Author: tirana

Rusia ka arrestuar zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së saj, gjeneralin Vadim Samarin, nën dyshimin për ryshfet, sipas mediave ruse. Ky është i fundit në një seri arrestimesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë. Ky është zyrtari i katërt që arrestohet që nga prilli, kur zëvendësministri Timur Ivanov u arrestua nën dyshimin për ryshfet. Që atëherë, gjeneral Yuri Kuznetsov, shef i shtabit në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Gjeneral Letont Ivan Popov, ish-komandant i Ushtrisë së 58-të të Rusisë, janë arrestuar gjithashtu. Arrestimet vijnë mes ndryshimeve të mëdha në udhëheqjen e Mbrojtjes së Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi ministrin…

Read More

Në emisionin “Shënjestër” janë publikuar fotot e Fatmir Troplinit, i njohur ndryshe si “Miri i Pojës” dhe Aldo Avdylit. Të dy personazhet dalin në transkriptet e aplikacionit SKY që ka çuar në një operacion të gjerë të SPAK, duke urdhëruar arrestimin e të paktën 50 personazheve, emra të njohur dhe të panjohur, individë me peshë edhe politike, por që rezultojnë pjesë e planeve për të vrarë kundërshtarët e tyre. Emri i “Mirit të Pojës” del në dosjen që hedh dritë mbi aleancat e krijuara me grupet e Rrëshenit. Nga data 12-14 gusht 2020, Elson Reçi ka kontaktuar Arben Mërkurin që…

Read More

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, padyshim janë emrat më të përfolur të muajve të fundit në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Jeta e tyre private ka përbërë gjithmonë interes për publikun, por pas divorcit ky interes është shumëfishuar. Së fundi, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren shkodrane Eli Malaj. Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky teksti është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për këngëtaren me të cilën ka dhe dy fëmijë Ajkën dhe Amenin. “Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për nëntë shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre. Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale…

Read More

Policia greke ka zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një zonë me bimësi të dendur në komunën e Trifilisë. Autorët kishin ngritur një kamp me panele diellore dhe pajisje të tjera për mbikqyrje dhe rritje të bimëve narkotike, shitja e të cilave do të sillte më shumë se 1 000 000 euro fitim. Pasditen e së hënës policia bastisi plantacionin dhe vuri në pranga një 38-vjeçar shqiptar ndërsa është në kërkim të pjesës tjetër të anëtarëve të organizatës. Siç u vërtetua nga hetimet, anëtarët e grupit fillimisht blenë fara kanabisi dhe pajisje të specializuara dhe më pas gjetën një vend me…

Read More

Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë drejtuesi i Alternativës, Afrim Gashi. Tashmë është krijuar një panoramë më e qartë se si do të duket qeveria e re në Maqedoninë e Veriut. Referuar medias “Alsat”, përpos, kryeparlamentarit, “Alternativa”, do të ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme. Lëvizja e Besa do të udhëheq me…

Read More

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, gjimnazistët e shkollës “Jordan Misja” kanë nisur prej kohësh fokusimin në to përmes orëve shtesë dhe konsultimeve që zhvillojnë çdo ditë. “Ne kemi realizuar një projekt, i cili i përket lëndës së Matematikës. Ky projekt ka për qëllim qe ne nxënësit të jemi sa më shumë brenda mënyrës si do të funksionojë universiteti dhe gjithashtu të na drejtojë më shumë drejt lëndëve që kemi si prioritet,” shprehet maturantja Klara Kinaj. “Normalisht që kemi edhe orë shtesë. Përtej përgatitjes individuale edhe për sa i përket provimeve të ndryshme,…

Read More

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK-Policia e Shtetit në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanëve si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha. ‘Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në Tiranë, ku një 52 vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe qafë gruan e tij 46 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

DASHI Dielli është i favorshëm, Marsi është në shenjën tuaj dhe Venusi fillon një tranzit të mirë. Keni një dëshirë të madhe për të vepruar. E gjithë kjo forcë dhe energji duhet të kanalizohet në mënyrën e duhur. Ata që ishin të sëmurë në prill tani mund të gjejnë burime të reja dhe të zhvillojnë ide të reja. Dashuria zgjohet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 23 maj 2024), Mërkuri ka pak ditë që ka hyrë në shenjë dhe kjo sjell nevojën për të bërë vlerësime ekonomike. Ju ndiheni nën presion, por mbani mend se Jupiteri me një…

Read More

Nga Nikoll Lesi Sot kreu i SPAK, Altin Duman ishte para komisionit parlamentar të ligjeve. Ai foli qartë, prerë dhe saktë. Nuk la asnjë hamendje që mund të rrëshqiste mes fjalëve, aq me tepër kur je para politikanëve të opozitës dhe pozitës, përherë mediat krijojnë dyshime apo përceptime sipas orientimit politik që kanë pronarët e tyre. Edhe pyetjet e bëra në komision kishin hapësira për ta ç’orientuar kreun e SPAK, por realisht Altin Dumani ishte korrekt me çfarë tha. Ai di të flase troç. Kreu i SPAK deklaroi në mënyrë ultimative se nuk ka njeri që i bën presion atij…

Read More