Këtë pasdite është mbledhur në Kuvend grupi i dialogut mazhorancë-opozitë për të vijuar diskutimet për votën e diasporës, ku pjesëmarrës është edhe kreu-së i KQZ, Ilirian Celibashi. Pjesë e diskutimeve janë mënyra e votimit, çështja e regjistrimit të votuesve nga jashtë, si dhe siguria e votimit. Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj për votën e diasporës përmes postës. Grupi i diskutimit pritet që pas Celibashit, të ketë dëgjesa dhe me institucione të tjera që kanë lidhje me votën e diasporës. Celibashi propozon që vota e diasporës të realizohet përmes një aplikacioni, i cili do të ruajë anonimatin dhe do të…
Author: tirana
Françeska Murati e ftuar në ”Ftesë në 5”, ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e kishte harruar. Përsa i përket jetës private ajo theksoi se partneri i saj nuk do të jetë figurë publike, edhe pse pas daljes së saj, u publikua në media një foto e tyre. “Ne kemi një jetë shumë private dhe ai realisht nuk do të jetë figurë publike”, u shpreh ajo. Në…
Finalistja dhe pretendetja për fitoren e ”’Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno ka një karrierë të larmishme dhe jo të gjithë e dinë se ajo ka qenë pjesë e serialit televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”. Në një intervistë të para gjashtë viteve për “Panorama”, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël. ”Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina në fakt…
SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi I gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë, dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë. Gazeta Tema mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, I cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës. Në listën e hetimit…
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj. Cameron ishte këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare në Tiranë, por u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër. Kreu i shtetit përmes një reagimi në X, shkruan se me sekretarin Cameron biseduan për forcimin e lidhjeve tona si aleatë të vjetër në NATO-s. Po ashtu u shpreh mirënjohës për ndihmën nga Britania e Madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. ”Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam…
8 vite më parë ata ishin çifti më i komentuar, edhe pse nuk e pranuan publikisht se ishin bashkë. Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe prezantuesen Fatma Methasani. A janë ribashkuar dyshja sërish? “2016-ta është kthyer në 2024-tën. Burime të sigurta të Prive kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë, por shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale ku sërish kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin”, thuhet në Prive.
Një pendë tek e një zogu të zhdukur në Zelandën e Re, u shit në ankand për shifrën rekord të 28 mijë dollarëve. Penda e zogut Huia theu çdo pritshmëri. Zogu Huia konsiderohej i shenjtë nga populli maori. Sipas Muzeut të Zelandës së Re, ekzemplari i fundit i këtij zogu shënohet të ketë jetë parë në 1907, për ka të dhëna dhe për disa vite më vonë. Penda që u shit në ankand ishte në gjendje shumë të mirë dhe nuk shihej asnjë dëmtim nga insektet.
Stresi kronik mund te jetë aq i dëmshëm saqë mund t’ju shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Psikologët kanë renditur pesë hapat natyralë të cilët do ju ndihmojnë të relaksoheni, të largoni stresin dhe shqetësime të tjera që vijnë si pasojë e lodhjes. Bëni pushim-Në momentin që e shikoni vetën të lodhur, të mbingarkuar apo jo produktivë në punën që jeni duke bërë, zgjidhja ideale do të ishte që të bëni pushim. Të bësh pauza të shkurtra çlodhëse do ju ndihmojë të relaksoni trupin dhe trurin kështu do të mund të ndjeheni më të lehtësuar dhe më në formë për vazhduar aktivitetin…
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj. Cameron ishte këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe sipas axhendës do takohej më pas edhe me Begajn, por Cameron u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër. Sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, Cameron ka zhvilluar një telefonatë me presidentin shqiptar ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën. Sekretari Cameron u nis me urgjencë për një mbledhje qeverie, ku kryeministri Rishi Sunak lajmëroi datën…
Një dosje e dytë kundër ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” është rihapur në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Hetimet janë përqendruar në veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, gjatë periudhës kur Llalla ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Objekt i këtij hetimi janë disa raste vendimmarrje të Llallës në shkarkimin e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të disa prokurorëve. Rasti në fjalë ka marrë indicie pas një kallëzimi të paraqitur në prokurorinë e Tiranës, nga një oficer i policisë gjyqësore në Gjirokastër. Ky oficer ka pretenduar në kallëzim se…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme më 4 korrik, thonë burimet e BBC, me partinë e tij Konservatore që po përballet me një luftë të vështirë për të zgjatur 14 vitet e saj në pushtet. Epërsia e Partisë Laburiste të drejtuar nga Sir Keir Starmer ndaj Partisë Konservatore në pushtet, e udhëhequr nga Sunak, u zgjerua në 18 pikë përqindjeje, sipas një sondazhi të botuar të shtunën. Ky sondazh nga instituti i Kërkimeve Opinium parashikon që Laburistët të marrin 43% të votave, krahasuar me 25% që do të shkojnë për konservatorët. Një…
Një tronditës ka përjetuar një turiste kur një kal i Gardës Mbretërore britanike e kafshon, pasi ajo e preku teksa pozonte për një foto. Videoja që tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit, ndërsa kafsha i kthehet dhunshëm është parë nga mbi 855,000 persona. Pas sulmit të kalit, turistja pengohet dhe e tronditur për pak sa nuk rrëzohet.