Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon. Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt “janë tregues se qëllimi i Serbisë është përshkallëzimi me synim të realizimit të ambicieve të saj territoriale”. Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një…

Read More

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë rritur. Aktualisht 1 në 5 adoleshentë janë obez, nga 21% që ishin në vitin 2018. Ekspertët thonë se normat e mbipeshës dhe obezitetit janë më të larta tek djemtë me 27% ndërsa vajzat 17%. Mungesa e aktiviteti fizik dhe kequshqyerja duket se janë shkaktarët kryesor të rritjes së normave të mbipeshës tek adoleshentët. Sipas të njëjtit raport, vihet në dukje se fëmijët kanë norma të ulta të aktivitetit fizik ku më e dukshme është për vajzat.…

Read More

Artistja globale Taylor Swift gjatë koncertit në Stokholm, pati një incident të vogël me veshjen e saj në skenë. Ajo teksa bëhej gati të ulej në piano, është përballur me një problem, të cilin ia ka dalë ta zgjidhë menjëherë. Swift kishte zgjedhur një fustan blu, i cili u zhvesh teksa ajo këndonte. Megjithatë, sapo fustani u hap, Taylor arriti ta rregullonte shpejt duke e lidhur përsëri. Në një video që qarkullon në Twitter, ajo dëgjohet duke u thënë të pranishmëve: “Flisni me njëri-tjetrin”, për t’ua larguar vëmendjen.

Read More

Teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë, disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo. Ka disa të lënduar, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë. Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, etapë e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara. Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 të këtij muaji. Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet dhe etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier. Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te Ura e Babrroit, teksa ndau lajmin e mirë se ajo do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor. Ai tha se ndihet i lumtur që Kamza dhe Tirana do të bashkohen në infrastrukturë, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë. “Ne i gëzohemi turistëve që vijnë dhe parave që shpenzojnë këtu, por harrojmë se qyteti nuk ndërtohet nga turistët, por nga njerëzit e punës. Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me…

Read More

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar mbajti këtë të enjte një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e posaçme. Në fjalën e saj, Musar theksoi se BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është bashkim europian. Sipas saj, anëtarësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht. “Dhe Sllovenia po e bën këtë. Sipas mendimit tonë Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të vendoset dhe të jetë një shembull se si përballet me sfidat e vështira të përmbushjes së kushteve për anëtarësim. Shqipëria duhet të lejohet të…

Read More

Gjyshi i së miturës 13-vjeçe e cila dyshohet se është ngacmuar nga 64-vjeçari bashkëfshatar në Korçë, ka pranuar se ngjarjen e dinin por po përpiqeshin ta mbanin të mbyllur që të mos përhapej. Ai ka treguar si burri joshte mbesën e mitur. ”Këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e turpit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe…

Read More

Nga skemat piramidale, viktimë janë edhe disa yje futbolli në Turqi. Arda Turan, Fernando Muslera, Emre Belözoglu, Emre Colak, Semih Kaya dhe Selcuk Inan janë mashtruar. Trajneri i famshëm turk Fatih Terim, i sapo shkarkuar nga Panathinaikos, ka denoncuar bankën turke Denizbank për këtë çështje. Prokuroria kërkon 252 vite burg për bankieren që akuzojnë si përgjegjëse për këtë mashtrim piramidal. Arda Turan, ish-lojtar i Atletico Madrid, i cili dëshmoi në nëntor 2023 në Gjykatën e Lartë Penale të Stambollit, shpjegoi se është mashtruar. “I dhashë më shumë se 13 milionë euro. Të gjitha paratë dhe mundi im. Puna e gjithë…

Read More

5 muaj në ”arrest shtëpie” është Sali Berisha dhe masa e sigurisë i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre me të cilën jeton, por ish-kryeministri nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull. Në shtëpinë e tij, ai ka pritur edhe vizitorë. Pas ish-eurodeputetit, Elmar Brok, shtëpinë e Sali Berishës e ka vizituar aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi. Ky i fundit shfaqet i veshur me veshje tradicionale, teksa shfaqen duke ngritur dolli.

Read More

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, Sandër Beci, gjyqtar, si dhe Vilma Premti, drejtore e kabinetit, mori pjesë në Kongresin e XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane me temë “Format dhe kufizimet e vetëpërmbajtjes gjyqësore: përvoja e gjykatave kushtetuese”, i cili u zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 22 – 23 maj 2024, nën kryesinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Moldavisë. Në Kongres merrnin pjesë kryetarë dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, anëtarë të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, përfaqësues të…

Read More

Vajzat e njohura të showbizzit në vend që grupet kriminale përdoronin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e armikut, janë në dosjen e bujshme të SPAK-ut. Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra të ftuar në “Breaking” kanë treguar se Leonard Duka, dikur i dashuri i një modele të njohur, i ka dërguar asaj para përmes miqve të tij. ”Në dosje konfirmohet edhe lidhja e shumë përfolur. Del edhe emri i T.S dhe vërtetohet në një farë mënyre lidhja e përfolur nëpër rrjetet sociale apo mediat me Leonard Dukën. Është një episod ku Leonard Duka i…

Read More

Pas pritjes në Presidencë nga Bajram Begaj, presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar ka mbajtur fjalën e saj këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo theksoi se bota është e mbushur me sfida ndërsa dënoi sulmin me armë zjarri kundër presidentit sllovak Robert Fico. “Nuk mund të mos vërë re se më shumë se 35% e deputeteve të parlamentit tuaj janë gra. Gratë përfaqësojnë më shumë se 80% në parlamentit slloven. Unë jam shumë e nderuar që më keni ftuar të flasë në këtë parlament. Bota në të cilën ne jetojmë është e mbushur me sfida. Dhuna dhe jo…

Read More