Artistët po nxjerrin këngët e verës. Një bashkëpunim është duke ardhur. Dafina Zeqiri dhe Yll Limani do të bashkojnë forcat. Dafina e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe Ylli i cili ka magjepsur tashmë me melodi të ndjeshme dhe tekste që prekin, janë të dy figura të dashura në skenën muzikore shqiptare. Bashkë, potenciali i tyre krijues premton të shndërrojë çdo projekt në një sukses të menjëhershëm.
Author: tirana
Arne Slot është trajneri i ri i Liverpool-it. The Reds kanë zyrtarizuar pasardhësin e Klopp, i cili do të largohet nga Feyenoord-i. “Klubi i futbollit Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune. 45-vjeçari do t’i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij”, njofton klubi i Liverpool në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Ljubjana e Sllovenisë ku ka prezantuar 5 prioritetet e partisë, gjatë fjalës së tij e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e Berishës në masën e arrestit të shtëpisë. Po ashtu Meta e ka cilësuar proces politik të mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova. “Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë. Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin…
Për mbrojtjen e lumit Vjosa, kryeministri Edi Rama do të nis një dëgjesë me komunitetet lokale. Kreu i qeverisë thotë se dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj. ”Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Hedhim një tjetër hap…
Ëndërra e çdo të riu shqiptar kur nis rrugën e futbollit është që një ditë të veshë fanelën kuqezi, por edhe të luajë jashtë vendit. Një ndër ta është edhe 17-vjeçari shtatlartë, Hamit Kallmeti që ka lindur në Fushë-Krujë dhe që futbollin e ka nisur disa vite më parë qysh fëmijë, me ëndrrën për të prekur majat, dhe për të vijuar më pas hapin e radhës tek Akademia e Futbollit. Ai luan si 6-ësh ose 8-ësh në mesfushë. Jo më kot konsiderohet edhe nga trajnerët që e kanë stërvitur, si një element me shumë perspektivë, në saj të konstruktit, por…
Presidenti Bajram Begaj, ka treguar përmes një postimi që në zyrën e tij ka pritur ish-presidentin e vendit, Alfred Moisiun. Në foton e publikuar në Facebook, Begaj shkruan ”Është gjithmonë kënaqësi të shkëmbej mendime dhe opinione me Presidentin Moisiu”.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ligji i profesioneve të lira ka çuar në mbylljen e qindra bizneseve. Ai thotë se 35% e bizneseve janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë nën përpunim ende. Bardhi bën fajtor Rama, duke thënë se në fillim premtoi për profesionet e lira taksa zero, por realiteti paraqitet krejt ndryshe. Më tej Bardhi shkruan se taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, miqtë e Edi Ramës. Postimi i plotë Shqipëria duhet ti japë fund modelit qeverisës të…
Serbi Dordje Duriç është fitues i etapës së parë të rrethit çiklistik me 4 orë, 3 minuta e 15 sekonda duke lënë në vend të dytë bashkëkombasin Marko Stankoviç dhe në vend të tretë austriakun Lenard SternsDorff. “Ishte etapë e vështirë, rrugët ishin të vështira, kishte shumë ngjitje por ja dola. Ishte e vështirë në momentet e fundit sepse fuqia duhet të ishte në maksimum por pata mbështetjen e grupit tim ndaj edhe sot fitova”, tha ai. Nga ana tjetër Stankoviç, i vendit të dytë pas garës ka bërë të ditur se nuk ka patur mbështetjen e çiklistëve të tjerë…
Një turist është bërë lajm në Durrës dhe ka shqetësuar komunitetin. Me çantë pas shpine, kapele, atlete dhe telefonin në dorë, janë ”veshja” e turistit. Panorama e pazakontë sigurisht që u pikas shumë shpejt nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë. Kjo e fundit e gjeti po në rrugë dhe e shoqëroi në komisariat. Më pas në spital psikiatrik nga ky rezultoi se 40-vjeçari ishte në gjendje depresive. Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve. “Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë. Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh: “Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd…
Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë në prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri. “Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm…
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini është lajmi që trazoi Tiranën. Të veshura me fustane nuserie, ato kurorëzuan dashurinë në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, celebrim që ndodh për herë të parë në bashki. Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+. Kisha Ortodokse Autoqefale në një reagim, thekson se nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. ”Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19…