Author: tirana

Ish-efektivi Arjan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jonada Avdiaj, nga Gjykata e Vlorës është dënuar me 18 vite burg. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Himarë më 2 gusht të 2022. 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Në atë kohë Arjan Tase mbante detyrën si shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. “Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.

Read More

Qeveria ”Rama 3” ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kultivimin e kanabisit dhe lojërat e fatit. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por sipas vendimit, anëtarët nuk mund të marrin më shumë se 12 pagesa në vit. Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 1-Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore…

Read More

Të mërkurën në Teheran u mbajt ceremonia e varrimit e presidentit të vendit Ebrahim Raisi, ministrit të jashtëm Hossein Amirabdollahian, si dhe zyrtarëve të tjerë, që humbën jetën në fillim të kësaj jave, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin. Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei u lut mbi arkivolet e tyre e më pas turma prej qindra mijëra njerëzish, ndoqi kortezhin për nder të viktimave, në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Vëzhguesit thanë se pjesmarrja në funeral ishte dukshëm më e ulët se në ceremoninë e varrimit në vitin 2020 për nder të gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem…

Read More

Në plazhin e Darëzezës vijon procesi i monitorimit entomologjik pas kryerjes së shërbimit të dezinsektimit, i cili rezultoi me efikasitet të plotë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga procesi i evidentimit dhe vlerësimit të habitateve potenciale për zhvillimin e larvave të mushkonjave. Koçiu tha se “ky proces do të monitorohet në vazhdimësi për kryerjen e shërbimeve pasuese në këto zona, për të pasur një sezon veror dhe plazh pa bezdisje nga mushkonjat”. “Evidentimi i vatrave të reja dhe vlerësimi i atyre ekzistuese, është thelbësor në suksesin e shërbimit të dezinsektimit për vijimësinë…

Read More

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani gjatë prezencës së gjatë në Komisionin e Ligjeve, iu përgjigj pyetjeve të deputetit të PD-së Enkeljed Alibeaj. Pyetjes se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës, ai tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet. Alibeaj: Ka të goditur nga opozita, por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë, ka të proceduar, nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit. Besoj se shpejtësia në procedimet…

Read More

Sekretari për Çështjet e Jashtme, ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Diçka nuk shkoi sipas planit. Menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri britanik u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

Read More

Arian Tuku është arrestuar në Verona të Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim policor. Arian Tuku ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë. Në dosjen e bujshme të SPAK, janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arian Tuku për vrasjen e Durimit Bamit. Po ashtu, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër të paindentifikuar.

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në forumin për ndryshimet klimatike, i cili bëri bashkë përfaqësues nga rrjeti i qyteteve B40. Në qendër të diskutimeve ishin aksionet klimatike të ndërmarra nga qytetet, ndërsa u hodhën propozime që mund të përfshijnë të gjithë rrjetin. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi bashkëpunimin mes qyteteve të rrjetit B40, për ndërtimin e një sistemi që funksionon për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjetrit. Kryebashkiaku theksoi se detyra e të zgjidhurve me votë është të marrin vendime në kohën e duhur, si mbjellja e pemëve apo lirimi i hapësirave pedonale. “Kur transformimet…

Read More

E shtuna e 25 majit do të jetë ditë mësimi. Urdhëresa e Ministrisë së Arsimit, u është shpërndarë të gjitha shkollave të cilat do të zëvendësojnë të premten e 15 marsit, e cila u la pushim pas festës së Ditës së Verës. Më 24 Maj në shkollat 9-vjeçare do të mbahet provimi kombëtar i Vanaf-it për nxënësit e klasave të pesta. Ky është një testim pa notë, por që shërben për të matur njohuritë e nxënësve në mbyllje të ciklit fillor.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Ja çfarë kuptuam nga përgjimet. Ku ndryshon krimi organizuar shqiptar nga mafia italiane apo mafia ndërkombëtare? Padyshim që mafia egziston kudo edhe në Shqipëri, por përgjimet e fundit të 7 bandave kryesore në Shqipëri zbuluan qartazi dobësitë e tyre dhe provuan se ato janë shumë poshtë dhe larg një organizimi 100% mafioz. Qytetarët e thjeshtë në zhargonin ditor, për çdo bandë pëdorin termin “Mafia”, por në thelb ka disa ndryshime esenciale si koncept juridik. 7 bandat shqiptare të arrestuara apo shpallura në kërkim nga SPAK, qartazi janë të dhunshme dhe i përkasin krimit të organizuar por ato…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, u pyet ndër të tjera edhe për çështjen e Sali Berishës, i cili sfidoi masën e sigurisë derisa u la në ”arrest shtëpie”. Lidhur me këtë çështje Dumani u shpreh se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë dhe se nuk është peng i askujt. ”Nuk i kam patur duart e lidhura në 2008, e as në 2023, nuk ka shans. Ju e dini që nuk ka shans të më ndikojnë në punën time. Lidhur me Berishën, ai është cështje nën hetim, unë nuk mund të…

Read More