Author: tirana

Mbrëmja e djeshme ishte një natë feste tek Elbasani. Klubi verdheblu shtroi darkën e fundit të këtij sezoni ku bëri bashkë të gjithë futbollistët, stafin teknik, bordin drejtues dhe persona të tjerë që i kanë qëndruar pranë klubit këtë sezon, në krye të të cilëve është si gjithnjë presidenti Kujtim Llupa. Jo vetëm kaq, por kishte edhe ftesa speciale për miq të veçantë. Presidenti Llupa kishte ftuar në darkën private edhe dy finalistët e Superiores, drejtuesit e Partizanit e Egnatias. Presidentët Gazment Demi dhe Agim Demrozi shoqëruan homologun e tyre në një ‘gosti’ mes miqsh të mbizotëruar nga raporti i…

Read More

Sali Berisha nuk do të dalë nga shtëpia ku ndodhet i arrestuar prej 30 dhjetorit 2023 pasi GJKKO dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’. GJKKO rrëzoi kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Në seancë prokurororët sollen materiale të marra nga shqiptarja.com dhe top channel për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe Elmar Brok. Ata thanë se Berisha nuk respektoi vendimi i masës së sigurimit. Gjithashtu…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj pronares së një librarie, për falsifikim. Mësohet se kjo shtetases ka falsifikuar 4 vepra letrare të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Prokurori i çështjes Bledaj Valikaj ka kërkuar ne gjykate caktimin e masës se sigurisë detyrim paraqitje për Mirela Bardhi, pronarja e librit Universitar “Book Store“. Ndaj saj është ngritur akuza  për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, ku një shtetase u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me…

Read More

Ka nisur me shpërthime protesta e kësaj të marte e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, ndërsa janë hedhur disa bomba molotovë. Siç duket edhe nga fotot me dronë, kësaj radhe numri i protestuesve është tkurrur. Kjo është protesta e 8 që zhvillohet para bashkisë së Tiranës, ku nga njëra anë kërkohet që Erion Veliaj të japë dorëheqjen, e nga ana tjetër kërkohet lirimi i Sali Berishës nga akuzat e kësaj prokurorie.

Read More

Ka filluar protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 8 në radhë dhe opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me të tjera. Qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur edhe njëherë para institucionit për të këkruar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Ashtu si në protestat e kaluara, edhe këtë herë ka pasur tensione dhe ëhstë hedhur Molotov drejt godinës.Policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik dhe ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.

Read More

Modelja e njohur Beniada Nishani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku rrëfeu shumë të pathëna mbi jetën personale e atë profesionale. Ajo u pyet nga fëmijët për modelingun. Duke u ndalur te kjo e fundit, Beniada tha se babai i saj nuk ishte aspak dakord që ajo të bëhej modele, ndaj në audicione shkonte fshehurazi, derisa babai i saj ndryshoi mendim. “As mami, as babi. Babi donte të bëhesha doktoreshë. Mami më linte të lirë. Unë u bëra modele sepse e ndiqja shumë modelingun. Herën e parë shkova në Milano 16 vjeç edhe kasti…

Read More

Vajza e Enkelejda Danaj, e cila u vra më thikë në rrugë në Greqi nga ish bashkëshorti Eduard Danaj ka deklaruar se ai i kërcënonte se do t’i vriste. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, vajza e çiftit foli për një baba alkoolik, me prirje agresive dhe xheloz për 40-vjeçaren. “Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Ai mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Ai kërcënoi se do të na vriste dhe do të vriste veten. Nuk më ka goditur kurrë mua dhe…

Read More

Ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ka qenë emergjente. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës Zhaneta Beqiri në studion e RTSH 24. Beqiri ka bërë me dije më tej se më 3-7 qershor hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe ndërsa nga data 10-21 qershor hapen aplikimet për regjistrimin në kopshte. “Numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Periudha zyrtare e aplikimeve për çerdhe është data 3 qershor, gjatë gjithë javës, deri në datën 7 që është ditë e premte. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të shkojnë në ambientet e…

Read More

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për bashkëpunimin e krimit të organizuar me pushtetin, nisur nga operacioni i fundit i SPAK, që goditi disa prej grupeve më të fuqishme kriminale. Zogaj tha se krimi dhe pushteti janë në simbiozë, ndërsa veçoi rastin e vrasjes së Aleksandër Ndokës, vrasje e cila nuk u zbardh asnjëherë dhe shënon nisjen e një fushate të përgjakshme dhe përplasje të grupeve kriminale për hakmarrje. “Këto grupe kanë promovuar institucionin makabër të vrasësve me pagesë. Grupi i Niklës është quajtur si fabrika e madhe e vrasësve me pagesë. Edhe…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të…

Read More