Author: tirana

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale. Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror. E sigurt është që…

Read More

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur. Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë. Ky vendim historik nxiti kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe gëzim nga palestinezët. Izraeli i tërhoqi menjëherë ambasadorët e vet nga Norvegjia dhe Irlanda. Këto tre vende njoftuan njëra pas tjetrës përmes konferencave për media për vendimin e tyre për Palestinën. I pari, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse…

Read More

Policia e Bulqizës ka arrestuar administratorin e minierës ku një ditë më parë humbën jetën vagonisti 29-vjeçar A.P. dhe u plagos rëndë kolegu i tij H.B. 40 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë G.P. 38 vjeç, administrator dhe brigadier i subjektit minerar. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri u shemb një masiv gurësh, duke zënë poshtë dy minatorët. Njëri prej tyre humbi jetën menjëherë, ndërsa 40-vjeçari ndodhet i plagosur në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Avokat Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë. Madje Beqiri ka theksuar se për Ervis Martinajn ka ardhur mjek i specializuar nga Gjermania që sipas Beqirit ai i ka ndryshuar fytyrën me operacione plastike. Sipas Beqirit tashmë Ervis Martinaj nuk njihet si pasojë e operacionit pavarësisht sipas Beqirit, dihet vendi dhe hoteli ku qëndron Ervis Martinaj. Avokati shtoi më tej një i burgosur shumë i njohur flet që nga brenda burgut me Ervis Martinajn.“Nuk mban ende ujë pilafi që ti ende si SPAK, nuk përcakton që ky…

Read More

Ka rënë në pranga autori i plagosjes në Durrës mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se 24-vjeçari u plagos nga kushëriri i tij, i cili u shpall në kërkim. Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku…

Read More

Sipas gazetarit Artan Hoxha, një personazh që do shërbente si “thesar” për SPAK-un është Aleksandër Deda. Ky i fundit tejet i njohur për policinë kriminale të Lezhës. Hoxha analizoi atentatet e kryera ndaj tij dhe motivin. Ata që donin ta eliminonin janë po ashtu emra të lidhur me ngjarjet tipike mafioze në vend. Deda aktualisht është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Ajo që është interesante është se ai ka arritur t’ju shpëtojë disa atentateve. Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ku ai mbeti i plagosur. Më pas në Mars 2022, ku një xhup i…

Read More

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron vjen sot në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani, për të diskutuar për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Pas takimit me Ramën, është parashikuar një konferencë e përbashkët në orën 12:50. Në orën 14:30, diplomati britanik do të takohet me Begajn. Sërish në fokus do të jetë ndalimi i emigracionit të paligjshëm, thuajse dy vite pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e menjëhershëm të qytetarëve shqiptarë ilegalë nga Britania e Madhe. Cameron do të shpallë po ashtu një program për…

Read More

Policia greke ka kryer identifikimin e një 48-vjeçari shqiptar që mashtronte të moshuar në zona të Thesprotisë. Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që kryente mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para. Sipas të njëjtave informacione, 48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e parave të marra arrin në 140 mijë euro. Mashtruesi 48-vjeçar shqiptar i ka bindur të moshuarit se të afërmit të tyre i duheshin shuma të mëdha për operacion pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari përballet me kallëzim penal.

Read More

DASHI Në dashuri dëshira për t’u përfshirë është e madhe dhe duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të deklaruar ndjenjat tuaja. Në punë, fokusojeni gjithçka tek të qenit diplomatë dhe ndërmjetësues. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 22 maj 2024), kjo është koha e duhur për të dashuruar dhe për ta lënë veten të dashuroheni. Në punë, nëse ka pasur krizë, duhet kapërcyer me përkushtim dhe vendosmëri. BINJAKËT Fatkeqësisht në dashuri jeni larg partnerit dhe kjo po ndikon negativisht në marrëdhënien tuaj. Në punë është një moment qetësie dhe force. GAFORRJA Më në fund po filloni të shihni…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njofton se një 24 vjeçar me iniciale E.B ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me armë. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes. “Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë…

Read More

Në dokumentin që disponon gazetari i Top Channel Muhamed Veliu të dosjes britanike për ndalimin e hyrjes të Sali Berishës, janë përfshirë edhe kundërshtitë e ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar. Në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku u zhvillua apeli i paprecedentë kur një ish kryeministër i kundërvihet vendimit të qeverisë britanike, avokatët e zotit Berisha kanë dhënë argumentet e tyre se përse vendimi i sekretares së shtetit Priti Patel ishte jo i drejtë. “Vendim-marrësit nuk mund ti bazojnë gjetjet e tyre në fakte të pambështetura në prova apo që bazohen në pikëpamje të cilat në mënyrë të…

Read More

Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 2”, Kader Kicaj ndodhet në Turqi. Kjo për shkak se së fundmi u tha se ajo së shpejti do të bëhet pjesë e kinematografisë turke. Modelja po ashtu u pajtua me fituesin Lumbardh Salihun, me të cilin krijoi edhe lidhjen brenda në BBVK2. E këtë herë ka ndarë edhe një fotografi nën përqafimin e tij duke shkruar: “Më mungon”. Edhe pse larg njëri-tjetrit, ata po gjejnë forma për të shprehur dashurinë. Dyshja patën një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila duket se kaloi shpejt.

Read More