Një edukatore në Tiranë është denoncuar nga një nënë e cila pretendoi se i ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar. 24 vjeçarja me iniciale I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila punon një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”. Nëna e 3-vjeçarit e ka paditur me pretendimin se edukatorja i ka dhunuar të birin. ”U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I.K, 24-vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë…
Author: tirana
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani u pyet këtë të mërkurë në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve lidhur me vendimin për arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Berisha. I pyetur nga deputeti Noka nëse po lufton opozitën dhe me çfarë baze ligjore, Berishës i ndalohet e drejta komunikimit, ai tha se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe ai vetë nuk është peng i askujt. Nga ana tjetër, Dumani i tha Nokës që ”nuk është kënaqësi kur fusim njerëz në burg”, pasi deputeti e akuzoi që kreu i SPAK-ut kërcënohet me pengmarrje. Flamur Noka: Gjatë 2023, sipas raportit që ju keni…
Sonte në mbrëmje futbolli europian sjell një ndeshje interesante në Dublin Arena, aty ku Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League. Për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen më prestigjioze. Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit dhe trajnerit në fushë të Bayer Leverkusen, kampion i freskët i Gjermanisë. Atalanta ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm, djemtë e Gasperinit luajnë me një ritëm tjetër nga skuadrat e Serisë A duke shpërthyer në Europa League, aty ku De Ketelaere dhe…
Të shtunën është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe banorët po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë e famshme. Ata së fundmi janë vënë përpara disa pyetjeve, ku duhej të përgjigjeshin të gjithë. Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur: “Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi, vitin e dytë e lashë se nuk mund ta paguaja”. “Më vjen keq”, u shpreh aktorja Egla Ceno në anën tjetër. Moderatori gjithashtu ka folur edhe për historinë e dashurisë që krijoi brenda me Heidi Bacin. Moderatori tha se…
Brenda muajit qershor do të unifikohen pagat e punonjësve në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku tregon se dikasteri që ai drejton ka përfunduar mënyrën e llogaritjes se pagave në nivel lokal. Një urbanist në bashkinë e Kukësit jo vetëm do të paguhet njësoj si kolegët në bashkinë e Durrësit apo Vlorës, por do të ketë të njëjtën pagë që merr specialist i të njëjtit nivel në pushtetin qendror. “Lajmi i mirë është që ka përfunduar analiza për mënyrën se si do të rriten pagat. Në javët në vijim ne do të diskutojmë më grupimet…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një avion që fluturonte drejt Turqisë. Një shtetas afgan ka prerë damarët, duke alarmaur pasagjerët ndërsa avioni ka bërë ulje emergjente në Rinas. Avioni fluturonte nga Lyon për në Stamboll dhe vetëm ndërhyrja ekuipazhit ka shmangur një incident të rëndë. Shtetasi me origjinë nga Afganistani dhe dokumenta franceze është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës, ndërsa ndodhet në gjëndje kritike.
Shtetasi Ilia Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim ne kuadër te operacionit “Revanshi” është arrestuar në Itali. Kujtojmë që Ilia Ndoka ka qenë pjesë e grupit të ish-deputeti të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i kërkuar për pastrim parash e grup kriminal Në megaoperacionin e SPAK, u lëshuan 50 urdhër arreste, ku personat ishin të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. SPAK në njoftimin zyrtar dhe se goditi 7 grupe kriminale, ku pjesë kanë qenë edhe zyrtare të lartë policie.
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve u pyet nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin SKY ECC. Si përgjigje Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por tha se ka cështje në hetim. Ai garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor” Pyetje: A ka politikanë që kanë folur në SKY dhe a ka komunikime për zgjedhjet në to? Altin Dumani: Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla…
Një 35-vjeçare nga Berati është larguar nga banesa dhe ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin për braktisjen e fëmijëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur”, njofton policia.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj e pyeti Dumanin nëse ishte dekonspiruar operacioni i fundit i SPAK, nisur nga fakti se ishin ekzekutuar pak urdhër arreste nga 50 të lëshuar. Dumani theksoi se nuk kishte dijeni për dekonspirim të operacionit duke siguruar se do të vijonin luftën kundër krimit, ndërkohë që Xhaferaj theksoi se prokurorët e SPAK janë përballë presionit të politikës. “Si deputet tashmë me eksperiencë në Kuvendin e Shqipërisë jam i ndërgjegjshëm për kushtet tejet të vështira që ju punoni dhe ky nuk është një qendrim i bazuar në opinione, por qendrim i bazuar në fakte. Është…
Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë konferencës së përbashkët me me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron. Ai i tha se ka dhënë fjalën që do të vijë sërish në Shqipëri, e se tani duhet të vërtetojë nëse është politikan që e mban apo jo fjalën. “E përsëris që ke premtuar që do kthehesh prapë, kështu që janë gjithë shqiptarët do të të shohin që a je një politikan që mban premtimet apo jo”, u shpreh Rama në fund të fjalës së tij. Por…
Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron ka anuluar takimin e parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Shqipëri me Presidentin Bajram Begaj. Pas rreth 2 orësh vizitë zyrtare në Tiranë, David Cameron është nisur drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku do të largohet nga Shqipëria. Akoma nuk dihet arsyeja pse Cameron ka anuluar takimin me Presidentin Begaj.