqin. Mësohet se magazina ishte përshtatur për kultivim të cannabisit, me anë të llambave. Sipas një njoftimi të policisë lidhur me ngjarjen është arrestuar pronari i magazinës, si dhe drejtori i OSHEE në Peqin. Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim të detyrave dhe moskallëzim të krimit. Policia ka sekuestruar materiale, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbinin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis. Pronari i magazinës me inicialet G.K u arrestua për veprat penale “Kultivimi…
GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e djeshme në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë. Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas njoftimit te policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Mësohet se shoferi 27-vjeçar me inicialet M.K., po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë kur automjeti ka humbur kontrollin. Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirëisisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë -M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor…