Ekstradohet nga Italia Bardh Lula, i njohur dhe si Bardhyl Luli i cili në 1993 vrau 3 persona në Torovicë të Lezhës. Ekstradimi i tij nga Milano u krye dje, 21 maj 2024 Shtetasi Bardh LULA, është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr. 53, datë 04.09.1996, ndryshuar me vendimin Nr. 120 datë 25.01.2001 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për interes kundër tre personave” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”, të parashikuara nga nenet 84/a/b i Kodit…
Author: tirana
“Faleminderit kryeministër. Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një sukses ekonomik, sukses në NATO, ju gjithashtu keni bërë një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë i madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë unë dëshiroj t’ju falenderoj juve, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje secc kam fituar unë, por sepse keni dhene një drejtim shumë të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria në sferën e NATO dhe BE. Ajo që dua të them unë dhe në…
Kryeministri Edi Rama ka pritur sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron në Kryeministri. Rama shkruan se Cameron është një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë. “Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se prokurorët duhet të bëjnë një “vesh shurdh” ndaj presioneve. Duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, Dumani theksoi se janë të vëmendshëm edhe ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, pasi s’do të thotë se mund të jenë të paprekshëm nga korrupsioni. “A ndihemi të influencuar nga lufta politike apo mediatike? Unë e thashë që prokurorët e SPAK duhet t’i bëjnë veshët shurdh nga çdo lloj sulmi apo presioni mediatik apo politik sepse në ndihmë na vjen pavarësia. Sa kohë kemi të garantuar këtë pavarësi ligjore dhe kushtetuese, ne nuk duhet të influencohemi…
Kryeprokurori Altin Dumani është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë e institucionit që drejton. Krah kolegëve Klodian Braho e Adnan Xholi si dhe shefes së BKH-së, Aida Hajnaj, kreu i SPAK bëri një pasqyrë të plotë të grupeve kriminale shqiptare. “Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Laç dhe Fushë Krujë. Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në…
Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, ka mbërritur në Tiranë ditën e sotme. Ai është mirëpritur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në aeroport. Ministri Hasani ka ndarë një foto nga takimi në aeroport me Cameron dhe shpreh kënaqësinë e tij për këtë vizitë. “Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron për në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë…
Drejtuesi i SPAK, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u shpeh se një prokuror dashurohet me çështjen e tij dhe e njeh në çdo detaj. Madje, Dumani theksoi se “edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët”. Altin Dumani: Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë,…
Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve ka qenë duke raportuar kreu i SPAK, Altin Dumani ajo që ka rënë në sy ka qenë diskutimi vesh më vesh mes Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës.Të dy deputetët e opozitës po diskutojnë diçka, ndërsa demokrati mban veshur një bluzë, ku jepet mesazhi për lirimin e Sali Berishës.
Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet arsyeja, por Bufi është kallëzuar në SPAK nga koalicioni i Berishës e Metës për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. Po ashtu rreth një vit më parë dega e PD Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar…
Kreu i SPAK, Altin Dumani është duke raportuar te Komsioni i Ligjeve për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit që lamë pas. Dumani tha ndër të tjera se ka dyshime se bankat janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Ai tha gjithashtu se paratë pastrohen edhe me anë të ndërtimeve, teksa u ndal edhe të korrupsioni dhe terrorizmi. “Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit. Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën…
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron vjen sot në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani, për të diskutuar për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Pas takimit me Ramën, është parashikuar një konferencë e përbashkët në orën 12:50. Në orën 14:30, diplomati britanik do të takohet me Begajn. Sërish në fokus do të jetë ndalimi i emigracionit të paligjshëm, thuajse dy vite pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e menjëhershëm të qytetarëve shqiptarë ilegalë nga Britania e Madhe. Cameron do të shpallë po ashtu një program për…
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dhënë një tjetër mesazh Shkupit zyrtar në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut. Me ardhjen në pushtet të VMRO-së, si në Presidencë ashtu dhe në qeveri, kryetarja e re e shtetit e quajti në fjalimin e saj zyrtar shtetin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Por Kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar liderëve politikë të RMV-së që t’i lënë lojërat partiake dhe retorikën politike tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe të mbajnë sjellje serioze shtetërore. “Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Emri i vendit është Maqedoni…