Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e KPA, pasi për të vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. “Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen…
Author: tirana
Berat Gjimshiti do të udhëheqë skuadrën e Atalantës nesër në fushën e lojës, në ndeshjen finale të Ligës së Europës përballë Bajer Leverkusen të Çabi Alonsos. Skuadra gjermane vjen me petkun e favoritit, pasi deri tani ka zhvilluar një sezon ku nuk është mposhtur asnjëherë. Për futbollistin shqiptar, ndeshja e së mërkurës nuk ka favoritë dhe skuadra ka ndërgjegjësimin që mund të bëjë një rezultat shumë të rëndësishëm. Duke folur para gazetarëve në konferencën për mediat para finales, Gjimshiti tregoi edhe emocionet e tij para një ndeshje të një rëndësie kaq të veçantë. Si mund të ndalohet një ekip si…
Nesër më 22 maj, ish-kryeministri sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërrin në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Cameron do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. ”Përshëndetje, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. Pas takimit, Kryeministri Rama-Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod. Ju lutemi, nisni emrat e gazetarëve që do të jenë të pranishëm”, njofton Kryeministria. Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do…
Ndërhyrjet për të përmirësuar kushtet në zonat turistike, furnizimin me ujë të pijshëm në zonat problematike, infrastruktura në zonat rurale, investimet në kullim e vaditje do të jenë në fokus të buxhetit të Bashkisë Lezhë për 3 vitet e ardhshme. Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë konsultimit publik për buxhetin afatmesëm, tha se investimet në infrastrukturën e brendshme të qyteteve Shëngjin e Lezhë do të nisin shumë shpejt. Së bashku me investimet e qeverisë për By Passin e Shëngjinit dhe rrugën Milot-Balldren pritet të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. “Në Nëntor do të kemi projektet gati për…
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk ka qenë prezent në aksionin e policisë së Kosovës në Veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë. KFOR ka theksuar se është njoftuar “pak kohë” para se autoritetet kosovare të sigurisë të nisnin operacionin. Teksa po zhvillohej aksioni, makinat e KFOR-it, por edhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), u panë në veri. “Personeli i KFOR-it nuk u përfshi në zbatimin e këtyre operacioneve”, u tha në njoftimin e KFOR-it të publikuar më 21 maj, një ditë pas operacionit. Ky mision tha se pret…
1/3 shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të nivelit të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen sociale. “Kemi bërë raportin e fundit për minimumin jetik në vitin 2019. Të dhënat ndryshojnë vit pas viti. Nuk kemi pasur ndryshime të reja negative për të bërë një raport tjetër. Parlamenti duhet të miratojë formulën si do të llogaritet minimumi jetik. Në vitin 2019 ne kemi pasur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17.875 lekë, nëse kjo vlerë llogaritet vetëm me inflacionin…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në galeritë e kromit në Bulqizë, ku një minator 29-vjeçar humbi jetën. Për të kjo tragjedi e ndodhur në minierën e Martaneshit është një këmbanë që duhet të ndjehet nga çdo instancë e qeverisë. ”Të keqpaguar, të pa sigurtë dhe në kushte të papërshkrueshme të punës së përditshme. Duke iu nëpërkëmbur dinjiteti, pa marrë vështirësinë e punës që i takon. Prej vitesh statusi i minatorit që njeh të drejta të veçanta per këtë kategori nuk është pjesë e diskutimeve të asnjë tryeze”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Tragjedia e…
Tirana është veshur me ngjyrat e Britanisë së Madhe. Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet të vizitojë Tiranën. Kjo vizitë e Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe. Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për vendin tonë. Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur edhe posteri ku shkruhet “Mirë se vjen Lord Cameron”. Në Tiranë Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme…
Në 2023 ka pasur rreth 308 mijë pacientë të shtruar, gati 11% më shumë sesa në vitin 2022. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pritur numrin më të lartë të shtrimeve. Por ndryshe nga një vit më parë, pacientët kanë qëndruar më pak në spital. Mesatarja e ditë qëndrimit mesatar për vitin 2023 është 3.8 ditë, ndërsa në vitin 2022 ishte 4 ditë. Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar vizitat ambulatore në spitalet universitare ranë, duke bërë që fluksi të mos fokusohet vetëm aty por të shpërndahet në spitalet rajonale, ku numri i tyre është rritur.…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në mes të Athinës. Një çift shqiptar janë rrahur barbarisht. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës. Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit. Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin e kërkuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, që i ndalon kreut të KLP-së të riemërohet për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit. Balla nuk ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit. Alfred Balla iu…
Të shtunën është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i rëndësishëm në karrierën e tij. “Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur”, u shpreh Ledioni, duke shtuar: “Ju falenderoj të gjithëve ju shikuesve dhe tifozëve të këtij super programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe meme-t; i dua të gjitha dhe ju dua edhe ju, të gjithëve”.…