Author: tirana

Sali Berisha i cili që prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet nën arrest shtëpiak, ka shkelur urdhrin e gjykatës për të mos kontaktuar me askënd përpos anëtarëve të familjes. Me këtë konstatim SPAK kundërshtoi testin e radhës të avokatëve mbrojtës të Sali Berishës që insiston heqje të masës së sigurisë, vendosur ndaj tij në fund të dhejtorit 2023. Si shembull të tretë të shkeljes së urdhrit të gjykatës SPAK parashtroi futjen e mjeteve teknike në banesë përmes të cilave realizohen fjalimet, duke provuar se po monitorohet nga prokurorët e Posaçëm. Si shkelje të masës SPAK renditi takimin me gazetarin e medias…

Read More

Kryeministri Edi Rama tregon se në prag të sezonit turistik, në plazhet në vend ka filluar puna për pastrimin e plazheve. Rama përmes një postimi në Facebook, thotë se ka nisur puna edhe për pastrimin e plazhit në Darzezë të Fierit. Për të pastrimi po kryhet që turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë. “Darzezë-Në prag të sezonit turistik vijon puna në terren për pastrimin e plazheve që turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Trajneri brazilian i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho Mendes ka marrë pasaportë shqiptare. Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje. Ai do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Read More

Ilnisa Agolli e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për lidhjen me prezantuesin nga Kosova, finalistin e BBV3, Meriton Mjekiqin. “Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”, u shpreh ajo. Më pas shton se i ka dërguar edhe një mesazh të vëllait të Meritonit, por duke mos treguar se çfarë i kishte shkruar. “Kam…

Read More

Një baba akuzoi me vajzën e tij, dhe e çoi në shtratin mëkatar për 4 vite. 14-vjeçarja që dyshohet se është abuzuar nga babai i saj, është nga Golemi i Kavajës. Vajza në fillim ka folur me psikologen e shkollës, duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale. E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur në moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve. Ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4…

Read More

Për herë të parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka sulmuar Festivalin Europian të Këngës, duke e akuzuar se inkurajon “neutralizimin e gjinive” dhe kërcënon familjen tradicionale. Ai i përshkroi pjesëmarrësit në Eurovizion si “Kali i Trojës së korruptimit shoqëror”, dhe shtoi se qeveria e tij kishte të drejtë që e mban Turqinë jashtë këtij festivali, prej vitit 2012. Komentet e Erdogan duket se i referohen fituesit të këtij viti, zviceranit Nemo, i cili në këngën e tij rrëfente udhëtimin drejt përqafimit të identitetit të tij pa gjini. 24-vjeçari u bë i pari këngëtar jobinar që fiton kompeticionin. “Në…

Read More

Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë. Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos. Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.

Read More

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shtatë tipologji rreth mundësisë së pastrimit të parave në vend, duke theksuar se të gjitha rastet u janë dërguar organeve të zbatimit të ligjit dhe janë ato që konfirmojnë nëse kemi të bëjmë apo jo me vepër penale. Tipologjitë e ndërtuara për vitin 2023 përfshijnë raste të ndryshme, por sërish dominon sektori i pasurive të paluajtshme. Gjithsesi ky nuk është i vetmi. AIF sjell në vëmendje raste të qarkullimit të vlerave të dyshimta në sistemin bankar nga jo rezidentë dhe në vende të konsideruara me risk, keqpërdorimi i llogarive dhe përfitime të pajustifikuara…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve, por shtoi se revokimi i licensave është masa e fundit që mund të ndërmarrin për shkak se mund të sjellë pasoja tek qytetarët. Sa i përket normës së interesit, Gent Sejko deklaroi se janë bërë inspektime ndërsa theksoi se janë ulur me tre herë. Gent Sejko: Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët.…

Read More

Punimet për rehabilitimin e linjës hekurdhore Tiranë – Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit kanë arritur në masën 70%. Gentian Liko, nga drejtoria e Zhvillimit të Transportit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se afati i ri i përfundimit të punimeve është marsi i vitit 2025. Përfitimet nga operimi i kësaj linje hekurudhore pritet të jenë të mëdha. Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë – Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro,…

Read More

Shtëpia në Romë e liderit të Lega Nord, njëherësh zv/kryeministër i Italisë, Matteo Salvini, është mësyrë mbrëmjen e djeshme nga hajdutët. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se hajdutët kanë hyrë në shtëpi duke përfituar nga fakti se nuk kishte njeri brenda. Alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurma. Nga informacionet e para duket se ata nuk kanë mundur të hapin kasafortën, por mbetet e paqartë nëse hajdutët kanë marrë sende të tjera nga shtëpia.

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat përfundoi hetimin për procedimin penal nr.221 të vitit 2018 dhe kërkoi dënimin me 22 vite burg të të pandehurës D.Sh për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, parashikuar nga neni a/4 i Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit dhe pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, Prokuroria arriti në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se e pandehura D.Sh, në bashkëpunim me shtetasit E.M. dhe F.D. ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua. Ajo me veprime aktive ka rekrutuar, transportuar…

Read More