Author: tirana

Një tjetër minorene ka denoncuar abuzimin seksual ndaj saj. Një 64-vjeçar nga Devolli është arrestuar pas denoncimit të familjarëve të 13-vjeçares. Nëna e vajzës së mitur ka treguar se ka qenë e bija që u ka treguar, pasi familjarët kishin zbuluar mesazhe në telefon. Sipas tyre i moshuari e kërcënonte vajzën se nëse tregonte do t’i vriste babanë. “Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Vajza më tha që më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje. Ka…

Read More

Në Krujë janë drejt përfundimit punimet në lagjen e re, të ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ka postuar nga lagjja e re në Krujë, ku banorët pritet të hyjnë së shpejti në shtëpitë e reja. “Drejt përfundimit lagjja më e re në Krujë”, shkruan Rama. Aktualisht në lagjen e re të rindërtimit po asfaltohen rrugët e brendshme, më pas do të vijohet me ndriçimin dhe pemët dekorative.

Read More

Mbi një muaj më parë gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”. Qeveria duket tepër ambicizoe në këtë drejtim, saqë është hedhur për konsultim publik një projektligj që parashikon “krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”. Në nenin 1 të këtij ligji nënvizohet se ai ka për qëllim krijimin e shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve. Deputeti…

Read More

Mijëra qytetarë kanë rënë pre e një skemë mashtrimi nga disa institucione financiarë. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për administratorë të institucioneve financiare, por edhe përmbarues që kanë qenë pjesë e kësaj skeme. Sipas policisë së Tiranës në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë. Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve. “3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën…

Read More

Policia e Devollit ka arrestuar 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje. Sipas policisë 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Dëshmia e nënës: Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk…

Read More

Report Tv sjell me emra dhe foto administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesit të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë. Ata janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit…

Read More

Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, do të jetë destinacioni i preferuar për udhëtarët për këtë verë. Kështu shkruan revista spanjolle “OkDiario” që thotë se vendi ynë ofron një kulturë dhe histori unike, si dhe plazhe që rivalizojnë ato më parajsorët në botë. Ajo që vërtet e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është fakti se mbetet një thesar i paeksploruar, gjë që e bën atë një destinacion të lirë për pushime. Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën shqiptare me çmime mjaft të favorshme. Akomodimi, dhomat në shtëpi pushimi, por edhe hotelet ofrojnë opsione mjaft të përballueshme. Kjo…

Read More

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, duke nisur një fushatë gjashtë-javore që mund të bëjë që partia e tij Konservatore të largohet nga pushteti pas 14 vjetësh. Pse Sunak thirri zgjedhjet e përgjithshme tani? Mbretëria e Bashkuar ka filluar të dalë nga një krizë e kostos së jetesës gjatë së cilës çmimet e mallrave thelbësore u rritën që kur Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë. Mesazhi i Sunak për vendin është se ekonomia është në rrugën e duhur dhe vetëm partia e tij mund të sigurojë stabilitet. Shumë vëzhgues kishin…

Read More

Moderatori dhe opinionisti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai bëri një analizë të lojës së banorëve të “Big Brother VIP Albania”, tregoi se kush mund të fitojë sipas tij, si dhe preku pak debatin që zhvilloi të dielën me Donald Veshajn. Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë “Fan Club” se: Fenomen me 70K në Instagram nuk ka ‘bro’. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon? Ronaldo u shpreh se numri i ndjekësve në Instagram, nuk e bën një person fitues në “BBV”, duke sjellë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka deklaruar se Turqia është një kërcënim për vendin e tij në kuptimin ekzistencial. Gjatë fjalimit në parlament ditën e mërkurë, ku u ratifikua nisma e dikasterit të tij për novacionin në fushën e mbrojtjes, ministri u shpreh se i mirëpret zhvillimet pozitive që ka marrë së fundmi marrëdhënia me Ankaranë fqinje. “Kur ka një shtet fqinj që vë në diskutim statusin e sovranitetit – jo thjesht të drejtat sovrane – dhe traktatet ndërkombëtare për përcaktimin e minoriteteve, pa dyshim që ky është një kërcënim ekzistencial. Kufijtë ligjorë dhe gjeografikë të vendit gjithashtu…

Read More

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Për shqyrtimin e këtij propozimi tha Çuçi do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shpjegoi pse është e domosdoshme miratimi i rezolutës dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm. Çuçi theksoi se s’ka mbivendosje me…

Read More

Edi Rama riktheu në kujtesë artistin që qëndron pas kryeministrit, me një ekspozitë të artit bashkëkohor, një shkulm befasues ngjyrash e formash, që përfshin punime në qeramike, murale e deri edhe qëndisma të realizuara mbi konceptin origjinal të tij. Kreu i ekzekutivit i rikthehet bashkëpunimit me galerinë prestigjioze “Marian Goodman”, këtë herë në degën e saj në Paris. Jo më larg se në muajin shtator, Rama pati rrëfyer në podcastin e tij “Flasim” sesi kishte bashkëpunuar në 2016-tën me “Marian Goodman” në New York. Një përfaqësues i galerisë së famshme të artiti kontemporan e kishte kontaktuar, dhe ai kishte menduar…

Read More